Haberet e Mitros/ Historia me gazetarin e Top Channel – CNA
Connect with us

Aktualitet

Haberet e Mitros/ Historia me gazetarin e Top Channel

Publikuar

-

Mitro Çela ka rrëfyer sot një histori që tregon një paradoks të madh në vendin tonë. Ndërkohë që shqiptarët po ikin nga sytë këmbët, ai flet për nusen e të birit, Marlise e cila është nga Kosta Rika, e cila tregon se është e lumtur që jeton në Shqipëri, madje edhe të birit i flet shqip.

Nën një postim në rrjetet sociale Mitro Çela publikon një dialog të nuses së djalit me një qytetare, ku ndër të tjera Marlise thotë “Unë njoh rreth 30 – 40 vajza nga Anglia, Franca, Hollanda, Italia, Kosta Rika, Brazili etj. që janë martuar dhe jetojnë në Tiranë. Pa folur që ka shumë pedagogë të gjuhës angleze, që punojnë në shkollat e Tiranës. Unë ndjehem mirë, sepse burri im punon në Bankën e Shqipërisë. Është i vlerësuar dhe paguhet mirë. Unë punoj në disa vende pune. Me anglishten. Një ditë do ta vë në punë edhe spanjishten…”.

Ndërsa më tej, Çela rrëfen edhe një histori interesante me një gazetar të Top Channel, “ Një gazetar në Top Channel më tha një ditë: “Jam lidhur me një franceze. Ti ke përvojë. Të jetoj së bashku me nënën apo të ndarë?”… Iu përgjigja: – Të ndarë. Po pse? Sepse nusja ime është nga Kosta Rika. Janë ndryshe nga francezet. Bile shoqet e Marlise – s nga Franca i thonë: “Nuk të prishet humori, kur hap sytë dhe sheh vjehrrin dhe vjehrrën si lugat nëpër shtëpi?”
– Çfarë bëri gazetari?…
– Pas një viti u ndanë…”-shkruan Mitro Çela.

Postimi i plotë:

NJË NUSE NGA KOSTA RIKA NË TIRANË
Jam në kafene me Marlise – n, nusen e djalit. Është me origjinë nga Kosta Rika. Ka 6 vjet në Tiranë dhe jetojmë së bashku në një shtëpi… Drejt nesh vjen një zonjë. Jemi miq të vjetër. Ka një vajzë të martuar në Gjermani.
– Të pëlqen Tirana?…
– Shumë, – iu përgjigj Marlise…
– Si ka mundësi!? Ti je nga Kosta Rika. Parajsë, thonë, sidomos për turistët… Mos flet kështu se të dëgjon vjehrri?…
– Jo. Përkundrazi… Këto ditë jam e lumtur. Presidenti firmosi dekretin për nënshtetësinë shqiptare. Të të them një sekret? Kur bëra celebrimin, më pyetën për mbiemrin. Thashë Çela…
– Paradoks! Kur Presidenti Nishani firmosi dekretin për të lënë nënshtetësinë shqiptare, vajza ime flturonte nga gëzimi…! Ke mësuar edhe shqip!
– Jo keq, – thashë unë. – Ka dalë tre herë në televizor. Herën e parë kur futbollistët e Kosta Rikës fituan disa ndeshje në kampionatin botëror në Brazil. Më pas e ftuar në një emision për ushqimin. Gatoi një gjellë karakteristike nga vendi i saj. Herën e fundit Marlise tregoi në një emision për “fatin” e një koleksioni me kukulla nga 35 vende të botës.
– Me siguri djalit i flet spanjisht? Vajza ime ka dy fëmijë. Flasin vetëm gjermanisht… Edhe pse dhëndri është nga Mirdita, ua kanë ndaluar fëmijëve të flasin shqip. Dhe mirë bëjnë. Nuk do t’u hyjë në punë…
– Unë djalit i flas vetëm shqip, – tha Marlise. – Mendoj se shqipja është një gjuhë që mësohet mirë kur je fëmijë. Kam vuajtur vetë. E bukura është se tani djali, ma ka bërë më të lehtë mua mësimin e shqipes. Flasim gjithë ditën së bashku… Unë jam mësuese e gjuhës angleze. Edhe Noah flet anglisht. E ndihmoj unë dhe interneti. Ka nisur të kuptojë edhe spanjisht. Normale. Është gjuha e nënës…
– Po më habit?!… A mund të jetojë një i huaj në Tiranë, kur vetë shqiptarët po e braktisin vendin e tyre?
– Unë njoh rreth 30 – 40 vajza nga Anglia, Franca, Hollanda, Italia, Kosta Rika, Brazili etj. që janë martuar dhe jetojnë në Tiranë. Pa folur që ka shumë pedagogë të gjuhës angleze, që punojnë në shkollat e Tiranës. Unë ndjehem mirë, sepse burri im punon në Bankën e Shqipërisë. Është i vlerësuar dhe paguhet mirë. Unë punoj në disa vende pune. Me anglishten. Një ditë do ta vë në punë edhe spanjishten…
U largua Marlise. Mbeta me miken time. Më thotë:
– Mitro! Mos i mbaj të lidhur fëmijët në Tiranë! Leri të ikin jashtë. Të jetojnë si njerëz!
– Unë e mbylla misionin tim si baba. Nuk kam pushtet as t’u them të rrinë e as t’u them të jetojnë në Vjenë a Londër. Ata vendosin vetë… Jam i lumtur që jetojmë së bashku…
– Po më bën moral? Iku nusja…
– Kam miq që më thonë: Pse jetoni nën një çati? Ndaje djalin! Unë nuk jam shembull. Mbase jam përjashtim. Një gazetar në Top Channel më tha një ditë: “Jam lidhur me një franceze. Ti ke përvojë. Të jetoj së bashku me nënën apo të ndarë?”… Iu përgjigja: – Të ndarë. Po pse? Sepse nusja ime është nga Kosta Rika. Janë ndryshe nga francezet. Bile shoqet e Marlise – s nga Franca i thonë: “Nuk të prishet humori, kur hap sytë dhe sheh vjehrrin dhe vjehrrën si lugat nëpër shtëpi?”
– Çfarë bëri gazetari?…
– Pas një viti u ndanë…

Aktualitet

“Lufta” Qeveri-Presidencë/ Zbardhet roli i Metës në shkatërrimin e Kushtetueses

Publikuar

-

By

“Mungesa e Gjykatës Kushtetuese vjen si pasojë e mos kryerjes së detyrës së presidentit Ilir Meta, në kohën kur duhet të shpallte vakancën, në vitin 2016”.

Kështu është shprehur ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e ftuar në emisionin “Tempora”, duke iu kundërpërgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili ankohet për mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

Meta, reformën në drejtësi e ka quajtur ramaforma në drejtësi.

Por, sipas Gjonajt, nëse Presidenti do të ishte i shqetësuar për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte hedhur shortin e KED, si në 2017, ashtu edhe në 2018.

LEXO EDHE:  Nga Mitro Çela/ Dora e Zotit në sup të Ramës

“Nëse Presidenti do ishte i shqetësuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte shpallur vakancën e parë kur është njoftuar që në 2016, për dorëheqjen e një anëtari të saj. Por në fakt e ka shpallur dy vite më vonë gati në shkurt të vitit 2018. Të gjitha këto vonesa nuk janë për shkak të qeverisë. Qeveria i ka bërë të gjitha detyrat e saj dhe Ministria e Drejtësisë ka ushtruar të gjithë funksionin kushtetues dhe ligjor”, ka thënë Gjonaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Reforma në drejtësi/ Ministrja Gjonaj kapet duke gënjyer

Publikuar

-

By

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, nuk shkëputet dot nga linja e gënjeshtrave të Qeverisë.

Madje ajo guxon të gënjejë, hapur teksa deklaron se reforma në drejtësi sot nuk pengohet nga politika.

“Nëse më përpara edhe pas miratimit, kishte rrezikshmëri që të pengohej nga politika, sot nuk ka asnjë pengesë nga politika. Sot merr kohën e saj që do ti duhet çdo sistemi që ndryshon nga fillimi, me një arkitekturë dhe institucione të reja të marri periudhën e saj tranzitore që i duhet për të ringritur sistemin e ri”, ka thënë Gjonaj në emisionin”Tempora”.

LEXO EDHE:  Nga Mitro Çela/ Dora e Zotit në sup të Ramës

Faktet se politika i ka duart në drejtësi janë të shumta, duke nisur që nga emërimi i prokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku, tek skandali që vitin e kaluar përfshiu Krimet e Rënda apo së fundi tek përzgjedhja e disa prokurorëve skandaloz për në SPAK./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kërcënoi Arben Malajn”/ Taulant Balla pranon fajin

Publikuar

-

By

Partia Sociale që mbrëmë ka njoftuar se do të kërkonte shkarkimin e Arben Malajt nga bordi i Bankës së Shqipërisë.

Sot, gjatë ditës, Malaj reagoi, duke thënë se ka marrë edhe mesazhe kërcënuese nga kolegët e tij dhe drejtori gishtin ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Ky i fundit i ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dërvishi ka mohuar të ketë kërcënuar Malajn.

“Nuk do doja të bëja asnjë koment. Do të jenë kolegët e Grupit Parlamentar që kanë kerkuar marrjen e kësaj mase disiplonore që do të flasin. Në asnjë Bankë Kombëtare në botë, asnjë anëtar që paguhet nga buxheti i shtetit, nuk bëhet pjesë e aktiviteteve publike”, është shprehur Balla.

LEXO EDHE:  Nga Mitro Çela/ Dora e Zotit në sup të Ramës

Më tej ai ka pranuar se ka faj, por e ka lidhur me propozimin që ai ka bërë për emërimin e zotit Malaj në bordin e BSH-së.

“Unë di vetëm që kam fajin dhe përgjegjësinë që kam propozuar zotin Malaj që të bëhet anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë. Me ne, nëse shkel ligjin shkarkohesh, është një shkelje flagrante e ligjit nga Malaj. Une mbaj pergjegjësi që kam ngulmuar të ishte edhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj”, është shprehur Balla./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending