Përplasja me armë me RENEA-n/ Zbardhen të tjera detaje – CNA
Connect with us

Aktualitet

Përplasja me armë me RENEA-n/ Zbardhen të tjera detaje

Publikuar

-

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e mëngjeist të sotëm, ku një operacion i policisë dhe forcave RENEA për kapajen e dy personave të dyshuar për vrasje, ka përfunduar me një të plagosur.

Teksa rrethuan banesën e shtetasit Haxhi Luka, ku strehoheshin dy të dyshuarit, ky i fundit është armatosur me një çifte gjahu.

Sipas policisë, Haxhi Luka nuk i është bindur urdhrit të policisë, dhe forcat RENEA kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Pas kësaj, edhe ai i është përgjigjur forcave të policisë duke shtënë me armë zjarri.

Sipas policisë, Lika u lëndua në kokë në rrethana të paqarta, ndërsa eksperti mjeko-ligjor po punon për të përcaktuar shkakun e dëmtimit..

Në njoftimin e uniformave blu thuhet se “Në zbatim të Planit Operacional për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore për veprën penale të vrasjes, forcat speciale RENEA. Rreth orës 05.30 kanë ushtruar disa kontrolle banesash në fshatin Remas të Lushnjes. Ndër to edhe banesën e shtetasit H.L., 77 vjeç, pasi disponohej informacion se në këtë banesë strehoheshin dy shtetas të dyshuar si autorë vrasjesh.

Në momentin që Policia ka bërë rrethimin e banesës dhe konform gjithë procedurave standarde të ndërhyrjes, shtetasi H.L., nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë, por ka dalë në dritare me një armë në dorë (rezultoi armë gjahu). Ndodhur në këto kushte Policia ka qëlluar në ajër duke i bërë thirrje përsëri shtetasin H.L., për të dalë nga banesa.

Në rrethana ende të paqarta shtetasi H.L., është dëmtuar në kokë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Eksperti mjeko-ligjor po punon për përcaktimin e shkakut të dëmtimit dhe rrethanat”, thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

Aktualitet

Video-2500 euro për të kaluar kufirin/ Në pranga dy trafikantët

Publikuar

-

By

Policia Kufitare ka marrë shtesë për parandalimin dhe goditjen e kalimit të paligjshëm të kufirit si dhe në drejtim të forcimit të kontrollit të kamionëve dhe autoveturave si dhe të dokumentacionit të udhëtarëve.

Gjatë 24 orëve të fundit si rezultat i kontrolleve të shtuara janë kapur 6 shtetas të cilët tentuan të kalonin Portin e Durrësit duke i’u shmangur kontrollit të dokumentacionit.

Gjashtë shtetasit, të cilët rezultuan me probleme për të lëvizur në hapsirën Schengen janë ndëshkuar me masë administrative 20 mijë lekë tê reja gjobë secili.

Uniformat blu bëjnë të ditur se janë arrestuar në flagrancë dy drejtues kamionësh, të cilët kundrejt vlerës 1500 – 2500 Euro për person kishin fshehur në kamionët e tyre dy shtetas për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin.

Gjithashtu janë sekuestruar vlera monetare në Euro dhe Paund, si dhe është kapur dhe ndaluar edhe një shtetase e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës në zbatim të masave  shtesë për  intensifikimin e kontrolleve, me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë,  në sheshin e eksporteve kanë gjetur të fshehur poshtë kamionit dy shtetas shqiptarë, me qëllim për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin drejt Italisë:

  • Z.GJ., 39 vjeç, banues në Lezhë , i dënuar më parë në Belgjikë për trafikim të lëndëve narkotike, si dhe shtetasi E.P., 31 vjeç, banues në Lezhë.

Pas verifikimit të bërë në sistemin TIMS, rezultoi  se shtetasi  Z.GJ., ishte i deportuar nga shteti Belg në datën 18.07.2018, pasi kishte vuajtur atje dënimin me 7 muaj burg, për veprën penale”Kultivim Canabisi”.

Shtetasi  E.P., ishte i deportuar nga shteti Hollandez në datën 07.05.2017, pasi kishte tentuar të kalonte kufirin shtetëror Hollandez në mënyrë të paligjshme për të shkuar në Mbretërine e Bashkuar, duke u fshehur poshtë një kamioni.

Në përfundim të dy shtetasit janë ndëshkuar me masë administrative  për shmangie të verifikimit kufitar me 20 mijë lekë  të reja gjobë secili.

Po gjatë kontrolleve  u kap shtetasi Z. C. 17 vjeç, lindur në Shijak, duke kaluar në mënyrë të paligjshme rrethimin e jashtëm me qëllim për të kaluar në tragetin e  linjës Durrës-Ancona. Ky shtetas u procedua me gjobë 20 mijë lekë të reja për shmangie të verifikimit kufitar.

Njëkohësisht gjatë kontrollit në sheshin e  eksporteve i fshehur poshtë një kamioni u kap shtetasi  D. S. 22 vjeç, lindur në Dibër.

Ky shtetas qëndronte i fshehur poshtë kamionit midis gomave, me qëllim për të kaluar me traget drejt  Italisë, i cili  u procedua për shmangie të verifikimit kufitar me 20 mijë lekë të reja gjobë.

Gjithashtu gjatë kontrollit në vijën e dytë të kamionit me drejtues shtetasin Erion Rucaj, 39 vjeç,  banues në Tiranë, u gjet i fshehur në gabinën e kamionit, tek krevati i shoferit, shtetasi G. T. 37 vjeç, lindur ne Kosovë.

Ky shtetas do të kalonte kufirin në menyrë të paligjshme me linjën Durrës Ancona për në Itali, duke paguar shoferin Erion Rucaj me 1 500 euro.

Drejtuesi i kamionit shtetasi Erion Rucaj u arrestua në flagrancë ndërsa shtetasi  G. T. u ndëshkua me masë administrative gjobë në masën 20 mijë lekë të reja.

Rreth orës 17:58 gjatë kontrollit të mjetit me drejtues  shtetasin Kastriot Gjini, 40 vjeç, banues në Tiranë gjatë kontrollit brenda në kamion u gjet i fshehur shtetasi E. N. 23 vjeç, lindur  ne Dibër.

Ky shtetas do të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme duke u ndihmuar nga shoferi kamionit. Kamioni ishte i plumbosur dhe shoferi kishte prerë litarin dhe e kishte futur brenda nga mushamaja e trajlerit.

Nga kontrolli në sistemin TIMS ky shtetas është kthyer deportiv nga Norvegjia me motivin kapur me qëndrim ilegal në tejkalim të afeteve të qëndrimit dhe punësim ilegal. Dënim me afat 2 vjecar dhënë në Norvegji, dhe për të kaluar në Itali do të paguante 2 500 euro shoferin Kastriot Gjini.

Drejtuesi i kamionit Kastriot Gjini u arrestua në flagrancë ndërsa shtetasi E.N u ndëshkua me masë administrative  gjobë  në masën 20 mijë lëkë të reja.

Po gjatë 24 orëve të fundit nga shërbimet e Policisë Kufitare Durrës u kap shtetësia në kërkim  Raida Kollobani, (alias Raida Priska) 41 vjeçe, banuese në Tiranë. Pas verifikimeve të kryera rezultoi se kjo shtetase ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjyqësore italiane, për arsye se  është dënuar me 10 vjet e 7 muaj e 11 ditë burgim, për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale/grup kriminal për lëndet narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal Italian. Pjesa e mbetur e dënimit është 3 vjet 11 muaj 9 ditë burgim.  Ndalimi i saj u bë  me qëllim ekstradimi drejt Italisë .

Stacioni i Policisë Kufitare Port Durrës, vazhdon punën për të goditur kalimet e paligjshme të kufirit  duke forcuar kontrollet për verifikimet kufitare.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ardi Veliut i rrëmbejnë kushëririn/ Detajet e krimit mafioz denoncuar nga Artan Hoxha

Publikuar

-

By

Një ngjarje e tipit mafioz, rrëmbim dhe zhdukje personi ka ndodhur në Vlorë pasditen e datës 17 korrik rreth orës 15:45.

I riu Elvis Troqe është rrëmbyer pa lënë gjurmë nga dy persona, në mes të qytetit të Vlorës, ndërsa një muaj para rrëmbimit të tij, ka humbur gjurmët shoku i ngushtë, Alban Xhaferri.

Pas rrëmbimit mediat reaguan duke sjellë pamje dhe intervista. Babai i Xhaferrit, Lutfi Xhaferri për News 24 ka thënë se hera e fundit që e kishte parë të birin ishte mbrëmja e 18 qershorit.

“Iku një muaj në Belgjikë dhe kur erdhi ndodhi kjo punë. Tani ka bërë diçka andej, nëse kanë lidhje këto me njera-tjetrën, nuk e di. Të hënën kishte vajtur nusja me gjithë krushkun në Prokurori. Ata i kishin thënë që mund të jetë zhdukur. Po mund ta kenë hedhur e ta kenë vrarë në ndonjë vend. djalin për herë të fundit e kam parë mbrëmjen e 18 qershorit, rreth orës 23, kur një makinë erdhi e mori për ta çuar në shtëpi”,- ka thënë babai Albano Xhaferrit.

Rreth këtyre rrëmbimeve mafioze ka qenë gazetari Artan Hoxha që ka publikuar detaje të reja. Në emisionin “Repolitix”, Hoxha publikoi rrëmbimin e Elvis Troqes.

Hoxha u shpreh se dyshimet janë që i riu të jetë rrëmbyer nga persona që i njihte prej kohësh, pasi ka hipur vetë në një benz ngjyrë gri dhe prej aty ka humbur gjurmët, por nuk ka lënë pa përmendur edhe faktin se mund të jetë ekzekutuar.

“Personi ka qenë i ulur në një tavolinë me shokun e tij dhe kur është çuar nuk ka marrë as celularin, sepse ka dalë për një bisedë të shkurtër. Nga ai moment është zhdukur.Familja kishte një darkë familjarë atë ditë, ndërsa Troqa është zhdukur pa lënë gjurmë”,- ka thënë Hoxha.

CNA.al mësoi se Elvis Troqja është i afërm i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Ai e ka familjar dhe kanë lidhje të afërta gjaku me Elvis Troqen prej nënës së tij.

Ky detaj është mbajtur sekret dhe askush nga mediat nuk ka guxuar ta theksojë faktin se krimi ka mundur të shkojë deri në rrëmbimin e të afërmve të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Lënda plasëse tek makina e drejtorit të Hekurudhës, reagon Policia

Publikuar

-

By

Pas lëndës plasëse vendosur makinës së drejtorit të drejtorit të Hekurudhës në Durrës, Ani Dyrmishi, ka reaguar Policia e Shtetit.

“Sot rreth orës 08:30, në lagjen nr.4, në një parking mjetesh u konstatua një pako, e dyshuar si lëndë plasëse. Në vendin ku u gjet pako, ishte parkuar mjeti tip ‘Pasat’ me targa AA 070 TP, në përdorim nga shtetasi A.D. me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhave. Në momentin që ka lëvizur mjetin, ai nuk e ka konstatuar pakon e dyshimtë”,-shkruhet në njoftim.

Më tej Policia bën me dije se nga konkluzionet e para të ekspertëve anti-eksploziv rezulton se pakos së dyshuar i mungonin disa elementë për të qenë lëndë plasëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet18:59 - 18 Nentor, 2018

Dimri paralizon rajonin, bllokohen 2 maune në Maqedoni

Prej dy ditësh në vendin tonë, në disa zona, ka nisur rënia dëborës, çka u bë problem edhe ditën e...

Aktualitet17:06 - 18 Nentor, 2018

U largua nëpërmjet Shqipërisë/ Mediat malazeze publikojnë fotot e Gruevskit

Mediat malazeze kanë zbuluar foto të arratisjes së Nikolla Gruevskit disa orë para se atij t’i dorëzohej refuzimi i kërkesës...

Aktualitet16:39 - 18 Nentor, 2018

Media gjermane thumbon Hungarinë/ Nuk i njeh ligjet për mikun e Obran, “refugjatin” Gruevski

Hungaria i kërcënon refugjatët me burg, nëse hyjnë ilegalisht në vend. Por me sa duket ligji nuk vlen për mikun...

Aktualitet15:47 - 18 Nentor, 2018

Sulmet ajrore ndaj ISIS/ Të paktën 40 persona kanë humbur jetën

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën nga sulmet ndaj bazave të ISIS në Siri. Mediat raportojnë se midis viktimave...

Aktualitet15:25 - 18 Nentor, 2018

Shpallja e pavarësisë/ Gazetari tregon të pathënat e udhëtimit të Ismail Qemalit

Gazetari Ilir Ikonomi ka treguar të pathënat e udhëtimit të Ismail Qemalit drejt Shqipërisë për shpalljen e pavarësisë. Në një...

Aktualitet14:48 - 18 Nentor, 2018

Shkundet Italia/ Regjistrohen lëkundje të forta tërmeti

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë ka goditur gjatë ditës së sotme Italinë. Mësohet se tërmeti është regjistruar rreth orës...

Aktualitet12:26 - 18 Nentor, 2018

Panairi i librit/ KLSH merr pjesë në edicionin e XXI-të

Në datat 14-18 nëntor 2018, Kontrolli i Lartë i Shtetit mori pjesë në edicionin e XXI të Panairit të Librit, në...

Aktualitet10:19 - 18 Nentor, 2018

Panik në Greqi/ Çfarë ka ndodhur në Athinë gjatë natës

Kryeqyteti i Greqisë, Athina ka qenë nën shtetrrethim të plotë gjatë natës. Mësohet se policia ka arrestuar 19 persona gjatë...

Aktualitet22:49 - 17 Nentor, 2018

Ndahen çmimet e letërsisë në Panairin e 21 të Librit

Sot në Panairin e 21-të të librit, një ditë para mbylljes në Pallatin e Kongreseve janë ndarë çmimet e këtij...

Aktualitet22:30 - 17 Nentor, 2018

Presidenti Trump në Kaliforni pas zjarreve shkatërrimtare

Presidenti Trumps ndodhet në Kaliforni për të parë nga afër shkatërrimin e shkaktuar nga zjarret dhe për të takuar njerëz,...

Aktualitet19:30 - 17 Nentor, 2018

U shpall ‘non grata’/ Eurodeputetja qipriote nuk i ndal sulmet ndaj shqiptarëve

Eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous u shpall ‘non grata’ nga qeveria, pas dekaratave antishqiptare në varrimin e 35-vjeçarit, Kostantinos Kacifas. Por...

Aktualitet17:10 - 17 Nentor, 2018

Foto- ‘Tanku’ i Gruevskit/ Ja makina 600 mijë euro për të cilën akuzohet

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, që tashmë ndodhet në arrati është dënuar me dy vite burg, për aferën korruptive të blerjes së...

Aktualitet16:08 - 17 Nentor, 2018

‘Largohet nga Hungaria’/ Zyrtari i lartë tregon vendndodhjen e Gruevskit

Arratisja e ish-kryeministrit Maqedonas, Nikolla Gruevski ka qenë kryefjalë e mediave maqedonase, por jo vetëm. Referuar agjencisë së mediave bullgare...

Aktualitet10:33 - 17 Nentor, 2018

Kasapi: Kur shohim gjendra tumorale në mishin e derrit, e presim dhe ua shesim konsumatorëve

Nëse mendoni se mishi që blini te kasapët është i cilësisë më të mirë, duhet ta mendoni sërish pas deklaratës...

Aktualitet09:07 - 17 Nentor, 2018

CIA zbulon kush urdhëroi vrasjen e gazetarit

Vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi dyshohet të jetë urdhëruar personalisht nga se princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman. Në...

Aktualitet23:01 - 16 Nentor, 2018

Gjykata del kundër Donald Trump/ Riktheni lejen për gazetarin e CNN

Gjykata e Uashingtonit ka urdhëruar Shtëpinë e Bardhë t’i kthejë lejen e hyrjes reporterit të CNN-it, Jim Acosta, pas debatit...

Aktualitet22:25 - 16 Nentor, 2018

Shkrimtarja flet pa dorashka/ Është e tmerrshme të jesh burrë

Shkrimtarja Mimoza Ahmetin ka thënë se është e tmerrshme të jesh burrë. Në një intervistë në studion e emisionit “Provokacija”...

Aktualitet19:52 - 16 Nentor, 2018

Ciceroni ka jetuar në Shqipëri/ Gazetari zbulon banesën e tij

Gazetari Ilir Ikonomi ka postuar në rrjetet sociale një foto të vilës së Esat pashë Toptanit. Krahas kësaj fotoje gazetari...

Aktualitet18:18 - 16 Nentor, 2018

Panairi i librit/ Shqiptarët nuk kanë lekë për të blerë

Panairi i Librit vizitohet çdo nëntor nga mijëra qytetarë. Shumë shkojnë për kureshtje e këtu e kemi fjalën për nxënësit...

Aktualitet16:20 - 16 Nentor, 2018

Berlusconi sërish në telashe/ Zbulohen detaje të tmerrshme nga festat

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi është sërish në telashe. Mediat italiane raportojnë se Berlusconi do dalë sërish përpara gjyqit, këtë herë...

Aktualitet15:15 - 16 Nentor, 2018

Pas dehjes, Junker “lë nam” sërish/ Shfaqet me dy këpucë të ndryshme

Jean Claude Junker, President i Komisionit Europian, prej kohësh është bërë objekt të qeshurash pas veprimeve të çuditshme që bën...

Aktualitet13:44 - 16 Nentor, 2018

Zaev ngre dyshime të forta/ Largimi i Gruevskit arratisje, apo rrëmbim

Pas arratisjes së ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski, ka reaguar paraardhësi i tij kryeministri Zoran Zaev. Në një konferencë për shtyp,...

Aktualitet12:56 - 16 Nentor, 2018

Foto-“ Kur sunduesit grinden”/ Ismail Kadare prezanton në Panair botimin më të ri

Shkrimtari Ismail Kadare ka prezantuar ditën e sotme librin më të ri të tij në Panairin e 21-të të librit,...

Aktualitet12:10 - 16 Nentor, 2018

Ditë e trishtë për muzikën! Këngëtari i njohur ndahet nga jeta

Këngëtari legjendar i muzikës “country” dhe në të njëjtën kohë kitarist, Roy Clark është ndarë nga jeta mbrëmjen e së...

Aktualitet11:58 - 16 Nentor, 2018

Arratia e Nikolla Gruevskit/ LSDM akuza Mickoskit

Pas arratisjes së ish-kryeministrit Maqedonas Nikolla Gruevski, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë i ka bërë liderit të VMRO-DPMNE, Hristjan Mickoski se...

Aktualitet10:44 - 16 Nentor, 2018

Video-Tragjedi në Kaliforni/ 631 të zhdukur, 65 të vdekur nga zjarret

Rreth 65 persona kanë humbur jetën, ndërsa 631 të tjerë konsiderohen të zhdukur si pasojë e zjarreve masive në Kaliforni.-raporton...

Aktualitet09:08 - 16 Nentor, 2018

Arratisja e Gruevskit/ Mali i Zi e pranon, ka dalë në datën 11 nëntor

Pas autoriteteve shqiptare, edhe ministria e Brendshme e Malit të Zi e pranoi se ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski, ka hyrë...

Aktualitet20:12 - 15 Nentor, 2018

May zotohet se do të luftojë për planin e saj të Brexitit

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë në një konferencë për media se pavarësisht vendimeve të vështira, një draft marrëveshje për...

Trending

Read previous post:
Video- Makina hyn në mes të turmës/ 11 persona humbin jetën, dhjetra të tjerë plagosen

Një makinë u fut brenda një turme njerëzish duke vrarë të paktën 11 vetë dhe plagosur 44 të tjerë. Ngjarja...

Close