LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Bixhoz me dashurinë"/ Gori hyn në vendin sekret të Zvetlanës dhe tmerrohet, ja ç’do ndodhë sot

17 Shtator 2018, 08:00, Aktualitet CNA
"Bixhoz me dashurinë"/ Gori hyn në vendin sekret të

Anika ka frikë tu japë dhuratën e martesës Priankës dhe Ranvirit pasi Kamini mund t?i bërtasë por Rudra i jep guxim. Kamini e ndalon Anikën. Daksh arrin të futet në ceremoni duke mashtruar rojen. Kamini sjell në ceremony mediat mirëpo kjo gjë nuk i pëlqen Shivait. Shivai u thtoë rojave të nxjerrin jashtë Dakshin. Mediat kërkojnë të bëjnë një foto familjare. Anika largohet por Shivai e tërheq prej krahu dhe të dy dalin në foto duke vështruar njëri-tjetrin me dashuri.

Mediat pyesin Shivain nëse është ndarë nga Tia dhe ka një lidhje jo të ligjshme me Anikën. Sapo Shivai bëhet gati të flasë një thes bie nga lart dhe prej tij del Dakshi. Të gjithë tronditen. Om vendos të shkojë në Pançgani pasi atje mund të gjejë misterin e Zvetlanës. Gori i jep Omit ilaçin që i dha Zvetlana dhe atë e zë gjumi. Zvetlana vjen dhe i vendos copën në fytyrë Çulbulit që t?i bie të fikët. Gori bën sikur i ra të fikët. Zvetlana hidhet në bodrum. Gori habitet kur e sheh. Ajo vendos të shkojë në bodrum.

Gori hidhet dhe e gjen veten në një vend të errët. Ajo sheh një arkivol dhe e hap. Aty tmerrohet kur sheh Zvetlanën të shtrirë brenda arkivolit me akull. Gori mendon se Zvetlana po e bën këtë për bukurinë që të duket sa mosha e Omit. Gori kthehet në dhomë dhe bën sikur po fle. Zvetlana kthehet gjithashtu në dhomën e Omit dhe gjen një dokument poshtë jastëkut të tij.

Lajmet e fundit nga