Connect with Us

A keni të njëjtin qëndrim me Berishën për mos të hyrë në zgjedhje me Ramën?/ Basha jep përgjigjen epike

Aktualitet

A keni të njëjtin qëndrim me Berishën për mos të hyrë në zgjedhje me Ramën?/ Basha jep përgjigjen epike

Publikuar

-

berisha e mori kamarier e beri miliarder

Në konferencën e dhënë pas takimit me kreun e PDIU Shpëtim Idrizin dhe aleatët Lulzim Basha u pyet nga gazetarët nëse kishte të njëjtin qëndrim me Sali Berishën për mos të hyrë në zgjedhjet e 2019-së.

Kësaj pyetje Basha i është përgjigjur duke thënë se sot do të mbeten tek lajmi që PDIU dhe PD- janë bashkë.

“Sot do mbetemi tek ky lajm shumë shpejt do flasim gjerë e gjatë për çështje të tjera të politikës”,- është shprehur kreu i PD-së.

LEXO EDHE:  Ndryshimi i Sistemit Zgjedhor/ Analisti tregon pse nuk do të kenë sukses propozimet e Bashës

Gjithashtu Lulzim Basha ka thënë se opozita e bashkuar do të vazhdojë misionin e sa për rrëzimin e qeverisë Rama dhe se zgjerimi i frontit opozitar me PDIU i shërben objektivit madhor të çdo demokrati: çlirimin e qeverisjes nga krimi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Lufta kundër pastrimit të parave/ Ngrihen strukturat në shtatë prokurori

Publikuar

-

Nga

23 prokurorë angazhohen në luftën ndaj pastrimit të parave dhe sekuestrimin e aseteve kriminale

Ditën e sotme janë organizuar seksionet e posaçme në prokuroritë  pranë gjykatave të rretheve gjyqësore në luftën kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit, krimeve financiare dhe sekuestrimin e konfiskimin e aseteve kriminale.

Janë gjithesej 23 prokurorë, të cilët do të angazhohen posaçërisht në hetimet që lidhen me krimet në fushën e tatimeve, doganave, pastrimin e produkteve të veprës penale, financimin e terrorizmit, dhe sekuestrimin e konfiskimin e aseteve të krimit.

Përmes krijimit të këtyre strukturave, synohet rritja e efikasitetit në hetimin dhe gjykimin e këtyre veprave penale si dhe goditja e pasurive të vëna në mënyrë të paligjshme.

LEXO EDHE:  Mesazhi i Ramës/ Përgjigjet Budina: S'kam fyer njeri, jam në të drejtën time



Strukturat e krijuara do të mbështeten nga njësi të specializuara në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorinë e Tatimeve, Drejtorinë e Doganave si dhe nga Drejtoria e Prandalimit të Pastrimit të Parave. Puna e tyre do të mbështetet në nivel qendror nga koordinimi mes Prokurorisë së Përgjithshme, Ministrisë Brendshme dhe Ministrisë së Financave, të cilat do të garantojnë sigurimin e mbështetjes së nevojshme për mirëfunksionimin e tyre./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Asambleja Republikane/ Basha: Qeveria po  bashkëqeveris me krimin

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dyshon se i ngacmoi seksualisht vajzën/ Përleshen dy burra në Lushnje

Publikuar

-

Nga

Dyshon se i ngacmoi seksualisht vajzën/ Përleshen dy burra në Lushnje

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin: Xh. B., 54 vjeç, banues në Lushnjë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka goditur me grushte shtetasin N. Ç., 43 vjeç, banues në Lushnjë, me motivin se i ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur 17 vjeçe.



Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit N. Ç., për veprat penale “Ngacmimi seksual”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Gjatë kontrollit personal këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua një kapsollë detonatore e paplasur, fishekë arme gjahu dhe një mjet prerës (thikë).

LEXO EDHE:  Halim Kosova takohet më të rinjtë e njësisë numër 5, Basha: Rinia është zemra e PD

LEXO EDHE:  FOTOT/Basha fillon negociatat me LSI-në

Të dy shtetasit e arrestuar ndodhen në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Protesta e naftëtarëve të Ballshit/ Berisha: Ti jepen menjëherë pagat

Publikuar

-

Nga

Protesta e naftëtarëve të Ballshit/ Berisha: Ti jepen menjëherë pagat

Mëngjesin e sotëm naftëtarët e Ballshit u ngritën sërish në protestë për pagat e prapambetura, ndërsa protesta u shoqërua edhe me përplasje dhe tensione.

Për këtë ka reaguar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili deklaron se naftëtarët e Ballshit janë vjedhur dhe mashtruar.

Berisha dënon qëndrimin e qeverisë lidhur me këtë rast, ndërsa kërkon që naftëtarët të paguhen menjëherë.

“Naftëtarët e Ballshit të vjedhur dhe mashtruar nga Edvin Hajduti dhe banda e tij, në revoltën e kafshatës.



Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin cinik dhe të pashpirt ndaj tyre dhe kërkoj pagesën e menjëhershme të të gjitha detyrimeve ndaj tyre. Sb”, shkruan Berisha në rrjetet sociale, krahas një videoje të protestës.

LEXO EDHE:  Mesazhi i Ramës/ Përgjigjet Budina: S’kam fyer njeri, jam në të drejtën time

LEXO EDHE:  Ish-ministret e Bashës padisin Sekretarin e Përgjithshëm të Sali Berishës

Ndërkohë, kujtojmë se në protestën e sotme para Uzinës së Ballshit u regjistruan përplasje me policinë dhe dy naftëtarëve u ra të fikët.

Kjo nuk është hera e parë që naftëtarët protestojnë për rrogat e tyre, pasi atyre ia kanë vonuar gjithmonë pagat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE