PD publikon të tjera fakte/ “Fundoset” Fatmir Xhafaj? – CNA
Connect with us

Aktualitet

PD publikon të tjera fakte/ “Fundoset” Fatmir Xhafaj?

Publikuar

-

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar një ditë më parë, Partia Demokratike ka nxjerrë sot të tjera fakte, kundër ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Në një dalje për mediat, dy deputetët e PD, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj kanë publikuar faktet pse Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë pasur interes direkt në bllokimin prej 8 muajsh të ligjit të lojërave të fatit.

Sipas deputetes Tabaku, Fatmir Xhafaj ka ndikuar që të dalin nga tregu shumë biznesmeni dhe ky lloj biznesi të përqëndrohet në pak duar.

“Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të përfituar dhe pastruar para të krimit dhe drogës nëpërmjet lojërave të fatit. Dy njerëzit më të pushtetshëm të vendit kanë afruar mundësi korruptive dhe mbrojtje politike për vëllezërit e tyre, Olsi Rama dhe Agron Xhafaj në fushën e lojërave të fatit. Fatmir Xhafaj, si kryetar i Komisionit të Ligjeve, në vitin 2015 bllokoi ligjin për mbylljen e lojërave të fatit në qytete duke detyruar të dalin nga tregu, biznesmenë të sukseshëm dhe të ndershëm që kishin mbi 25 vite për t’i përqëndruar lojërat e fatit në dy ose tre duar. Lojërat e fatit jo vetëm nuk u mbyllën por u shumëfishuan nën presionin e deriatëhershëm të kryetarit të komisionit të ligjeve.”-tha ndër të tjera Tabaku.

Gjithashtu ajo akuzoi Xhafajn se në vitin 2015 ka kryer negociata sekrete me ish-ministrin e Financave, negociata të cilat sipas saj sollën ndryshime të mëdha në ligjin në fjalë.

Ndër të tjera Tabaku u shpreh se pikat e basteve janë 4-fishuar. “Sot ka më shumë pika bastes se dyqane ushqimore apo librari”-tha Tabaku.

Aktualitet

“Lufta” Qeveri-Presidencë/ Zbardhet roli i Metës në shkatërrimin e Kushtetueses

Publikuar

-

By

“Mungesa e Gjykatës Kushtetuese vjen si pasojë e mos kryerjes së detyrës së presidentit Ilir Meta, në kohën kur duhet të shpallte vakancën, në vitin 2016”.

Kështu është shprehur ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e ftuar në emisionin “Tempora”, duke iu kundërpërgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili ankohet për mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

Meta, reformën në drejtësi e ka quajtur ramaforma në drejtësi.

Por, sipas Gjonajt, nëse Presidenti do të ishte i shqetësuar për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte hedhur shortin e KED, si në 2017, ashtu edhe në 2018.

“Nëse Presidenti do ishte i shqetësuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte shpallur vakancën e parë kur është njoftuar që në 2016, për dorëheqjen e një anëtari të saj. Por në fakt e ka shpallur dy vite më vonë gati në shkurt të vitit 2018. Të gjitha këto vonesa nuk janë për shkak të qeverisë. Qeveria i ka bërë të gjitha detyrat e saj dhe Ministria e Drejtësisë ka ushtruar të gjithë funksionin kushtetues dhe ligjor”, ka thënë Gjonaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Reforma në drejtësi/ Ministrja Gjonaj kapet duke gënjyer

Publikuar

-

By

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, nuk shkëputet dot nga linja e gënjeshtrave të Qeverisë.

Madje ajo guxon të gënjejë, hapur teksa deklaron se reforma në drejtësi sot nuk pengohet nga politika.

“Nëse më përpara edhe pas miratimit, kishte rrezikshmëri që të pengohej nga politika, sot nuk ka asnjë pengesë nga politika. Sot merr kohën e saj që do ti duhet çdo sistemi që ndryshon nga fillimi, me një arkitekturë dhe institucione të reja të marri periudhën e saj tranzitore që i duhet për të ringritur sistemin e ri”, ka thënë Gjonaj në emisionin”Tempora”.

Faktet se politika i ka duart në drejtësi janë të shumta, duke nisur që nga emërimi i prokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku, tek skandali që vitin e kaluar përfshiu Krimet e Rënda apo së fundi tek përzgjedhja e disa prokurorëve skandaloz për në SPAK./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kërcënoi Arben Malajn”/ Taulant Balla pranon fajin

Publikuar

-

By

Partia Sociale që mbrëmë ka njoftuar se do të kërkonte shkarkimin e Arben Malajt nga bordi i Bankës së Shqipërisë.

Sot, gjatë ditës, Malaj reagoi, duke thënë se ka marrë edhe mesazhe kërcënuese nga kolegët e tij dhe drejtori gishtin ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Ky i fundit i ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dërvishi ka mohuar të ketë kërcënuar Malajn.

“Nuk do doja të bëja asnjë koment. Do të jenë kolegët e Grupit Parlamentar që kanë kerkuar marrjen e kësaj mase disiplonore që do të flasin. Në asnjë Bankë Kombëtare në botë, asnjë anëtar që paguhet nga buxheti i shtetit, nuk bëhet pjesë e aktiviteteve publike”, është shprehur Balla.

Më tej ai ka pranuar se ka faj, por e ka lidhur me propozimin që ai ka bërë për emërimin e zotit Malaj në bordin e BSH-së.

“Unë di vetëm që kam fajin dhe përgjegjësinë që kam propozuar zotin Malaj që të bëhet anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë. Me ne, nëse shkel ligjin shkarkohesh, është një shkelje flagrante e ligjit nga Malaj. Une mbaj pergjegjësi që kam ngulmuar të ishte edhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj”, është shprehur Balla./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending