LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Publikohet fotoja: Djali i Egla Harxhit qenka rritur dhe është kopje e saj

14 Shtator 2018, 09:30, Lifestyle CNA
Publikohet fotoja: Djali i Egla Harxhit qenka rritur dhe është kopje e

Ish-Miss Shqipëria, Egla Harxhi solli në jetë fëmijën e saj të parë në janar, me partnerin Alexandre de Basseville.

Tashmë kanë kaluar muaj të tërë dhe më në fund po shohim një foto të vogëlushit Luxifer.

Çifti shihen krah njëri-tjetrit, teksa Egla mban në dorë vogëlushin, i cili duket se është rritur mjaft që nga hera e fundit që e kemi parë në profilin e saj në Instagram.

Emri i djalit të saj është përfolur në media si një emër i veçantë dhe i pazakontë, një pjesë e mirë kanë ngatërruar kuptimin e tij duke e krahasuar me Luçifer-in, emrin e djallit.

Por Egla është shprehur se emri Luxifer nuk është një emër francez, por latin. Nga latinishtja ?lux? do të thotë dritë, ndërsa ?fer? mbajtës, pra mbajtësi i dritës.

Lajmet e fundit nga