Ish-ylli i Interit dhe Arsenalit/ Heroi që ka shpëtuar 542 jetë – CNA
Connect with us

Aktualitet

Ish-ylli i Interit dhe Arsenalit/ Heroi që ka shpëtuar 542 jetë

Publikuar

-

Ish-sulmuesi i Interit, Nwankwo Kanu, ka thënë se fondacioni i tij i ka shpëtuar 542 jetë pasi e ka shpjeguar se si problemi i tij kardiak e ka inspiruar që t’i shpëtojë të tjerët.

Ai qëndroi tek Interi për tre vite, gjatë periudhës 1996 deri më 1999, mirëpo nuk luajti shumë për shkak të problemit që kishte në zemër, dhe pas operimit që bëri, filloi të luajë më shumë, dhe njihet më shumë për kohën që ishte tek Arsenali dhe klubi i tij i fundit, Portsmouthi.

“I kemi shpëtuar 542 jetë”, tha Kanu për The Guardian.

“Por ne vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ne kemi bashkëpunuar me spitale, kemi bërë kontrollet, kemi biseduar me prindërit, ne i kemi edukuar fëmijët dhe pastaj i kemi dërguar në vendet e ndryshme për t’i operuar”.

LEXO EDHE:  City fiton derbin e Manchesterit/ Arsenali nuk shkon më shumë se barazimi ndaj "Ujqërve"

“Qëllimi i këtij fondacioni është që t’i ndërtojmë spitalet kardiake në Afrikë, duke filluar në Nigeri. Do të ishte pastaj më e lehtë”.

“Si futbollist fiton trofe dhe kjo është e mirë. Por kjo është diçka më shumë”.

“Unë e di ndjenjën e dhimbjes si një i rritur, pra imagjinoni se si është për fëmijët. Është e vështirë për ta që ta përballojnë dhimbjen”.

Ish-ylli i Nigerisë i ka fituar tre tituj të ligës holandeze, Eredevisies dhe një Ligë të Kampionëve me Ajaxin, po ashtu edhe Kupën e UEFA-s me Interin dhe dy Premierliga me Arsenalin, para se ta mbyllte karrierën e tij e West Bromwichin dhe Portsmouthi. /CNA.al

Aktualitet

Arrestimi i pedagogut trafikant droge jehonë në mediat italiane/ Çfarë shkruhet për zyrtarin e Bashës

Publikuar

-

By

Arrestimi i pedagogut të Fakultetit Ekonomik Dritan Shoraj ka bërë jehonë edhe në mediat italiane.

“Ansa” ka raportuar se roli i Shorajt në organizatën kriminale, ishte sigurimi i drogës në Shqipëri kryesisht marihuanë dhe më pas transportin detar drejt territorit italian.

Më tek jo media italiane ka shkruar se urdhri i arrestit ndaj Shoraj është lëshuar në kuadër të operacionit “Pineta”, i realizuar përgjatë viteve 1998-2000.

Në ato vite ky operacion çoi shpërbërjen e një organizate kriminale italo-shqiptare si dhe nga Afrika e Veriut.

128 persona u dënua, të gjithë të specializuar në importimin, trafikimin dhe shitjen e drogës në vendpushimet turistike të verilindjes, por Shoraj i shpëtoi drejtësisë në ato vite.

LEXO EDHE:  City fiton derbin e Manchesterit/ Arsenali nuk shkon më shumë se barazimi ndaj "Ujqërve"

Ndërsa CNA.al ka  raportuar gjatë këtyre dy ditëve se Shoraj ka qenë zyrtar i lartë i Bashës dhe se ka qenë prezent në çdo takim të tijin./ CNA.al

Në kërkim për trafik droge/ Arrestohet i shumëkërkuari

Fotot ekskluzive/ Kush është pedagogu i arrestuar, që Basha e bëri drejtues të lartë në PD

Video-‘Doni luftë, luftë do keni’/ Pamjet e pedagogut trafikant droge në krah të Bashës

Foto ekskluzive- Bashkëpunëtori i Bashës, trafikant droge/ CNA.al sjell të tjera detaje

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kush është shkaku i gënjeshtrës dhe si mund të çlirohemi prej saj ?

Publikuar

-

By

*Nga Miron Çako 

Gënjeshtra pavarësisht se i ka “këmbët e shkurtra” dhe “hundën e gjatë”, domethënë nuk shkon gjatë edhe nuk do mbetet pa u zbuluar, përsëri njerëzit e përdorin dhe nuk heqin dorë prej saj.

Gënjeshtra shprehet me fjalë,me shkrim,me qëndrim, por edhe me veprime. Njerëzit gënjejnë sepse duan t’i shmangen një turpërimi, qortimi apo një ndëshkimi, apo për shaka. Kur gënjeshtra bëhet zakon  atëherë ajo kthehet në pasion të papërmbajtur edhe individi shëndrohet në një gënjeshtar, mashtrues patologjik.

Jetojmë në një kohë kur pavarësisht moshës edhe statusit pothuajse të gjithë njerëzit gënjejnë, si fëmijët-prindërit, prindërit-fëmijët, partnerët dhe bashkëshortët, po ashtu vëllezërit, miqtë, shokët njëri-tjetrin, etj. Gënjeshtra përdoret nga të të gjithë shtresat e statusit shoqëror, që nga pushtetari më i lartë deri tek qytetari më i thjeshtë, po ashtu në çdo fushë të shoqërisë. Kemi gënjeshtra politike, ekonomike, historike madje edhe religjoze.E gjithë kjo kakofoni të jep idenë se gënjeshtra është mëse e natyrshme edhe pa atë nuk mund të bëjmë përpara si shoqëri njerëzore.

Dr. Leonard Sakse, Ph.D. një ekspert i poligrafisë dhe profesor i psikologjisë në Universitetin Brandeis, thotë: “Gënjeshtra ka qenë prej kohësh një pjesë e jetës së përditëshme, nuk kemi mundur të kalojmë ditën pa u mashtruar.”

Bella DePaulo, Ph.D. psikologe në Universitetin e Virxhinias, konfirmon pohimin e Nietzçes se: “gënjeshtra është një kusht i jetës”. Në vitin 1996, De Paulo dhe kolegët e saj morën në studim 147 njerëz  të moshës  nga 18 deri 71 vjeç dhe mbajtën në  një ditar  të gjitha gënjeshtrat që ata i thanë gjatë një jave. Eksperimenti tregoi se shumica e atyre njerëzve, gënjyen një herë ose dy herë në ditë edhe më shumë,më shpesh seç mund të hapnin figoriferin edhe të lanin dhëmbët.

Gënjeshtra me të gjithë shumëllojshmërinë e saj është e dëmshme në radhë të parë për atë që gënjen, ashtu siç thotë  fjala e urtë: “ Dëshmitari  gënjeshtar nuk do të mbetet pa qortim dhe ai që gënjen nuk do t’i iki dënimit”( Fjalët e urta19: 3). Qortimi është në radhë të parë në aspektin psikologjik dhe moral, domethënë, vrasje ndëgjegje,ose turpërimi, përçmimi, apo veçimi nga shoqëria, por edhe një dënim penal nga kodi i të drejtës civile, në rastin kur gënjeshtari dëmton integritetin, jetën e të tjerëve, ose cënon shoqërinë.

Sipas studimeve gënjeshtra dëmton shëndetin fizik edhe mendor të atij që gënjen, sepse nga frika e vazhdueshme se mos i zbulohet gënjeshtra, ai është në gjendje të vazhdueshme stresi, me dhimbje koke, gjendje ankthi, pagjumësi që kthehet në lodhje mendore deri në neoroz. Kur gënjeshtra bëhet e pamenaxhueshme atëhere ajo bëhet një problem mendor patologjik. Gënjeshtra patologjike e quajtur edhe mitomania, është një sjellje e vazhdueshme e gënjeshtrave, ose një gjendje mendore e pandreqshme. Mitomania mund të jetë e pranishme në problemet mendore siç janë ç’regullimit e personalitet, çregullimi bipolar, apo skizofrenia. Disa psikiatër dallojnë të sëmurët mendor nga gënjeshtarët patologjike, ndërsa të tjerë i konsiderojnë të barazvlefshëm. Ajo u përshkrua për herë të parë në literaturën mjekësore në 1891 nga Anton Delbrueck. Gënjeshtrat patologjike janë faktori një, në Listën e Kontrollit të Psikopatisë (PCL).

Megjithëse ne si shoqëri e civilizuar përpiqemi të jemi të edukuar edhe të orientuar moralisht, për të mos gënjyer duke u mësuar se gënjeshtra është e keqe dhe se gjithmonë është më mirë të thuash të vërtetën, përsëri në përgjithësi shoqëria e inkurajon dhe madje shpërblen gënjeshtrën ose mashtrimin. Njerëzit e suksesshëm sot në shumicën e rasteve janë ata që gënjejnë më tepër se të tjerët, madje me paturpësi. Gënjeshtra është bërë pjesë përbërëse e disa  profesioneve si: e tregtarit, avokatit, gazetarit dhe sidomos i politikanit.Pavarësisht se politika quhet: “arti i së mundshmes” nga politikani gënjeshtar kthehet “në artin e gënjeshtrës”.Politikani gënjeshtar ka sukses në fushatën elektorale, sepse  në shoqërinë ku gënjeshtra është pasion i justifikuar, publiku zakonisht nuk dëshiron të dëgjojë të vërtetën, por dëshiron të dëgjojnë atë që duan të dëgjojnë, një gënjeshtër të stërholluar, ashtu si thuhet:“më gënje se më vjen mirë”.

Shoqëria njerëzore sado po emancipohet përsëri nuk po çlirohet dot nga gënjeshtra, përkundrazi fenomeni i gënjeshtrës është gjithnjë në rritje edhe kjo gjendje kondrandiktore vërteton fjalët profetike të apostull Pavlit për njerëzit e kohës së fundit: “Por njerëzit e këqinj dhe mashtrues do të shkojnë keq e më keq duke gënjyer edhe duke u gënjyer vetë”( 2 Timotheut 3-13)”. Kjo profetësi tregon se njerëzit do të jepen kaq shumë mbas gënjeshtrës,sa do t’i besojnë edhe vetë gënjeshtrat e tyre. Mund të themi se sot kemi një brez gënjeshtar patologjikisht të pashërueshëm. Shkrimi i Shenjtë na thotë se gënjeshtra do të rritet në mënyrë progresive si ajo,ekonomike,politike,historike,kulturore dhe religjoze dhe do të vij një kohë që do të bëhet mbisunduese dhe globale, në kohën e antikrishtit i cili do gënjejë pothuaj të gjithë njerëzit, që do ta besojnë dhe adhurojnë si njeriu-perëndi. Ai pritet të shfaqet pak para ardhjes së dytë të Zoti Jisu Krisht në botë : “Atëherë do të shfaqet ky i paudhë, të cilin Zoti do ta shkatërrojë me hukatjen e gojës së tij dhe do ta asgjësojë me të dukurit e ardhjes së tij.Ardhja e atij të paudhi do të bëhet me anë të veprimit të satanit, bashkë me çudira, shenja dhe mrekullish të rreme,dhe nga çdo mashtrim ligësie për ata që humbin, sepse nuk pranuan ta duan të vërtetën për të qenë të shpëtuar.” (2 Thesal 2:8-10)

Kush është shkaku i gënjeshtrës?

Çdo gjë në këtë botë si edhe në aspektin psikologjik funksionon sipas parimit shkak- pasojë. Edhe gënjeshtra si një problem psikologjik e ka shkakun e saj. Shumë njerëz të shquar përgjat shekujve si filozof, moralist, fetar, artist, psikolog, shkencëtar janë shprehur për gënjeshtrën, por asnjëri prej tyre nuk na jep qartë shkakun e gënjeshtrës. Shkakun e gënjeshtrës ka zbuluar vetëm Jisu Krishti i Biri Perëndisë –Biri I Njeriut, i cili tha për vetveten:“Unë jam e vërteta” (Joani 14:6). Jisu Krishti shkakun e gënjeshtrës e gjen tek djalli. Ai i drejtohet me këto fjalë qortuese atyre që kundërshtonin të vërtetën e Tij dhe ngjiteshin mbas gënjeshtrave :”Ju jeni nga djalli, që është ati juaj dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj,ai është njeri vrasës që nga fillimi dhe nuk qëndroi në të vërtetën,sepse në të nuk të vërtetë.Kur thotë gënjeshtra,flet nga vetë vetja,sepse është gënjeshtar dhe ati i gënjeshtrës”  (Jaoni 18:44)

Sipas Shkrimit të Shenjtë engjëll Eusfori i cili më vonë u quajt djalli (gënjeshtari) nga vetëpëlqimi e krijoj në fillim gënjeshtrën brenda vetes, duke besuar: “se ishte i barabartë me Perëndinë”. Ai gënjeu edhe disa engjëj të tjerë të cilët u kthyen në demon (engjëj të rënë) sepse i besuan djallit që i gënjeu: “do t’ju çoj në horizonte më të larta shpirtërore, se nga ato që u ka vendosur Perëndia ”. Së fundi djalli gënjeu edhe çiftin e parë njerëzor Adamin –Eva në kopshtin e Edenit: “se ata do të bëheshin perëndi duke ngrënë frutin e ndaluar nga pema e të mirës dhe të së keqes”. (Zanafilla, kapitulli: 3)

Kur çifti i parë e pranoj gënjeshtrën, atëhere kjo energji negative e djallit u injektua brenda psiqikës së  njeriut,që në embrion e tij, ashtu  si psalmisti thotë: “ Këta të pabesë janë prishur që në barkun e nënës; këta gënjeshtar kanë marrë rrugë të keqe që në lindje.” (Psal 58:3-4)

LEXO EDHE:  City fiton derbin e Manchesterit/ Arsenali nuk shkon më shumë se barazimi ndaj "Ujqërve"

Sipas doktrinës së krishterë njeriu gënjen se lind mëkatar,ai sapo mëson të flasë nxitet nga brenda të gënjejë dhe sa më shumë rritet aq më shumë gënjen. Këtë fakt e vërtetojnë edhe eksperimente të bërë nga psikologët, që cilët vërtetojnë se tek fëmijët nga mosha 2 deri në 7-8 vjec, ka një rritje progresive të gënjeshtrës deri në 100%.Kjo tendencë në rritje për gënjeshtrën tek fëmijët për disa psikolog nuk është aspak shqetësuese dhe se  prindërit nuk duhen të shqetësohen sepse sipas tyre; “gënjeshtrat tek fëmijët janë tregues të aritjeve dhe aftësive sociale për vetveten, ose për të lexuar mendjen e tjetrit”.

Madje për psikologët disa gënjeshtra të quajtura “të bardha” shikohen si të dobishme për të rregualluar mardhëniet midis njerëzve, si psh ato që thuhen në çift. Ata mbështeten tek ky kostatim edhe tek pyetja që bëri filozofi gjerman Emanuel Kannti (1724 -1804): “Cfarë do të bënit, nëse dikush që është duke vrapuar pranë jush me një armë në dorë, ju pyet nëse ka kaluar dikush më parë dhe çfarë drejtimi ka marë? Po të them të vërtetën kjo mund të rezultojë në vdekje ose plagosje të rëndë, kurse gënjeshtra mund ta shpëtoj jetë, dhëmbshuria duhet të fitojë ndaj ndershmërisë”.

Duhet të pranojmë se pyetja e Kantit pë ta justifikuar gënjeshtrën është një rast relativ edhe jo absolut. Kjo pyetje e Kantit na bën të mendojmë se e vërteta duhet thënë me dallim,aq sa ajo nuk dëmton jetën e tjetrit,ashtu si dhe Krishti porositi nxënësit e tij kur i dërgoi dy e nga dy për t’ju thënë të vërtetën njerëzve :“Ja, unë po ju dërgoj si dele në mes të ujqërve; jini, pra, të mënçur si gjarpërinjtë dhe të pastër si pëllumbat.”(Mateu 10:16 ).

Por mençuria për të thënë të vërtetën me dallim ose nevoja e një gënjeshtre “të bardhë” në raste të veçanta,për të shpëtuar jetën e tjetrit , nuk e justifikon aspak zakonin e gënjeshtërs që ka si thelb mashtrimin ndaj tjetrit dhe për më tepër ka si shkak dhe krijues djallin, i cili zakonin e gënjeshtrave të  “bardha”, të padëmbshme, do ta shfrytëzojë dhe shpejt do t’i bëjë të zeza dhe të dëmshme.

Si mund të çlirohemi nga gënjeshtra?

Që të largohet gënjeshtra me gjithë pasojat e saj duhet të largohet shkaku i saj, domethënë djalli. Njeriu që lind dhe rritet mëkatar i vetëm nuk mund ta bëjë këtë gjë,por me ndihmën Perëndisë nëpërmjet Jisu Krishtit të Birit të Perëndisë, po, sepse: “Kush kryen mëkat është nga djalli, sepse djalli mëkaton nga fillimi; prandaj është shfaqur Biri i Perëndisë: për të shkatërruar veprat e djallit.”(1 Joanit 3:8 ).

Pamundësinë tragjike të njeriut për tu liruar vetë nga gënjeshtra dhe ç`do mëkat tjetër që ndodhet brenda psiqikës së tij injektuar nga djalli,na e shpjegon sinqerisht dhe shumë qartë apostull Pavli: “Edhe, në qoftë se bëj atë që nuk dua, s`jam më vetë ai që e bëj, por është mëkati që banon në mua. Unë, pra, po zbuloj këtë ligj: duke dashur të bëj të mirën, e keqja gjindet në mua. Në fakt unë gjej kënaqësi në ligjin e Perëndisë sipas njeriut të brendshëm, por shoh një ligj tjetër në gjymtyrët e mia, që lufton kundër ligjit të mendjes sime dhe që më bën skllav të ligjit të mëkatit që është në gjymtyrët e mia. Oh, njeri i mjerë që jam! Kush do të më çlirojë nga ky trup i vdekjes? I falem nderit Perëndisë me anë të Jezu Krishtit, Zotit tonë”.(Romakëve kap 7 :20-25)

Jisu Krishti zbriti nga qielli dhe si Perëndi-Njeri e mundi djallin (gënjeshtarin) në teritorin e tij në botën e mëkatit, duke u thënë  gjithmonë të vërtetën njerëzve dhe duke vdekur vullnetarisht në kryq, për të shlyer mëkatet e tyre, një ndër to edhe gënjeshtrat. Ai që bashkohet me Krishtin me anën e besimit nëpërmjet Misterit të  Pagëzimit:“Sepse të gjithë ju që jeni pagëzuar në Krishtin, Krishtin keni veshur”(Galatasve 3:27), i falen mëkatet dhe fryma gënjeshtare e djallit që banon brenda tij largohet. Ai besimtar që kërkon të pagëzohet në Kishën Orthodhokse pyetet në lirinë e tij: “E mohon satanan e gjithë adhurimin dhe veprat e tij” i kthyer nga perëndimi simboli i erësirës përgjigjet: “e mohoj” dhe pastaj i kthyer nga lindja simbol i dritës, pyetet përsëri “e beson Jisu Krishtin si Zot dhe Perëndi” dhe përgjigjet: “e besoj dhe i falem si Zot edhe Perëndi”. I sapo pagëzuari në Krishtin, nëpërmjet Misterit të Mirosjes mbushet me Shpirtin e Krishtit, me fuqinë për të thënë të vërtetën, ashtu si Krishti u tha apostujve :”E kur të vijë Ai, Fryma e së vërtetës, ai do t’ju prijë në çdo të vërtetë”( Joani :1-13)

Prandaj apostull Pavli i çliruar nga pasioni i gënjeshtrës  u thotë besimtarëve më Krishtin: “Prandaj, duke e lënë mënjanë gënjeshtrën, secili t`i thotë të vërtetën të afërmit të vet, sepse jemi gjymtyrë, njeri me tjetrin.”(Efesianve 4:25)

Ata besimtar që mbas pagëzimit tundohen nga fryma gënjeshtare edhe përsëri u rrëzuan në gënjeshtrën për shkak të dobësis së tyre, duhet të lirohen sa më shpejt nga e keqja e saj nëpërmjet Misterin të Pendim –Rrëfimit,ashtu si apostull Joani thotë:” Po ti rrëfejmë mëkatet tona,Ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi,…Kemi një avokat tek Ati,Jisu Krishtin të drejtin .“( 1 Joanit: 1;9- 2 ;1)

Kurse apostull Pjetri iu thotë njerëzve: “ kush do të dojë jetën edhe të shohë ditë të mira, le të ruajë gojën e tij nga e keqja dhe buzët e tij nga e folura me mashtrime”(Pjetri 1: 3-10)

Në të kundërtën ai njeri që do mbetet në rethin vicioz të vesit të gënjeshtrës dhe nuk dëshiron të çlirohet me ndihmën e Krishtit, i cili thotë: “sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë.”(Joani 15:5) , jo vetëm nuk do të përfitojë prej gënjeshtrës , por në të kundërtën shpejt do të dëmtohet prej saj, si psikologjikisht me vrasje  ndërgjegje, sëmundje mendore, përçmim dhe veçim nga shoqëria, ose ndjekje penale, por mbi të gjitha do të ketë mbi vetë zëmërimin e Perëndisë, që thotë: Mos gënje”(Eksodi 20:16)  sepse : “Buzët gënjeshtare janë të neveritshme për Zotin.”(Proverbat 12:22)

Në qoftë se dikush nuk do ta largojë gënjeshtrën dhe do të mbetet i bashkuar me atë deri në fundin e jetës, atëhere mbas vdekjes me shpirt edhe mbas ngjalljes të vdekurve edhe me trup do të përfundoj në vendin e dënimit të përjetëshëm, ku do hidhet djalli “ati i gënjeshtrës” dhe antikrishti si na thuhet tek  Zbulesa: “Atëherë djallin që i kishte mashtruar, do ta hedhin në liqenin e zjarrit e të squfurit, ku janë bisha dhe profeti i rremë; dhe do të mundohen ditë e natë në shekuj të shekujve.”(Zbulesa 20:10)“ “Kurse ….dhe gjithë gënjeshtarët, pjesa e tyre do të jetë në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur, që është vdekja e dytë.” (Zbulesa 21:8)

*Përgjegjësi i Zyrës Katekizmit pranë Kryepiskopatës KOASH Tiranë

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nga Andi BUSHATI/Sandër Lleshi si një PPP banale

Publikuar

-

By

Pavarësisht se u mvesh me petkun hijerëndë të një debati konstitucional, ajo që përplasi Ramën me Metën po rezulton të ketë qenë një akt banal i rilindjes. Ajo nuk ka sharmin e një precedenti, nëse kreu i shtetit ka kompetenca ti rrefuzojë anëtarët e kabinetit të një shumice të zgjedhur me votë; ajo nuk ka as seriozitetin e debatit mes juristësh me pikpamje të ndryshme; ajo nuk evokon as aspiratat demokratike të balancimit mes pushteteve.

Ajo është thjeshtë një shenjë më shumë që na tregon mënyrën se si qeveris Edi Rama.

Korespondenca e sotme e shkëmbyer mes Ramës dhe Metës e tregoi hapur këtë gjë.

Aty fillimisht dallohet qartë se Presidenti e ka refuzuar dekretimin e parë të kandidaturës për ministër të Brendëshëm thjeshtë për faktin se ai ishte gjeneral ende në detyrë. Dhe meqë kushtetuta jonë e pengon që një anëtar kabineti të kryejë edhe detyra të tjera (shiko këtu poshtë/lapsi.al) kreu i shtetit nuk e ka firmosur atë.

Debati Rama – Meta/ Si lexohet dhe kujt i jep të drejtë Kushtetuta? 

Por, pas letrës publike të Metës është tejet interesante të lexohet kundërpërgjigja e Ramës. Ai që e akuzoi vëllain e tij armik se po shkelte hapur kushtetutën, në përgjigjen e sotme është tërhequr ndjeshëm. “As unë as ti nuk jemi juristë” thotë në mënyrë të divulguar Rama, duke pranuar se ekspertët ligjorë të kryeministrisë bëjnë një interpretim të ndryshëm nga ata të presidencës.

Pra, pasi e akuzoi Metën për një krim madhor –shekeje kushtetute- ai tani si pa të keq thotë se ende nuk i dihet kush ka pasur të drejtë.

Por më e bukura vjen më pas. Ajo qëndron te zgjidhja që ofron Rama.

LEXO EDHE:  City fiton derbin e Manchesterit/ Arsenali nuk shkon më shumë se barazimi ndaj "Ujqërve"

Me pak fjalë ai thotë. “Unë ndryshe nga presidenti nuk e pranoj që Lleshi ka qenë ushtarak ende në detyrë, por kjo s’ka problem. Ai le të japë dorëheqjen si gjeneral dhe Meta ti hapë rrugën për ministër”.

Dhe mbi këtë logjikë absurde, ai e detyroi edhe kandidatin për ministër të brendëshëm, – që në Opinion shprehu një adhurim të pakufishëm për shefin e vet – të shkruajë letrën më absurde që mund të bëjë një zyrtar: atë të dorëheqjes nga një gjë që nuk pranon se ka qenë.

Pra e thënë shkurt: qëllimi justifikon çdo mjet.

Eshtë pikërisht ky lloj të arsyetuari që na tregon për mënyrën kriminalisht sipërfaqësore me të cilën e drejton shtetin Edi Rama. Ajo nuk ka lidhje as me një debat konstitucinalistësh as me përkufizimin e vijave ndarëse mes institucioneve.

Mënyra se si Rama do të zgjidhi emërimin e Sandër Lleshit për ministër, i ngjan metodave që ai përdor për të grabitur me koncesionet dhe PPP-të.

Ajo është njësoj me mendësinë: na duhet toka publike e teatrit për kulla, hajde bëjmë një ligj special që e tejkalon kuadrin ligjor; na duhet të grabisim toka në bregdet, hajde shpallim investitorë strategjikë; na duhet t’i japim klientëve tanë Check –Upin apo inceneratorët, hajde bëjmë një garë pa konkurentë.

Pra në thelb, ajo është një përdhosje e çdo ligji dhe rregulli vetëm e vetëm për të mbërritur tek synimi.

Prandaj të gjithë ata që janë ekzaltuar se po bëheshin dëshmitarë të një debati sqimëtar dhe me peshë, sërisht do mbeten të zhgënjyer. Sepse në gjenezë ai u prodhua nga po ai njëjti Ramë, tërësisht banal si gjithmonë.

©Lapsi.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet13:50 - 12 Nentor, 2018

Regjistrohen dy lëkundje të forta në Jon, tërmete të shkallës së lartë

Gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm, në detin Jon janë regjistruar dy tërmete. Të dhënat nga Shërbimi Europian i Gjeodezisë,...

Aktualitet12:46 - 12 Nentor, 2018

14 pyetjet për dekretimin e Lleshit/ Rama i përgjigjet dhëmbë për dhëmbë Metës

Pas publikimit të 14 pyetjeve drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes, lidhur me dekretin e gjeneral Sandër Lleshit nga presidenti Ilir Meta,...

Aktualitet10:37 - 12 Nentor, 2018

Video-E ngatërrojnë me gruan e Macron/ Shihni si reagon Merkel

100 vjetori i përfundimit të Luftës së Parë Botërore ka mbledhur në Paris shumë personalitete botërore. Por, veç festimeve dhe...

Aktualitet22:48 - 11 Nentor, 2018

Paqja arrihet me kompromis/ Merkel mesazh botës nga Parisi

Në 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi se kishte konflikte të...

Aktualitet20:59 - 11 Nentor, 2018

“Ma hiqni qesen nga koka se po mbytem”, zbulohen fjalët e fundit të gazetarit të vrarë

Një regjistrim audio brenda konsullatës së Arabisë në Stamboll, ku gazetari i Arabisë Saudite, Jamal Khashoggi hyri dhe u vra...

Aktualitet19:50 - 11 Nentor, 2018

Foto- Koreja e Jugut dhuratë për Kim Jong Un/ I dërgon 200 tonë mandarina

Pas marrëveshjes për dhënien fund të armiqësisë në Gadishullin Korean, Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae In dërgoi sot...

Aktualitet16:18 - 11 Nentor, 2018

Merkel takohet me Vuçiç/ Thirrje për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi

Në kuadër të ceremonive të shënimit të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në Paris, kancelarja gjermane Angela...

Aktualitet16:07 - 11 Nentor, 2018

“Të luftojmë për paqe”/ Macron thirrje të fortë 70 liderëve botërorë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka mirëpritur rreth 70 liderë botërorë sot në Paris, të cilët morën pjesë në ceremoninë...

Aktualitet14:38 - 11 Nentor, 2018

Interi turpërohet nga Atalanta/ Shënon edhe mbrojtësi i kombëtares tonë

Atalanta fitoi 4-1 Interit, në ndeshjen e javës së 12-të, duke dhuruar një paraqitje mjaft të mirë, edhe pse në...

Aktualitet08:54 - 11 Nentor, 2018

Foto-Pamje apoliptike/ Arrin në 25 numri i viktimave nga zjarret në Amerikë

Numri i viktimave nga zjarret në Kaliforni, në Amerikë ka shkuar në 25. Mediat amerikane raportojnë se 14 trupa të...

Aktualitet22:44 - 10 Nentor, 2018

‘Letrat e mia kredenciale’/ Mustafaj sjell librin e tij të ri

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ka njoftuar se në panairin e librit të këtij viti do të jetë edhe libri...

Aktualitet22:31 - 10 Nentor, 2018

Zjarri në Amerikë/ Shkon në nëntë numri i viktimave

Numri i viktimave nga zjarri masiv që ka shpërthyer në veri të Los Anxhelosit në Amerikë ka shkruar në nëntë....

Aktualitet22:18 - 10 Nentor, 2018

U akuzua për falsifikim dokumentesh/ Kryebashkiakja e Romës shpallet e pafajshme

Gjykata e Romës ka shpallur të pafajshme kryetaren e bashkisë së Romës, Virginia Raggi për akuzat e falsifikimit të akteve...

Aktualitet20:31 - 10 Nentor, 2018

Histori/The day after – Lufta e Parë Botërore

Armët e Luftës së I Botërore, makinerisë vdekjeprurëse të shekullit 20-të, heshtën si pasojë e armëpushimit në Compiegne pranë Parisit...

Aktualitet20:17 - 10 Nentor, 2018

Histori/Revolucioni i mbetur në vend numëro

Gjermanët janë thirrur të kujtojnë historinë; jo me një aplikacion në celular, e as me ekspozita nëpër muze, por me...

Aktualitet20:10 - 10 Nentor, 2018

Presidenti Trump fillon vizitën në Paris me sulm ndaj Macronit

Ende pa mbërritur mirë në Paris, presidenti amerikan Trump ka sulmuar nikoqirin Macron. Presidenti amerikan kundërshton idenë e Macronit për...

Aktualitet19:58 - 10 Nentor, 2018

HISTORIA / Si u bë Arabia Saudite aleate e Amerikës?

KUR NISI ALEANCA? Marrëdhënia shkon pas në kohë në fundin e viteve 1930, menjëherë pasi Abdul Aziz ibn Saud konsolidoi...

Aktualitet10:11 - 10 Nentor, 2018

Mendoi se ishte kukull, peshkatari shpëton rastësisht fëmijën 18-muajsh në mes të oqeanit

Një peshkatar nga Zelanda e Re ka shpëtuar një djalë 18-muajsh nga oqeani, në një incident të përshkruar si një...

Aktualitet09:57 - 10 Nentor, 2018

Video shokuese-E njoftuan se i kishin vrarë vajzën/ Deputetja shpërthen në ulërima e lot në parlament

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku vajza e një deputetje është qëlluar nëntë herë me armë zjarri,...

Aktualitet09:18 - 10 Nentor, 2018

Zjarret në Kaliforni/ Rëndohet bilanci i viktimave

Zjarri masiv që ka shpërthyer në very të Los Anxhelosit, i cili po avancon edhe më tepër për shkak të...

Aktualitet20:36 - 9 Nentor, 2018

Dita e fotografisë Gjon Mili në Korçë/ Flet kuratori Osman Demiri

Në qytetin e Korçës, më 24 nëntor, do organizohet ” Dita e Fotografisë Gjon Mili”. 30 fotografë nga vendet e...

Aktualitet20:16 - 9 Nentor, 2018

Ekstremistët u shpallën ‘non grata’/ Reagon Minisria e Jashtme e greqisë

Pasi Shqipëria shpalli “non grata” 52 ekstremistët pas ngjarjeve të djeshme në Bularat, gjatë ceremonisë funerale për Konstantinos Kacifas, ka...

Aktualitet16:59 - 9 Nentor, 2018

Panik në Amerikë/ Shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhen në panik, pasi zjarre masive kanë përfshirë Kaliforninë. Mësohet se më shumë se 1.000...

Aktualitet19:59 - 8 Nentor, 2018

Manfred Weber synon të vihet në krye të Komisionit të BE-së

Sot  Partia Popullore Europiane vendos në Helsinki se cili do të jetë kandidati kryesor i saj në zgjedhjet e majit...

Aktualitet19:55 - 8 Nentor, 2018

SHBA, bashkëpunim apo rivalitet pas zgjedhjeve

Relievi politik ndryshoi këtë javë në Uashington pas rezultatit të zgjedhjeve për Kongres. Demokratët e opozitës kanë fituar shumicën në...

Aktualitet19:19 - 8 Nentor, 2018

Presidenti Trump nderon viktimat e komunizmit

Presidenti amerikan, Donald Trump shprehu të mërkurën në mbrëmje nderimin e tij për viktimat e komunizmit, mbi 100 milionë vetë...

Aktualitet19:14 - 8 Nentor, 2018

Kush ka frikë nga Trumpi i frenuar?

Njëherë lehtësim, pastaj frikësim: Pas zgjedhjeve në SHBA, pritet që presioni politik në rritje ndaj presidentit Trump të ndihet deri...

Aktualitet13:42 - 8 Nentor, 2018

Haradinaj thirrje Thaçit/ Analizo pjesëmarrjen në dialog me Vuçiçin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ka hezitime që çështja e liberalizimit të vizave të vendoset në axhendën...

Trending

Read previous post:
Video- Makina hyn në mes të turmës/ 11 persona humbin jetën, dhjetra të tjerë plagosen

Një makinë u fut brenda një turme njerëzish duke vrarë të paktën 11 vetë dhe plagosur 44 të tjerë. Ngjarja...

Close