LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hapi “dyert” për çamët/ Dule në zyrën e Bashës

14 Shtator 2018, 12:36, Aktualitet CNA
Hapi “dyert” për çamët/ Dule në zyrën e

Kreu i PBDNJ (Partia Bashkimi për Të drejtat e Njeriut), Vangjel Dule ka mbërritur në selinë blu, ku po zhvillon një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Takimi vjen pas zhvillimeve të fundit politike në vend, ku Shpëtim Idrizi i PDIU është larguar nga koalicioni qeverisës, për t’u bashkuar me opozitën.

Basha dje gjatë fjalës së tij nga takimi i opozitës në Durrës ka deklaruar se mirëpret kërkesën e Idrizit për negociata, por kjo mesa duket nuk është pritur mirë nga aleati i Bashës, Vangjel Dule.

Kujtojmë këtu se në vitin në vitin 2013, PBDNJ erdhi në pushtet në koalicion me Ramën, por u largua sapo socialistët thirrën në qeverisje PDIU-në e Shpëtim Idrizit. Që nga ai moment e deri më sot, PBDNJ ka qënë në opozitë në krah të Lulzim Bashës.

Ndërkohë, ditën e djeshme burime për CNA.al pranë kësja partie bënë të ditur se kjo forcë politike, me vajtjen e çamëve në koalicionin opozitar, do ta braktisë Lulzim Bashën./CNA.al

Ekskluzive/ Aleati braktis Lulzim Bashën

Lajmet e fundit nga