LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gomonia me 2 ton drogë/ Policia zbardh detajet

15 Shtator 2018, 09:49, Aktualitet CNA
Gomonia me 2 ton drogë/ Policia zbardh detajet

Policia e Shtetit Shqiptar ka bërë një sqarim në lidhje me gomonen me 2 ton drogë  e cila u ndalua nga policia italiane mëngjesin e sotëm në brigjet e zonës Vieste.

Sipas tyre gomonia është sinjalizuar fillimisht nga Policia Kroate si e dyshuar në dalje nga ujërat e tyre territoriale. Gomonia është pikasur nga Guardia di Finanza në zonën e Viestes në të njejtin drejtim të ujrave kroate.

Në  bordin e mjetit janë  kapur 2 shtetas shqiptarë, A.L. 38 vjeç dhe A.A 36 vjeç, si dhe u sekuestrua rreth 1.700 kg kanabis.

Deklarata e Policise:

Lidhur me lajmin e publikuar ne mediat italiane dhe me pas nga mediat shqiptare, Policia e Shtetit sqaron se:

Gomonia është sinjalizuar fillimisht nga Policia Kroate si e dyshuar në dalje nga ujërat e tyre territoriale.

Qendra Kombetare e Koordinimit (NCC) kroate dje rreth orës 22:30 ka njoftuar NCC italiane për një mjet të dyshimtë në dalje nga ujërat kroate.

Gomonia është pikasur nga Guardia di Finanza në zonën e Viestes në të njejtin drejtim të ujrave kroate.

Ne bordin e mjetit jane kapur 2 shtetas shqiptarë, A.L. 38 vjeç dhe A.A 36 vjeç, si dhe u sekuestrua rreth 1.700 kg kanabis.

Mjeti detar sipas hetimeve te deritanishme, nga policite e vendeve partnere, nuk eshte nisur nga brigjet shqiptare. Megjithate Policia e Shtetit po vijon shkembimin e informacionit me agjencite partnere per te hetuar mbi lidhjet e te ndaluarve si te perfshire ne kete veprimtari kriminale.

Policia e Shtetit, duke mbetur e hapur per çdo sqarim qe i sherben transparences ndaj publikut, fton mediat ta kontaktojne per konfirmim perpara se te publikojne lajmet qe lidhen me vendin tone dhe shtetasit shqiptar./CNA.al

Lajmet e fundit nga