Kaq e veçantë!/ Elita Rudi dhe Gjiko tregojnë ftesat e dasmës – CNA
Connect with us

Kryesore Show Biz

Kaq e veçantë!/ Elita Rudi dhe Gjiko tregojnë ftesat e dasmës

Publikuar

-

21 shtatori do të jetë dita më e rëndësishme për këngëtarin e njohur Gjiko dhe moderatoren Elita Rudi, të cilët do t’i japin fund beqarisë.

Ata janë munduar që ta mbajnë sa më sekrete këtë dasmë, por pas vendit përrallor ku do të mbajnë ceremoninë, tashmë “Prive” ka zbuluar ftesën e çiftit i cili pritet të kurorëzojë dashurinë në restorantin White Garden Events, i cili gjendet në Prishtinë-Ferizaj.

Vendimi për tu martuar erdhi menjëherë pas lajmit se Elita është në pritje të ëmbël. Ajo nuk e ka konfirmuar asnjëherë zyrtarisht edhe pse foto të ndryshme në publikuara në Instagram e kanë konfirmuar.

Kryesore Show Biz

Kërkohet nga shtëpitë më të mëdha diskografike/ Këngëtari shqiptar promovon Shqipërinë në klipin e tij

Publikuar

-

Këngëtari shqiptaro-amerikan Big Cruz është një nga emrat më të rinj të tregut muzikor. Edhe pse që në moshë të vogël ka emigruar jashtë Shqipërisë, nuk e ka harruar kurrë vendlindjen e tij.

Big Cruz është rikthyer në Shqipëri për të xhiruar klipin e këngës më të re të tij në bregdetin e jugut. Ka zgjedhur pikërisht vendin e tij për ta promovuar kudo nëpër botë.

Pas përfundimit të xhirimeve ai është larguar sërish për në Amerikë ku po shqyrton edhe ofertat që po i jepen nga kompanitë e mëdha muzikore në botë.

Aktualisht janë 3 kompani muzikore botërore që presin ta marrin në menaxhim artistin shqiptar. Një prej tyre është “Roc Nation” kompania e cila drejtohet nga Jay Z. Tjetra është “Universal Music Group, Republic Records” kompania që ka në menaxhim Justin Bieber, Rihann-en, Lady Gaga e sbumë artustë të tjerë. Ndërsa “Warner Brothers Music Group” është në pritje të një përgjigjeje pozitive nga ana e Big.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Morena Taraku publikon këngën më të re/ Reagon këngëtari me famë botërore

Publikuar

-

Këngëtarja nga Kosova, Morena Taraku, ditën  e djeshme ka publikuar kënëgn e saj më të re të titulluar “Swag”.

Në tekstin e këngës flitej për jetën luksoze që bën këngëtarja si dhe thumbonte koleget e saj.

Të shumtë janë ata që e kanë pëlqyer dhe e kanë klikuar këngën. Një ndër ta ishte dhe këngëtari me famë botërore Jason Derulo, i cili duket se e ka pëlqyer shumë këngën e Morenës pasi ka lënë në koment dy “emoji flakë”.

Le të kujtojmë se prej vitesh këngëtarja është zhvendosur dhe jeton në Turqi, ku është vlerësuar edhe me çmime në disa evente të rëndësishme muzikore.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Manjola Nallbani krenare për vajzën/ Tregon arritjet e suksesshme të saj

Publikuar

-

Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare Manjola Nallbani shpesh herë i tregon me krenari sukseset e vajzave të saj.

Së fundi Manjola ka zbuluar një nga arritjet e vajzës së saj të vogël Sindit, e cila ka përfunduar me sukses studimet në shollën 9 vjeçare dhe madje me fletë lavdërimi.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Manjola Nallbani me anë të një fotoje në Instagram ku shihet vlerësimi që ka marrë Sindi.

Kjo gjë e ka lumturuar pafund Manjolën, ndaj ajo nuk ka ngurruar ta shprehë gjithë krenarinë publikisht. “Se ti të shton jetën”, ka shkruar këngëtarja bashkëngjitur fotos shoqëruar me figurën e një diamanti.

Vajza e vogël e këngëtares ka treguar se është shumë e talentuar dhe një vajzë tepër e zgjuar. Në nëntor të vitit të kaluar në panairin e librit, Sindi prezantoi librin e  saj të dytë.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending