Pasurohet falë Neymarit/ Barcelona detyrohet ta paguajë punëtorin e saj mbi gjashtë milionë euro – CNA
Connect with us

Aktualitet

Pasurohet falë Neymarit/ Barcelona detyrohet ta paguajë punëtorin e saj mbi gjashtë milionë euro

Publikuar

-

Barcelona u detyrua t’i paguajë mbi gjashtë milionë një punëtori të saj pas transferimit të Neymarit. Fjala është për Andre Curryn, një agjent i Barcelonës për tregun brazilian.

E përditshmja spanjolle Mundo Deportivo ka zbuluar gjithçka rreth fitimit të madh të Curryt. Ai ishte njeriu i besuar i ish-presidentit Sandro Rosell dhe kishte kryer transferimin e Neymarit te Barcelona.

Në kontratë ishte një klauzolë që i siguronte fitimin e 3% të shumës në rast të shitjes së brazilianit. Kështu edhe ndodhi, pasi Neymar u transferua te PSG-ja për 222 milionë euro.

LEXO EDHE:  Griezmann e nis keq te Barcelona/ Shokët e "turpërojnë" që në ditën e parë të stërvitjes (video)

Agjentit të klubit i takonin 6,6 milionë euro dëmshpërblim por që Barcelona kishte refuzuar t’ia jepte. Klubi katalanas nuk ia dha fillimisht këtë shifër Curryt, pasi pretendonte se Neymar u largua pa dëshirën e klubit.

Por pas disa seancave gjyqësore në gjykatën sportive në Katalonjë, Curry ka fituar rastin ndaj klubit të tij. Tani agjentit i kanë takuar 6,6 milionë euro nga transferimi i Neymarit te PSG. /CNA.al

Aktualitet

“Lufta” Qeveri-Presidencë/ Zbardhet roli i Metës në shkatërrimin e Kushtetueses

Publikuar

-

By

“Mungesa e Gjykatës Kushtetuese vjen si pasojë e mos kryerjes së detyrës së presidentit Ilir Meta, në kohën kur duhet të shpallte vakancën, në vitin 2016”.

Kështu është shprehur ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e ftuar në emisionin “Tempora”, duke iu kundërpërgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili ankohet për mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

Meta, reformën në drejtësi e ka quajtur ramaforma në drejtësi.

Por, sipas Gjonajt, nëse Presidenti do të ishte i shqetësuar për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte hedhur shortin e KED, si në 2017, ashtu edhe në 2018.

LEXO EDHE:  Barça bën të pamundurën për Neymar/ PSG nuk ka për të marrë ndonjëherë ofertë si kjo

“Nëse Presidenti do ishte i shqetësuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte shpallur vakancën e parë kur është njoftuar që në 2016, për dorëheqjen e një anëtari të saj. Por në fakt e ka shpallur dy vite më vonë gati në shkurt të vitit 2018. Të gjitha këto vonesa nuk janë për shkak të qeverisë. Qeveria i ka bërë të gjitha detyrat e saj dhe Ministria e Drejtësisë ka ushtruar të gjithë funksionin kushtetues dhe ligjor”, ka thënë Gjonaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Reforma në drejtësi/ Ministrja Gjonaj kapet duke gënjyer

Publikuar

-

By

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, nuk shkëputet dot nga linja e gënjeshtrave të Qeverisë.

Madje ajo guxon të gënjejë, hapur teksa deklaron se reforma në drejtësi sot nuk pengohet nga politika.

“Nëse më përpara edhe pas miratimit, kishte rrezikshmëri që të pengohej nga politika, sot nuk ka asnjë pengesë nga politika. Sot merr kohën e saj që do ti duhet çdo sistemi që ndryshon nga fillimi, me një arkitekturë dhe institucione të reja të marri periudhën e saj tranzitore që i duhet për të ringritur sistemin e ri”, ka thënë Gjonaj në emisionin”Tempora”.

LEXO EDHE:  Barça bën të pamundurën për Neymar/ PSG nuk ka për të marrë ndonjëherë ofertë si kjo

Faktet se politika i ka duart në drejtësi janë të shumta, duke nisur që nga emërimi i prokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku, tek skandali që vitin e kaluar përfshiu Krimet e Rënda apo së fundi tek përzgjedhja e disa prokurorëve skandaloz për në SPAK./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kërcënoi Arben Malajn”/ Taulant Balla pranon fajin

Publikuar

-

By

Partia Sociale që mbrëmë ka njoftuar se do të kërkonte shkarkimin e Arben Malajt nga bordi i Bankës së Shqipërisë.

Sot, gjatë ditës, Malaj reagoi, duke thënë se ka marrë edhe mesazhe kërcënuese nga kolegët e tij dhe drejtori gishtin ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Ky i fundit i ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dërvishi ka mohuar të ketë kërcënuar Malajn.

“Nuk do doja të bëja asnjë koment. Do të jenë kolegët e Grupit Parlamentar që kanë kerkuar marrjen e kësaj mase disiplonore që do të flasin. Në asnjë Bankë Kombëtare në botë, asnjë anëtar që paguhet nga buxheti i shtetit, nuk bëhet pjesë e aktiviteteve publike”, është shprehur Balla.

LEXO EDHE:  Griezmann e nis keq te Barcelona/ Shokët e "turpërojnë" që në ditën e parë të stërvitjes (video)

Më tej ai ka pranuar se ka faj, por e ka lidhur me propozimin që ai ka bërë për emërimin e zotit Malaj në bordin e BSH-së.

“Unë di vetëm që kam fajin dhe përgjegjësinë që kam propozuar zotin Malaj që të bëhet anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë. Me ne, nëse shkel ligjin shkarkohesh, është një shkelje flagrante e ligjit nga Malaj. Une mbaj pergjegjësi që kam ngulmuar të ishte edhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj”, është shprehur Balla./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending