LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhen skandalet e Veliajt me punësimet/ Ja si ka shkelur ligjin

15 Shtator 2018, 08:26, Aktualitet CNA
Zbardhen skandalet e Veliajt me punësimet/ Ja si ka shkelur ligjin

Pas abuzimeve me tenderat, skandalet e kryebashkiakut Veliaj duket se janë shtrirë edhe tek punësimet.

Gazeta Sot ka siguruar raportin e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, të vitit 2018, ku tregohen të gjitha shkeljet e ligjit që kryebashkiaku Veliaj ka bërë gjatë emërimit apo shkarkimit të punonjësve.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka emëruar në mënyrë abuzive dhe në shkelje të hapur me ligjin, 19 nëpunës.

Sipas Komisionerit të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil, në përfundimin e procesit të verifikimit të zbatimit të Vendimit Nr. 78, datë 10.04.2017,?Për miratimin e raporti përfundimtar të mbikëqyrjes së administrimit të shërbimit civil në Bashkinë e Tiranës dhe ish komuna, aktualisht njësi administrative në përbërje të saj, dhe paralajmërimin e institucionit për të rregulluar gjendjen e ligjshmërisë?, u identifikua se kryebashkiaku Veliaj kishte emëruar 7 punonjës në kundërshtim të hapur me ligjin.

Në vendimin e Komisionerit Civil thuhet se 7 prej punonjësve janë emëruar në shkelje të hapur me ligjin pasi nuk disponojnë diplomën e arsimit të lartë dhe vetëm pas kërkesës së bërë Bashkia u detyrua t?i largonte. Sakaq, Komisioneri specifikon se dy punonjësit e tjerë janë emëruar në kundërshtim me ligjin pasi aktet e emërimit në detyrë janë nxjerrë në kundërshtim të hapur me ligjin.

12 emërime me kontrata individuale

Por krahas këtyre shkeljeve, Komisioneri Civil përmes një tjetër vendimi ka bërë me dije se pas përfundimit të procesit të verifikimit të nisur me urdhrin nr. 28, datë 4.4.2017, ?për verifikimin e ligjshmërisë gjatë procesit të pranimit në shërbimin civil, në bashkinë tiranë, për periudhën 01.09.2015, deri në 01.04.2017?, janë identifikuar dhe 12 emërime abuzive në Bashkinë e Tiranës. Në raportin e Komisionerit thuhet se ata janë emëruar në kundërshtim me ligjin. Dhe më specifikisht, në vendimin e Komisionerit thuhet se specialist në Drejtorinë e Planifikimit të Burimeve Njerëzore, rekrutimit dhe procedurave; specialisti në Drejtorinë e Arkivit Qendror dhe Protokollit; specialist i emergjencave civile etj. janë emëruar me kontrata individuale pune dhe jo përmes një gare të hapur. Detaje këto që tregojnë qartë mënyrën sesi kryebashkiaku Veliaj ka shkelur hapur ligjin për punësimet.

Veliaj shkarkon punonjësit pa masë ?vërejte?

Komisioneri Civil ka zbardhur dje dhe rastet abuzive sesi kryebashkiaku ka shkarkuar nga detyra nëpunësit e bashkisë në kundërshtim me ligjin. Në raportin e Komisionerit Civil, thuhet se mbi punonjësen me detyrë ?Përgjegjëse? në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse, Njësia Administrative nr.2, Bashkia Tiranë, nuk është zbatuar procedura ligjore gjatë marrjes së masës disiplinore ?vërejtje? dhe se ky veprim është një akt i pavlefshëm nga ana e kryebashkiakut. ?Në zbatim të pikave 1 dhe 2 të dispozitivit të vendimit paralajmërues, bashkëngjitur shkresës së sipërcituar, Bashkia Tiranë ka përcjellë Urdhrin Nr. 17533/2, datë 14.05.2018, ?Për anulimin e aktit administrativ nr. 58 prot., datë 05.01.2018, të Administratorit të NJ.A. nr. 2, si dhe fshirjen e masës disiplinore ?Vërejtje?, të Kryetarit të Bashkisë, si një akt absolutisht i pavlefshëm, për shkak të mungesës së kompetencës së Administratorit të Njësisë Administrative Nr. 2 dhe mosrespektimit të procedurave të parashikuara nga nenet 58 dhe 59 të ligjit nr. 152/2013, ?Për nëpunësin civil??, thuhet në raportin e 2018 të Komisionerit Civil. Ndërkaq, Komisioneri specifikon se, njësia përgjegjëse e Bashkisë Tiranë, vazhdon të bëjë interpretim dhe zbatim të gabuar të legjislacionit të posaçëm për shërbimin civil, në lidhje me përcaktimin e eprorit direkt, duke ia atribuuar këto kompetenca drejtuesit të njësisë administrative.

Lajmet e fundit nga