LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shpërthen” ish-presidenti/ Kjo është trahdëtia më e madhe kombëtare

14 Shtator 2018, 12:48, Aktualitet CNA
“Shpërthen” ish-presidenti/ Kjo është trahdëtia

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas lajmeve për mbylljen e 16 shkollave në qarkun e Fierit, për shkak të mungesës së nxënësve.

Në një postim në rrjetet sociale, Nishani shkruan se këto tre vite të fundit kemi largimin më masiv që nga ai i 1990-1991.

?Të mbyllen 16 shkolla vetëm në qarkun e Fierit do të thotë praktikisht se janë larguar më shumë se 1/3 e nxënësve brenda një viti.
Eshtë larguar truri, energjia, familja, trashëgimia e vendit.
Kjo është tradhëtia më e madhe kombëtare ndaj shqiptarëve që nga 1912-ta.
Ky fatalitet që po na kolapson në vend që të sfidohet, kthehet në komedi politike.
Përgjegjësit e vetëm të përzënies s? fëmijve dhe mbylljes së shkollave çfaqen duke ?dhuruar? libra.?-shkruan ndër të tjera Nishani.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, librat e shkollës të fëmijëve shqiptar po mbeten jetim !
Pak ditë më parë një lajm pothuajse i kobshëm u bë prezent nga vetë autoritetet e qeverisë së Tiranës.
Në qarkun e Fierit mbyllen 16 shkolla !
Shkaku, largimi i familjeve shqiptare bashkë me fëmijët e tyre nga Shqipëria drejt emigracionit.
Këto tre vite të fundit kemi largimin më masiv që nga ai i 1990-1991.
Në këto dy valë të mëdha emigrimi ka padyshim karakteristika të ndryshme, synime të ndryshme, pritshmëri të ndryshme, pasoja të ndryshme.
Por refleksioni në krahasimin midis këtyre dy rasteve duket të jetë shumë i trishtë.
Në të ?90-at dominonte ëndërra, adhurimi, etja për modelin, realitetin, jetën, civilizimin, kulturën, oportunitetin e perëndimit, kapitalizmin, Evropën.
Shkuarja drejt së ardhëmes së mirë, me synimin e ndryshimit të asaj që lihej pas.
Në prag të 2020 evidentohet ikja nga realiteti i pashpresë.
Mungesa e dëshirës dhe hapsirës për ti pritur atje ku shkojnë, limitimi i skajshëm i oportuniteteve ku stacionohen, nuk frenon fatalitetin, pakënaqësinë, zhgënjimin, braktisjen ndaj asaj që lenë.
Në ?90-ën, shpresa dhe besimi ishin motivi.
Në 2018, dëshpërimi është vrastari.
Të mbyllen 16 shkolla vetëm në qarkun e Fierit do të thotë praktikisht se janë larguar më shumë se 1/3 e nxënësve brenda një viti.
Eshtë larguar truri, energjia, familja, trashëgimia e vendit.
Kjo është tradhëtia më e madhe kombëtare ndaj shqiptarëve që nga 1912-ta.
Ky fatalitet që po na kolapson në vend që të sfidohet, kthehet në komedi politike.
Përgjegjësit e vetëm të përzënies s? fëmijve dhe mbylljes së shkollave çfaqen duke ?dhuruar? libra.
Por librat ska kush ti marrë !
Fëmijët kanë ikur !
Kanë ikur, se që të mësojnë duhet të mos kenë uri.
Kanë ikur, se që të dalin për në shkollë, duhet të jenë të veshur e të mbathur.
Kanë ikur, se që të mbërrijnë në shkollë duhet me se të lëvizin e udhë që ti çojë atje.
Kanë ikur, se që të nxënë duhet të mos dridhen nga kallkanosja.
Kanë ikur, se që të kontribuojnë fort nesër, duhet edhe të qeshin e të gëzojnë.
Kanë ikur se për ta nuk ka ushqim, nuk ka veshje, nuk ka siguri, nuk ka shërbim, nuk ka gëzim.
Kanë ikur dhe librat i kanë lënë jetim !
Jua kanë lënë ato ti mbajnë në duart e pista atyre që në vend të fëmijëve shqiptar u duhen ata 6-7 oligarkët tahmaqarë.
Jua kanë lënë atyre që u gëzohen kullave në vend të shkollave, çarterave në vend të klasave të ngrohta me zhurmë nx?nësish që vibrojnë, parave të pista të narkotrafikut në vend të librave të fëmijëve, errësirës në vend të dritës, ikjes në vend të lindjes.
Ndaj librat e nxënësve mbetën jetim këtë vit në Shqipëri.
Sot mbetën jetim librat e nxënësve e nëse nuk e ndalim këtë fatalitet, shpejt do të mbeten rrugët, bisneset, tokat, shtëpitë, trashëgimia jetim.
Librat mbetën jetim se fëmijët i përzunë nga ky vend.
Që e gjithë kjo tokë të mos mbetet jetim, duhet që shqiptarët të përzenë nga zyrat ku vendoset fati i tyre, shkaterruesit e Shqipërisë, jetës së tyre, të sotmes dhe të ardhmes së tyre, shpresës dhe besimit.
Përndryshe do mbetemi veç dëshmitarë pa zë të kësaj tradhëtie të madhe kombëtare !/ CNA.al

Lajmet e fundit nga