LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ngjarja e rëndë në Pogradec/ Ja kush është biznesmeni që i vunë tritol në banesë

16 Shtator 2018, 08:03, Aktualitet CNA
Ngjarja e rëndë në Pogradec/ Ja kush është biznesmeni

Gjatë mesnatës së sotme i është vënë tritol shtëpisë së një biznesmeni në lagjen nr.1 në Pogradec.

Burime nga policia kanë treguar se  banesa është në pronësi të Bajram Fejzollari, pronar i ?Tv sot 7? në Pogradec.

Po ashtu në pronësi të tij janë dhe disa lokale në Korçë dhe në Pogradec.

Gjithashtu mësohet se Fejzollari ka deklaruar në polici se ai nuk ka pasur asnjë konflikt me ndonjë person.

Kujtojmë këtu se shpërthimi ka ndodhur pak pas mesnate dhe sipas policisë nuk ka dëme materiale.

Njoftimi i Policisë së Korçës:

Më datë 16.09.2018, rreth orës 00:45, në lagjen nr 1 në Pogradec, në lulishten e banesës së shtetasit B.F, 60 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde shpërthyese.

Nga shpërthimi, nuk ka as dëme në njerëz dhe as dëme materiale.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./ CNA.al

Lajmet e fundit nga