Connect with Us

Skandal- “Jo vetëm stadiumi me kullë”/ Zbulohet pakti i Ramës me Veliajn

Aktualitet

Skandal- “Jo vetëm stadiumi me kullë”/ Zbulohet pakti i Ramës me Veliajn

Publikuar

-

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka thënë se përveç stadiumit me kullë do të bëjë edhe presidencën me një kullë me 13 kate.

Në një postim në rrjetet sociale Zhupa ka shkruar se për ndërtimin e kësaj kulle është dhënë leje nga Erioni Betoni dhe se ajo do të ndërtohet vetëm 5 metra larg presidencës.

“Zona ku është miratuar kjo leje është hapësire që aktualisht shërben si parking me një kapacitet rreth 90 automjete dhe i vetmi në zonën e ish-bllokut për nga kapaciteti”,- ka shkruar zëdhënësja e PD-së më tej.

Krahas postimit ajo ka publikuar edhe  dokumentet që tregojnë lejes zhvillimore për objektin “Godinë Polifunksionale West Residence”, e cila do të jetë një kullë me 13 kate.

Kujtojmë  këtu se para marrjes së pushtetit Erion Veliaj premtoi se në Tiranë do të kishte zero ndërtime, por kjo nuk rezultoi e vërtetë.

Postimi i plotë

PAS STADIUMIT ME KULLË, DO NA E BËJNË EDHE PRESIDENCEN ME KULLË!

Ose thënë ndryshe Kullë e re, Zakon i vjetër: Vjedhje, Korrupsion dhe Shkelje Ligji nga Erioni Betoni në mes të Tiranës.

Kulla e rradhës që ka dhënë leje Erioni Betoni (ai që flet për gjelbërimin), është kufizuese me territorin e Institucionit të Presidentit të Republikes, vetëm 5 metra larg. Por në shkelje të ligjit kanë dhënë leje dhe as nuk e kanë pasqyruar godinën e Presidencës ne studim që kjo ligjërisht benë pjesë tek objektet e kategorisë së vecantë. Godina që do të ndërtohet ka lejen mbi 37 metra, po ta krahasosh me Presidencën i qendron sipër kokës plot 23 metra lartësi…

 

Gjithashtu kulla e rradhës ka marr lejen në 2017 dhe nuk kishin nisur punimet . Por pse është bërë kjo ? Ndoshta për ta bërë korrupsionin dhe shkeljen ligjore më të madhe!!! Në korrik 2018 kanë shtuar masën voluminoze të ndërtimit me rreth 1300 m2 më shumë. Ndërkohe që plani i studimit të pdv-s nuk të lejon të propozosh 2 studime per miratim . Por për klientet e Veliajt nuk ka rëndësi ligji, rëndesi ka kulla të jetë më e madhe dhe fitimet po ashtu.

 

Për me tepër lexoni hollësitë e korrupsionit dhe shkeljet ligjore të kullës së rradhës, shoqëruar me dokumentet përkatëse:

 

Me vendimin nr. 11 date 20.06.2018 Këshilli Kombëtare i Territorit ka miratuar lejen e zhvillimit për objektin polifunksional 13 kate të quajtur “West Residence” me vendodhje Rruga “Ibrahim Rugova”, zona kadastrale 8270 me një distancë 5 metra nga kufiri i territorit të Institucionit të Presidencës , zbatuese e këtij vendimi Bashkia Tiranë .

Zona ku është miratuar kjo leje është hapësire që aktualisht shërben si parking me nje kapacitet rreth 90 automjete dhe i vetmi në zonën e ish-bllokut për nga kapaciteti .

Në Planin e Përgjithshëm vendor të Bashkisë Tiranë kjo zonë ku ndodhet trualli është emërtuar TR168 zonë për zhvillim dhe detinacion për ndërtime.

Ne pikën 5 të Vendimi të KKT është vëndosur që të shfuqizohet plotësisht një vendim i mëparshëm me nr.4 datë 10.11.2017 i cili i jepej këtij subjekti që te zhvillonte truallin me përmasa volumetrike më të vogël përkatësisht : me Intensitet ndërtimi 4.18 % dhe me një sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 14110 m2 (nën tokë dhe mbi tokë) .

Ne vendimin nr. 11 datë 20.06.2018 Këshilli Kombëtare i Territorit ka miratuar këtë leje zhvillimore me permasa më të mëdha volumetrike të ndërtimit konkretisht sipërfaqe të përgjithshme të ndertimit 15408 m2 (nën tokë dhe mbi tokë ) , dhe duke i shtuar truallit intesitetin e ndërtimi në masën 5.08 % , pra duke rritur volumin me rreth 1300 m2 ndërtim më shumë.

Miratimi i lejes zhvillimore për sipërfaqen e truallit prej 1744 m2 është në kundërshtim me Nenin 52, pika 5 të Rregullorës së Planit të Përgjithshëm Vendore të Bashkisë Tiranë, ku shkelen standartet e distancave ndërmjet objekteve të cilat mbrohen për shkaqe mjedisore , sigurie etj.

Ne dokumentin e veçantë të lejes zhvillimore të miratuar nuk është realizuar studimi sipas ligjit, konkretisht nuk është pasqyruar godina e Institucionit të Presidencës , kjo në shkelje të VKM nr. 671 datë 29.07 .2015 “Për miratimin e rregullores së planifikimit të territorit” ku percaktohen rregulla të unifikuara për strukturën, përmbajtjen dhe procedurën e hartimit, zbatimit, detajimin dhe monitorimin e zbatimit të PDV-e vendore .

Bashkëngjitur dokumentat :

Dokumentin e vacantë të lejes zhvillimore për objektin “Godinë Polifunksionale Ëest Residence” 13 kate

  1. Vendimi nr. 11 datë 20.06.2018 i Këshillit Kombetarë të Territorit që është miratuar leja e zhvillimit për objektin polifunksional 13 kate të quajtur “Ëest Residence”

3 . Faqe nr.4 e dokumentit të vecantë ku përcaktohet vendodhja e prones truall qe do te zhvillohet (zona TR168) .

  1. Faqe nr.9 e dokumentit të vecant ku percaktohet destinacioni i perdorimit të njesive të objektit (banim , shërbime , biznese) .
  2. Faqe nr.10 e dokumentit të vecant përcaktohet përmasa volumetrike e objektit :

Sipërfaqe e përgjithshme e truallit për zhvillim 1744 m2 , sipërfaqe e zënë nga struktura 840 m2 , sipërfaqe e përgjithshme e ndërtimit mbi toke 8869 m2 ndertim ,Sipërfaqe e pergjitshme total mbi dhe nën tokë 15408 m2 ndërtim.

  1. Ortofoto që percakton vendodhjen e truallit ku do të ndërtohet godina polifunksionale “Ëest Residence” .
  2. Vendimi ( i shfuqizuar) nr.4 datë 10.11.2017 i Këshillit Kombëtare të Territorit .

8. Dokumenti i vencatë i Lejes Zhvillimore ,harta , (të shfuqizuar) me vendimin nr.4 datë 10.11.2017/ CNA.al

Aktualitet

FSHF bën njoftimin e rëndësishëm, kërkon të shesë emrin e stadiumit të ri

Publikuar

-

Nga

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se kërkon një sponsor për stadiumin e ri kombëtar.

FSHF sqaron se e drejta për të qenë sponsor në impiantin modern që është duke u ndërtuar në kryeqytet përfshin blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit të ri si dhe përfitime të tjera.

Çmimi dysheme i vendosur nga FSHF është 600 mijë euro në vit, teksa çdo kompani duhet të përmbushë disa kritere bazë.

NJOFTIMI I FSHF-së:

Federata Shqiptare Futbollit njofton se po kërkon një sponsor për stadiumin e ri kombëtar. E drejta për të qënë sponsor përfshin blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit të ri si dhe perfitime të tjera.

Çdo kompani e interesuar duhet të permbush kriteret bazë që janë:

Të jetë një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milion euro në vit
Të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombetar
Shitja e të drejtave të emrit do të ketë një afat minimal prej 5 vitesh dhe një çmim dysheme prej 600 mijë euro në vit.

Çdo subjekt që vlerëson se përmbush kriteret e mësipërme dhe shfaq interes për ofertën duhet të paraqes një letër për shfaqje interesi deri më datën 15 Gusht 2019.

Shfaqja e interesit do të konsistojë në një letër ku të parashtrohet deklarimi i kompanisë se është e interesuar dhe të paraqitet dokumentacion bazë për xhiron e kompanisë dhe një CV të saj në lidhje me veprimtarinë në vendin tonë apo jashtë tij.

Procedurat e mëtejshme të zgjedhjes së kompanisë do ju njoftohen vetëm kompanive që do të shprehin interes, në një moment të dytë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Jetë të gjatë gjoksit të madh”/ Enca iu përgjigjet kritikave për ekspozimin e linjave

Publikuar

-

Enca është një nga vajzat më të komentuara të shtypit rozë. Shpesh herë ajo poston foto e video teksa ekspozon format e saj.

Së fundi Enca ka publikuar klipin e saj më të ri “Jealous”, ku mbizotërojnë vajzat seksi dhe festa të çmendura.

Kënëgtarja ka publikuar një video, teks akëndon një nga fragmentet e kënëgs më të re.

Ndërkohë që fansat kanë nisur menjëherë me komentet.

Njëra prej tyre i shkruan: “O Enca, do të bëj një pyetje. Pse në çdo video tënden e nxjerr gjoksin? Mos ma merr për keq, ti më pëlqen shumë por atë pyetje dua ta di.”- i shkruan fansja të cilës Enca ja ka kthyer:

“Le te themi qe gjoksi nuk eshte si qenushi qe e nxjerrim nga shpia kur te duam .Ne vajzat me gjoks te madh e kemi aty gjithe kohen dhe duam sduam bie gjithmone ne sy! Gjithashtu kjo ishte pjese e nje klipi ku xhiruam NE PLAZH me bikini. Une kam veshur fustan. Edhe nese do vishja dicka te mbyllur gjoksi im serish do te binte ne sy. Jete te gjate gjoksit te madh !”- është përgjigjur këngëtarja, e cila e ka postuar këtë koment edhe në Instastoryn e saj.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kultivonte drogë rreth shtëpisë/ Arrestohet 59-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, në fshatin Mallkeq të Vlorës, pasi akuzohet se kultivonte lëndë narkotike në pronën e tij.

Pas kontrollit të ushtruar përreth banesës u konstatuan të mbjella disa bimë narkotikë të dyshuara si cannabis sativa ç’ka ka çuar edhe në arrestimin e 59-vjeçarit me inicialet P.M.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë për “Kultimin e bimëve narkotike” shtetasi:

M., 59 vjeç, banues në fshatin Mallkeq, Vlorë.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Selenicë pas informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas kultivonte bimë narkotike në pronën e tij, menjëherë pas kontrollit të ushtruar përreth banesës u konstatuan të mbjella disa bimë narkotikë të dyshuara si cannabis sattiva.

Në vijim të veprimeve Policia vuri në pranga 59 vjeçarin për veprën penale “Kultivimi i bimëve  narkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE