LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Peshqit që s’u kapën kurrë/ Çfarë nuk u pa mbrëmë në intervistën e Lu-së

14 Shtator 2018, 16:05, Aktualitet CNA
Foto-Peshqit që s’u kapën kurrë/ Çfarë nuk u pa

Ambasadori në ikje i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu gjatë intervistës në emisionin ?Real Story? mbrëmjen e djeshme në Vizion Plus dha një mesazh me anë të veshjes së tij.

E themi këtë, pasi Lu kishte veshur një palë çorape, në të cilat kishte të vizatuara peshq.

?Kam folur çdo javë mbi gjuetinë e peshqve të mëdhenj dhe do vazhdojë të flas sepse nuk dua që kjo gjë të mbetet pa përfunduar. Vesha çorapet e mia të posaçme që njerëzit t?i shihnin sepse shqiptarët e meritojnë, që ata të kapen?,- ka thënë Lu.

Kujtojmë se gjatë kësaj interviste ambasadori foli edhe për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

?Nuk mund ta them se Saimir Tahiri është fajtor, por ajo që kemi parë unë dhe shqiptarët është se ka pasur shumë prova, të cilat kanë treguar se kjo ngjarje është manipuluar politikisht?. CNA.al

Fotot e mëposhtëm janë marrë nga emisioni “Real Story” i Sokol Ballës në Vizion Plus

Lajmet e fundit nga