LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Kontrolli i policisë “fundos” vlonjatin/ E pabesueshme ajo që ju gjet në banesë

15 Shtator 2018, 07:21, Aktualitet CNA
Video-Kontrolli i policisë “fundos” vlonjatin/ E pabesueshme

Një shtetas në Vlorë ka rënë në prangat e policisë, pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, municion luftarak, tritol, kapsolla e grantë ofensive, si dhe një sasi lënde narkotike.

Mësohet se në pranga ka rënë 51-vjeçari Gjergji Petani, në lagjen ?15 Tetori?, Vlorë.

?Në zbatim të Planit Operacional për kapjen e presonave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të atyre që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, të armëmbajtjes pa leje, apo lëndëve shpërthyese, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me  shërbimet policore të D.V.P. Vlorë, me mbështetjen e Delta Forcë dhe FNSH-së Fier kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar “Maskimi”.

Në kuadër të operacionit u ushtrua kontroll në disa ambiente të dyshimta ku gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Gjergji Petani, në lagjen ?15 Tetori?, Vlorë, konkretisht në magazinën në katin e parë të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit

– Gjergji Petani, 51 vjeç, lindur dhe banues në lagjen ?15 Tetori?, Vlorë.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 283 e 278 të Kodit Penal.?-thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmet e fundit nga