LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fotot shokuese/ Skandalet në arsim nuk kanë të ndalur

17 Shtator 2018, 13:21, Aktualitet CNA
Fotot shokuese/ Skandalet në arsim nuk kanë të ndalur

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një tjetër qytetari dixhital.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari nga Kukësi, i cili tregon se shkolla në fshatin e tij është mbyllur dhe ju kanë thënë që fëmijët do i conin në qytet. Por, sipas denoncuesit sot kanë shkuar në shkollen në fjalë, por nuk janë pranuar me justifikimin se nuk i kanë emrat.

Qytetari akuzon Drejtorin e Arsimit në Kukës, se sipas tij nuk jep asnjë shpjegim.

?Skiner Ameti nuk jep shpjegim fare nuk kam kohe te merrem me ju na fhot ju lutem na puplikoni ket ankes se fmit pa arsim i kemi?-shkruan qytetari.

Postimi i plotë:

Nje pershendetje nga femijet e Kukesit, diten e pare te shkolles per Kallam Deshtakun!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e prindit dixhital. sb

?Z. Berisha sot ne diten e par te shkolles ne fshatin myc mamez komuna kolsh te kuksit femit ikemi ne shpi shkollen qe patem e mbyllen dhe na than do shkoni ne qytet ne shkolle.

sot ishim te shkolla na than nuk keni emra ketu dilni jashte. i morem fmit i qum ne shpi drejtori i arsimit te kuksit Skiner Ameti nuk jep shpjegim fare nuk kam kohe te merrem me ju na fhot ju lutem na puplikoni ket ankes se fmit pa arsim i kemi?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga