Mafia e lojërave të fatit/ Si u favorizuan kompanitë e Xhafajt dhe Ramës – CNA
Connect with us

Aktualitet

Mafia e lojërave të fatit/ Si u favorizuan kompanitë e Xhafajt dhe Ramës

Publikuar

-

Ashtu siç kishte paralajmëruar një ditë më parë, Partia Demokratike ka nisur sot, publikimin e fakteve që dëshmojnë sipas tyre lidhjen e qeverisë me mafian e lojërave të fatit.

Në një dalje për mediat, dy deputetët demokratë, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj kanë publikuar faktet që sipas tyre tregojnë se Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë pasur interes direkt në bllokimin prej 8 muajsh të ligjit të lojërave të fatit.

Jorida Tabaku tha se “Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të përfituar dhe pastruar para të krimit dhe drogës nëpërmjet lojërave të fatit. Dy njerëzit më të pushtetshëm të vendit kanë afruar mundësi korruptive dhe mbrojtje politike për vëllezërit e tyre, Olsi Rama dhe Agron Xhafaj në fushën e lojërave të fatit.

Fatmir Xhafaj, si kryetar i Komisionit të Ligjeve, në vitin 2015 bllokoi ligjin për mbylljen e lojërave të fatit në qytete duke detyruar të dalin nga tregu, biznesmenë të sukseshëm dhe të ndershëm që kishin mbi 25 vite për t’i përqëndruar lojërat e fatit në dy ose tre duar. Lojërat e fatit jo vetëm nuk u mbyllën por u shumëfishuan nën presionin e deriatëhershëm të kryetarit të komisionit të ligjeve.”

Ndërsa, deputeti Alibeaj risolli në vëmendje denoncimin ndaj Fatmir Xhafajt, në lidhje më dënimin ndaj vëlliat të tij në Itali, ndërsa solli të tjera fakte që implikojnë ministrin Xhafaj.

“E mbani mend në këtë sallë katër muaj më parë PD publikoi dënimin në Itali të Agron Xhafaj, i cili është dënuar me burg në Itali për pjesmarrje në një bandë droge?. Pjesë e bandës së Agron Xhafajt janë edhe dy bashkëpunëtorët e ngushtë të tij, vëllezërit Besnik dhe Gramoz Murataj, të dënuar për trafik droge. Ky është vendimi i gjykatës për të tre.

LEXO EDHE:  Paralajmërohet fundi i Ramës/ Bisha po jep shpirt

Bashkëpunëtorët e Agron Xhafajt, vëllezërit Murataj janë sot pronarë të dy kompanive të basteve dhe njera prej tyre është ndër më të njohurat dhe shfaqet me disa emra. Për këtë dy të dënuar duhet të kishte vepruar ligji Antimafia për të verifikuar burimin e pasurisë së tyre. Deri tani ligji nuk ka vepruar sepse anëtarët e bandës së Agron Xhafaj është vetë, fasada që fsheh pronësinë relae të Agron Xhafajt mbi këtë kompani: Ekoped, bastelive etj. nën pronësinë e Agron Xhafajt dhe me mbështetjen politike të Fatmir Xhafajt, për 5 vjet ka shumëfishuar aktivitetin në tregun e bixhozit.”-tha ndër të tjera Alibeaj.

Gjithashtu Alibeaj shtoi se “Fatmir Xhafaj me vëllain e tij, Agron Xhafaj dhe Edi Rama me vëllain e tij Olsi Rama janë ortak në kompaninë e lojërave të fatit.”

Sipas Alibeajt, kjo i siguron Olsi Ramës miliona euro fitime, ndërsa më tej theksoi se është kjo arsyeja pse Edi Rama i trembet vettingut të politikanëve.

PD publikon të tjera fakte/ “Fundoset” Fatmir Xhafaj?

Aktualitet

Deklarata e fortë e ambasadorit amerikan/ Erion Veliaj është qen sulmi i Edi Ramës

Publikuar

-

By

Aktivisti Zirkon Disha ka publikuar sot një citim të ish-ambasadorit amerikan në Tiranë, John Withers, i cili sipas tij në një nga kabllogramet drejtuar DASH, shkruante se “Erion Veliaj është qen sulmi i Edi Ramës”.

Në një postim në rrjetet sociale, Zirkon Disha shkruan se “Në rolin e prishjes së shtëpive tek Astiri, Erioni ka rolin e gocave të eskortës që kërkon vëmendje, pasi projekti është i “qeverisë” dhe roli i bashkise në zgjidhjen e problemit të shpronësimit është minimal, gati inekzistent.”

LEXO EDHE:  Qytetarët kryqëzojnë Ramën/ “Mjerë populli me këta…”

Sipas tij, kjo duket të jetë një përpjekje brenda grupimeve brenda PS-së së Tiranës, për të bërë një matje forcash….
“Saimir Tahiri VS Erion Veliaj, dhe banorët viktimë e përplasjes së tyre, ndryshe nuk ka si shpjegohet protesta para Bashkise se Tiranës dhe gjuha e shthurur e kryetarit të saj.”-përfundon postimin aktivisti Zirkon Disha.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Një vit pas abortit, ish-velina bëhet nënë për herë të parë

Publikuar

-

Ish-sulmuesi i Kombëtares italiane, Christian Vieri dhe ish-velina Costanza Caracciolo janë bërë prindër për herë të parë.

Dyshja mirëpriti vajzën e pagëzuar me emrin Stella, ndërsa njoftimin e bënë në rrjetet sociale.

Çifti publikoi një foto të realizuar gjatë shtatzënisë së Costanza-s, ndërsa ish-futbollisti shkroi në “Instagram”:

“Sot ishte dita më e lumtur e jetës sime. Tani e kuptoj emocionin që një prind ndjen kur të vendosin mes dy duarve vogëlushen tënde, për këtë mrekulli që na dha jeta, do të jem mirënjohës gjithë jetën. Të dua. Mirëserdhe Stella”.

Mediat italiane shkruajnë se nëna dhe vogëlushja janë në gjendje të mirë shëndetësore. Lajmi i pritjes së ëmbël u mësua vetëm kur ish-velina ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë.

LEXO EDHE:  Qytetarët kryqëzojnë Ramën/ “Mjerë populli me këta…”

Çifti u lidh në 2017-n dhe në të njëjtin vit Costanza humbi një fëmijë pas një aborti spontan.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Skandal në Ligën e Kombeve/ Sulmuesi suedez e pranon se gjyqtari i premtoi dy penallti

Publikuar

-

By

Një skandal i madh është publikuar ditën e sotme, teksa sulmuesi i Suedisë, Markus Berg, ka treguar se gjyqtari rumun Istvan Kovac i kishte premtuar këtij të fundit se do i jepte 2 penallti në pjesën e dytë. Idiotësi! Turqia u mund minimalisht në shtëpi dhe goli i suedezve u shënua me 11-metërsh në minutën e 71-të.

Lojtari i Suedisë e ka zbuluar vetë diçka të tillë duke treguar dhe bisedën që ka pasur me arbitrin, teksa në pushimin e ndeshjes kishte folur më këtë të fundit duke i shfaqur kontestimet e tij për një rast të diskutueshëm në pjesën e parë.

“Në pushimin e ndeshjes shkova tek arbitri të protestoja, sepse mendoja se duhej të më ishte dhënë një penallti në favor. Ia bëra të qartë mendimin tim dhe më tha: ‘Do shoh pamjet filmike dhe nëse vërtet kam gabuar, do të jap dy penallti në pjesën e dytë’”, ka thënë Berg.

LEXO EDHE:  Video-“Tjetër thotë, e tjetër bën”/ Kur Rama premtonte se nuk do prishte shtëpitë

Kaq ka mjaftuar që Turqia të protestojë në UEFA, duke kërkuar që ndeshja të përsëritet, pasi gjyqtari ka ndikuar në rezultatin e ndeshjes, por ka nisur dhe proceduarat gjyqësore ndaj arbitrit. Një skandal i madh, pasi nëse do të vërtetohet do të ishte vërtetë e paprecedentë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet18:59 - 18 Nentor, 2018

Dimri paralizon rajonin, bllokohen 2 maune në Maqedoni

Prej dy ditësh në vendin tonë, në disa zona, ka nisur rënia dëborës, çka u bë problem edhe ditën e...

Aktualitet17:06 - 18 Nentor, 2018

U largua nëpërmjet Shqipërisë/ Mediat malazeze publikojnë fotot e Gruevskit

Mediat malazeze kanë zbuluar foto të arratisjes së Nikolla Gruevskit disa orë para se atij t’i dorëzohej refuzimi i kërkesës...

Aktualitet16:39 - 18 Nentor, 2018

Media gjermane thumbon Hungarinë/ Nuk i njeh ligjet për mikun e Obran, “refugjatin” Gruevski

Hungaria i kërcënon refugjatët me burg, nëse hyjnë ilegalisht në vend. Por me sa duket ligji nuk vlen për mikun...

Aktualitet15:47 - 18 Nentor, 2018

Sulmet ajrore ndaj ISIS/ Të paktën 40 persona kanë humbur jetën

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën nga sulmet ndaj bazave të ISIS në Siri. Mediat raportojnë se midis viktimave...

Aktualitet15:25 - 18 Nentor, 2018

Shpallja e pavarësisë/ Gazetari tregon të pathënat e udhëtimit të Ismail Qemalit

Gazetari Ilir Ikonomi ka treguar të pathënat e udhëtimit të Ismail Qemalit drejt Shqipërisë për shpalljen e pavarësisë. Në një...

Aktualitet14:48 - 18 Nentor, 2018

Shkundet Italia/ Regjistrohen lëkundje të forta tërmeti

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë ka goditur gjatë ditës së sotme Italinë. Mësohet se tërmeti është regjistruar rreth orës...

Aktualitet12:26 - 18 Nentor, 2018

Panairi i librit/ KLSH merr pjesë në edicionin e XXI-të

Në datat 14-18 nëntor 2018, Kontrolli i Lartë i Shtetit mori pjesë në edicionin e XXI të Panairit të Librit, në...

Aktualitet10:19 - 18 Nentor, 2018

Panik në Greqi/ Çfarë ka ndodhur në Athinë gjatë natës

Kryeqyteti i Greqisë, Athina ka qenë nën shtetrrethim të plotë gjatë natës. Mësohet se policia ka arrestuar 19 persona gjatë...

Aktualitet22:49 - 17 Nentor, 2018

Ndahen çmimet e letërsisë në Panairin e 21 të Librit

Sot në Panairin e 21-të të librit, një ditë para mbylljes në Pallatin e Kongreseve janë ndarë çmimet e këtij...

Aktualitet22:30 - 17 Nentor, 2018

Presidenti Trump në Kaliforni pas zjarreve shkatërrimtare

Presidenti Trumps ndodhet në Kaliforni për të parë nga afër shkatërrimin e shkaktuar nga zjarret dhe për të takuar njerëz,...

Aktualitet19:30 - 17 Nentor, 2018

U shpall ‘non grata’/ Eurodeputetja qipriote nuk i ndal sulmet ndaj shqiptarëve

Eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous u shpall ‘non grata’ nga qeveria, pas dekaratave antishqiptare në varrimin e 35-vjeçarit, Kostantinos Kacifas. Por...

Aktualitet17:10 - 17 Nentor, 2018

Foto- ‘Tanku’ i Gruevskit/ Ja makina 600 mijë euro për të cilën akuzohet

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, që tashmë ndodhet në arrati është dënuar me dy vite burg, për aferën korruptive të blerjes së...

Aktualitet16:08 - 17 Nentor, 2018

‘Largohet nga Hungaria’/ Zyrtari i lartë tregon vendndodhjen e Gruevskit

Arratisja e ish-kryeministrit Maqedonas, Nikolla Gruevski ka qenë kryefjalë e mediave maqedonase, por jo vetëm. Referuar agjencisë së mediave bullgare...

Aktualitet10:33 - 17 Nentor, 2018

Kasapi: Kur shohim gjendra tumorale në mishin e derrit, e presim dhe ua shesim konsumatorëve

Nëse mendoni se mishi që blini te kasapët është i cilësisë më të mirë, duhet ta mendoni sërish pas deklaratës...

Aktualitet09:07 - 17 Nentor, 2018

CIA zbulon kush urdhëroi vrasjen e gazetarit

Vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi dyshohet të jetë urdhëruar personalisht nga se princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman. Në...

Aktualitet23:01 - 16 Nentor, 2018

Gjykata del kundër Donald Trump/ Riktheni lejen për gazetarin e CNN

Gjykata e Uashingtonit ka urdhëruar Shtëpinë e Bardhë t’i kthejë lejen e hyrjes reporterit të CNN-it, Jim Acosta, pas debatit...

Aktualitet22:25 - 16 Nentor, 2018

Shkrimtarja flet pa dorashka/ Është e tmerrshme të jesh burrë

Shkrimtarja Mimoza Ahmetin ka thënë se është e tmerrshme të jesh burrë. Në një intervistë në studion e emisionit “Provokacija”...

Aktualitet19:52 - 16 Nentor, 2018

Ciceroni ka jetuar në Shqipëri/ Gazetari zbulon banesën e tij

Gazetari Ilir Ikonomi ka postuar në rrjetet sociale një foto të vilës së Esat pashë Toptanit. Krahas kësaj fotoje gazetari...

Aktualitet18:18 - 16 Nentor, 2018

Panairi i librit/ Shqiptarët nuk kanë lekë për të blerë

Panairi i Librit vizitohet çdo nëntor nga mijëra qytetarë. Shumë shkojnë për kureshtje e këtu e kemi fjalën për nxënësit...

Aktualitet16:20 - 16 Nentor, 2018

Berlusconi sërish në telashe/ Zbulohen detaje të tmerrshme nga festat

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi është sërish në telashe. Mediat italiane raportojnë se Berlusconi do dalë sërish përpara gjyqit, këtë herë...

Aktualitet15:15 - 16 Nentor, 2018

Pas dehjes, Junker “lë nam” sërish/ Shfaqet me dy këpucë të ndryshme

Jean Claude Junker, President i Komisionit Europian, prej kohësh është bërë objekt të qeshurash pas veprimeve të çuditshme që bën...

Aktualitet13:44 - 16 Nentor, 2018

Zaev ngre dyshime të forta/ Largimi i Gruevskit arratisje, apo rrëmbim

Pas arratisjes së ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski, ka reaguar paraardhësi i tij kryeministri Zoran Zaev. Në një konferencë për shtyp,...

Aktualitet12:56 - 16 Nentor, 2018

Foto-“ Kur sunduesit grinden”/ Ismail Kadare prezanton në Panair botimin më të ri

Shkrimtari Ismail Kadare ka prezantuar ditën e sotme librin më të ri të tij në Panairin e 21-të të librit,...

Aktualitet12:10 - 16 Nentor, 2018

Ditë e trishtë për muzikën! Këngëtari i njohur ndahet nga jeta

Këngëtari legjendar i muzikës “country” dhe në të njëjtën kohë kitarist, Roy Clark është ndarë nga jeta mbrëmjen e së...

Aktualitet11:58 - 16 Nentor, 2018

Arratia e Nikolla Gruevskit/ LSDM akuza Mickoskit

Pas arratisjes së ish-kryeministrit Maqedonas Nikolla Gruevski, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë i ka bërë liderit të VMRO-DPMNE, Hristjan Mickoski se...

Aktualitet10:44 - 16 Nentor, 2018

Video-Tragjedi në Kaliforni/ 631 të zhdukur, 65 të vdekur nga zjarret

Rreth 65 persona kanë humbur jetën, ndërsa 631 të tjerë konsiderohen të zhdukur si pasojë e zjarreve masive në Kaliforni.-raporton...

Aktualitet09:08 - 16 Nentor, 2018

Arratisja e Gruevskit/ Mali i Zi e pranon, ka dalë në datën 11 nëntor

Pas autoriteteve shqiptare, edhe ministria e Brendshme e Malit të Zi e pranoi se ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski, ka hyrë...

Aktualitet20:12 - 15 Nentor, 2018

May zotohet se do të luftojë për planin e saj të Brexitit

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë në një konferencë për media se pavarësisht vendimeve të vështira, një draft marrëveshje për...

Trending

Read previous post:
Video- Makina hyn në mes të turmës/ 11 persona humbin jetën, dhjetra të tjerë plagosen

Një makinë u fut brenda një turme njerëzish duke vrarë të paktën 11 vetë dhe plagosur 44 të tjerë. Ngjarja...

Close