Connect with Us

Foto- Gjermania ruan foton e rrallë nga Fieri

Aktualitet

Foto- Gjermania ruan foton e rrallë nga Fieri

Publikuar

-

Një foto që po qarkullon në rrjetet sociale tregon një pamje të  rallë nga qyteti i Fierit.

Fotoja është shkrepur në vitin 1916-1918 dhe tregon pamjen e ish-urës me harqe të Fierit.

Kjo urë u ndërtua nga e bija e pashait të Beratit, Kurt Pashës.

Fatkeqesisht ajo u hodh në erë nga nazistët gjermanë më 15 tetor 1944.

Por ajo ç’ka të bën më shumë përshtypje është se fotoja është ruajtur nga gjermanët, pasi në të është shkruar në gjermanisht se fotoja është bërë në qytetin e Fierit dhe se është fotografuar ura e lumit Gjanica.

LEXO EDHE:  Harrohet nga familjarët/ Gjendet i vdekur pas 20 ditësh

E mesa duket gjermanët kujdesen më shumë se sa shqiptarët për vlerat historike të vendit tonë./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Rekomandimet e ODIHR për zgjedhjet, problemet që mbetën pa zgjidhje dhe ato që u shtuan nga 2017-ta

Publikuar

-

Nga

Rekomandimet e ODIHR për zgjedhjet, problemet që mbetën pa zgjidhje dhe ato që u shtuan nga 2017-ta

Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit përplasi politikën shqiptare. PD pretendoi se ODIHR konfirmoi masakrën zgjedhore, ndërsa për PS ky raport ishte më i miri ndonjëherë.

Në dokumentin e ODIHR flitet për disa probleme që kanë qenë në 2017-ën, dhe disa të tjera që shtohen për 2021-shin dhe theksohen si rekomandime prioritare për t’u përmirësuar në procesin e ardhshëm zgjedhor.

Rekomandimi për ndërhyrje në ligjin zgjedhor përsëritet në rekomandimet e vitit 2021, me nevojën për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Ajo që theksohet në pikën e parë të rekomandimeve për 2021-shin është konsensusi që duhet për të qartësuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Një tjetër problem në këto zgjedhje, evidentuar edhe në 2017-ën, lidhet me fshehtësinë e votës dhe presioni për votuesit.

Po ashtu, edhe shitblerja e votës mbetet një problem për të cilin ODIHR kërkon zgjidhje, njëjtë siç kishte kërkuar pas zgjedhjeve të 2017-ës. Në raport theksohet se duhen hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e blerjes së votës. Qytetarët duhet gjithashtu të raportojnë dhe të japin prova të çdo rasti blerje votash ose presioni.

Mbrojtja e të dhënave personale, kryesisht e shkaktuar nga publikimi i sistemit të patronazhistëve pak ditë para zgjedhjeve, është një tjetër shqetësim që ka ODIHR.

LEXO EDHE:  Candice Swanepoel seksi në Ditën Ndërkombëtare të Ujit

LEXO EDHE:  Candice Swanepoel seksi në Ditën Ndërkombëtare të Ujit

Në raport kërkohen ndryshime ligjore që do i jepnin pavarësi mediave e do i mbante larg presioneve financiare gjatë fushatave. Rrjedhimisht, lajmet nuk do kontrolloheshin e as prodhoheshin nga partitë.

Ndërkohë, çështje si depolitizimi i administratës zgjedhore, e drejta e votës për personat me aftësi të kufizuara apo transparenca për materialet zgjedhore, ndryshe nga raporti i 2017-ës, në dokumentin e 2021-shit, nuk përmenden më si këshilla parësore.

Megjithëse zgjedhjet ndryshojnë, teknologjia e përdorur po ashtu, edhe paratë e shpenzuara rriten, problematikat mbeten të njëjta. Në çdo palë zgjedhje shtrohet diskutimi për një reformë të re dhe gjërat ndryshojnë vetëm pak muaj para se shqiptarët të shkojnë në kutitë e votimit, pa i lënë kohë as institucioneve.

Reformat zgjedhore pak muaj para zgjedhjeve kanë treguar se nuk kanë qenë plotësisht të efektshme, dhe në shtator, një nga detyrat më emergjente të Parlamentit të ri do të jetë përfundimi sa më shpejtë i paketës ligjore për zgjedhjet. Parlamenti i ri do na gjejë sërish me nevojën për një reformë zgjedhore dhe dialog mes palëve./euronews

LEXO TE PLOTE

Kronika

Në kërkim për vrasje në Shqipëri/ Emiratet e Bashkuara Arabe marrin vendimin e papritur për Florenc Çapjën

Publikuar

-

Nga

Në kërkim për vrasje në Shqipëri/ Emiratet e Bashkuara Arabe marrin vendimin e papritur për Florenc Çapjën

Florenc Capja prej 12 korrikut është një qytetar i lirë në Emiratet e Bashkuara Arabe, me leje qëndrimi madje edhe i punësuar, ndonëse në Shqipëri rezulton në kërkim për vrasje.

Lajmin e ka dhënë avokati i tij mbrojtës, Neshat Fana, në një prononcim për Ballkan web, ku ka bërë me dije se Florenc Çapja ka qëndruar për një periudhë kohe nën mbikëqyrje në një banesë në Dubai, por tashmë është lënë i lirë.

Çapja pretendon sipas një e-maili dërguar Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar se nuk ka marrë asnjë dijeni për procesin që po zhvillohet ndaj tij në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Aksident në aksin Fier-Seman/ Bëhen ‘copë’ dy makina

Një ditë më parë Gjykata e Posacme vendosi të vecojë cështjen ndaj tij dhe Olsi Lekut nga të pandehurit e tjerë me argumentin se Florenc Capja nuk ka marrë dijeni për këtë proces.

LEXO EDHE:  “Na mungon”, Ariana publikon foton e adhurueshme me të ndjerin Mac Miller të shkrepur fiks një vit më parë

Florenc Capja është në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet si porositës për vrasjen e at e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në Elbasan në vitin 2012. Lidhur me këtë ngjarja është vënë në pranga xhaxhai i tij Ardian Çapja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ngritja e flamurit kuq e zi në Gurin e Kamjes/ Monumenti që vizitohet çdo vit nga qindra turistë

Publikuar

-

Nga

Ngritja e flamurit kuq e zi në Gurin e Kamjes/ Monumenti që vizitohet çdo vit nga qindra turistë

109 vjet më parë, 4 muaj para shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, Flamuri Kuq e Zi u valëvit në Gurin e Kamjes nga trimat e Gorës, Mokrrës dhe Oparit nën drejtimin e Kajo Babjenit.

Pikërisht në këtë gur këta atdhetarë me ngritjen e flamurit shpallën çlirimin e zonës së Gorës dhe Mokrës.

Tashmë banorët e zonës dhe institucionet lokale e kanë kthyer në traditë të përvitshme festimin e kësaj dite duke demostruar edhe ngritjen e flamurit në këtë shkëmb natyror çdo vit më 28 korrik duke nderuar veprën dhe luftën e të rënëve. Në nderim të kësaj date është bërë e mundur këtë vit edhe ndërtimi i një memoriali i cili përshkruan edhe atë se çfarë ka ndodhur në këtë zonë.

LEXO EDHE:  Rudina Dembacaj prezanton për herë të parë nënën/ Zbulon profesionin e saj

LEXO EDHE:  Rudina Dembacaj prezanton për herë të parë nënën/ Zbulon profesionin e saj

Guri i Kamjes ndër vite ka pasur një pozicion të rëndësishëm gjeografik për të gjitha luftrat që zhvilloheshin në juglindje. Ata që zotëronin këtë gur, kishini mundësinë të  shikonin çdo lëvizje të armiqve. Guri i Kamjes është një monument natyre i cili vizitohet çdo vit nga qindra mijëra turistë të huaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE