LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestimet në Nikël/ Lala hedh dyshime për dekonspirim të operacionit

15 Shtator 2018, 15:53, Aktualitet CNA
Arrestimet në Nikël/ Lala hedh dyshime për dekonspirim të

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja përsa i përket operacioneve të policisë në Shkodër dhe në Nikël të Fushë-Krujës.

Duke folur në emisionin ?Kjo Javë? në News 24, Lala është shprehur se operacioni në Nikël mund të jetë dekonspiruar.

Sipas saj, këto dyshime vijnë nga fakti që të arrestuarve nuk u është gjetur asnjë send i dyshimtë, por duhet pritur fjala e Prokurorisë, për të qenë të sigurtë.

?Nëse  operacioni në Nikël ka qenë i dekonspiruar apo jo, këtë duhet ta thotë Prokuroria. Këto dyshime ngrihen nga fakti që elementët kriminale nuk kanë pasur asnjë send të dyshimtë dhe janë shfaqur të qetë gjatë arrestimit. Mesa duket për ta ishte e pritshme një gjë e tillë?, tha Lala. /CNA.al

Lajmet e fundit nga