LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zyrtarizmi i koalicionit PD- PDIU/ A do jetë më aleat i Bashës, Dule?

16 Shtator 2018, 11:24, Aktualitet CNA
Zyrtarizmi i koalicionit PD- PDIU/ A do jetë më aleat i Bashës,

Pas zyrtarizmit të koalicionit mes PD dhe PDIU, natyrshëm ngrihet pyetja nëse  PBDNJ do ta braktisë apo jo këtë aleancë.

Kjo për faktin se marrëdhëniet mes PDIU dhe PBDNJ kanë qenë gjithmonë të acaruara , për shkak të asaj çka përfaqësojnë, njëra mbron interesat e çështjes çame dhe tjetra minoritetin grek.

Kësaj pyetje i është përgjigjur kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një konferencë për shtyp në prani të aleatit të ri Shpëtim Idrizi.

Basha është shprehur se fronti i bashkuar opozitar nuk drejtohet nga asnjë forcë, por është platforma e duhur për të përfaqësuar interesat e të gjitha partive të opozitës.

?PD është platforma më parimore e avancimit të çështjeve parimore. Bashkëpunimi me PDIU nuk drejtohet kundër interesave të minoriteti grek, por është vlerë e shtuar për të kontribuar realisht dhe racionalistësh në avancimin e standardeve të PD, duke përfshirë dhe PDIU. Ky është qëndrimi që kam ndarë dhe me PBDNJ?,- ka nënvizuar më tej kryedemokrati ./ CNA.al

Lajmet e fundit nga