Aktualitet
Fakte/ Rama dhe Xhafaj pastruan paratë me lojërat e fatit

Partia Demokratike përfaqësuar nga deputetja Jorida Tabaku dhe deputeti Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat denoncuan se kryeministri Rama dhe ministri Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të fituar, për të pastruar paratë e krimit dhe të drogës nëpërmjet lojrave të fatit, të kontrolluara nga vëllezërit e tyre.
Deputetët kanë thënë se Fatmir Xhafaj bllokoi në komision ligjin e lojrave të fatit për 8 muaj për interes të kompanive të vëllait Agron Xhafaj, të fshehura pas emrave të dy anëtarëve të bandës.
“Kompania e Agron Xhafajt me Ecobet, Baste Live, Eurolive etj janë shtuar me 2176 pika që nga viti 2014. Kompania e ortakut të Olsi Ramës me firmën e Edi Ramës do të fitojë miliona euro nga koncesioni i monitorimit të sistemit online të lojrave të fatit”.
Më tej deputetët demokratë janë shprehur se lidhja me krimin e organizuar dhe aktivitetin kriminal të pastrimit të parave të krimit, arsyeja e vërtetë pse Rama dhe Xhafaj refuzojnë vettingun e politikanëve.
Bashkëngjitur deklarata e plotë e deputetëve Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj, si dhe grafiku qe tregon rritjen e kompanisë së lojërave të fatit të Agron Xhafajt, listën e prokurorisë italiane me të dënuarit e së njëjtës bandë Xhafaj dhe Murataj, ekstraktin e QKR për biznesin me emrin e vëllezërve Murataj. / CNA.al


Luka Modric do të rinovojë me Realin e Madridit. Sipas asaj që bën të ditur “Marca”, kroati ka arritur marrëveshje me klubin për të vazhduar me kryeqytetasit deri në fund të sezonit 2020-2021. Interi është ekipi më i interesuar për shërbimet e nënkampionit të botës.
Duket se Modric me këtë lëvizje i ka shuar të gjitha zërat që e dërgonin atë në Itali. Reali ka siguruar shërbimet e mesfushorit deri kur ai të jetë plot 36-vjeç.
Ai mbërriti në Madrid në vitin 2012 nga Tottenham dhe gjatë këtyre viteve ka fituar gjithçka me madrilenët. 2018 ka qenë viti më magjik i kroatit, ku aktualisht është edhe fituesi i “Topit të Artë” duke thyer hegjemoninë Ronaldo-Messi pas një dekade. Te Interi bëjnë mirë të mendojnë tani për dikë tjetër dhe ta harrojnë fantazistin kroat. /CNA.al

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar sot të hedhë akuza të forta në drejtim të kreut aktual të qeverisë.
Në një prononcim për mediat, Berisha është shprehur se çdo javë e Ramës në pushtet është rrezik kombëtar.
“Ky është revolucioni i filluar nga studentët. Ata kanë meritë historike spese guxuan e mbushën sheshet, por edhe spese në çdo sallë e nxorën “lakuriq” Ramën me zi se në plazhet e botës, sepse nxorën shpirtin e tij katran, tani e kanë marrë fjalën qytetarët nga mbarë Shqipëria”.-tha Berisha.
Më tej, ai drejtoi një thirrje të fortë ndaj socialistëve, mediave dhe shoqërisë civile, për largimin e Ramës.
“Thirrje socialistëve, mediave dhe shoqërisë civile, çdo javë e Ramës në pushtet është rrezik kombëtar”-tha Berisha.
Gjithashtu ai tha se “Rama është një kufomë politike. Ai ka gjashtë vite që poshtëron shqiptarë, prandaj thirrja tani është ik dhe vetëm ik”.
Më tej, Berisha tha se opozita po bën përgatitje për zgjedhjet, por siguroi se zgjedhje me Ramën nuk do të ketë.
“Opozita po bën përgatitje të forta për zgjedhjet, por ju garantoj se zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë”-tha ndër të tjera Berisha.
Më tej, Berisha e cilësoi Ramën si njeriun më të rrezikshëm që ka pasur Shqipëria, pas Enver Hoxhës dhe përsëriti thirrjen ndaj socialistëve, për ta larguar./CNA.al
Berisha parashikon fundin e rëndë/ Apel të fortë socialistëve

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka drejtuar sot një thirrje të fortë socialistë, për të rrëzuar nga pushteti kryeministrin Edi Rama.
Në një prononcim për mediat, Sali Berisha e cilësoi largimine Ramës si një emergjencë kombëtare, ndërsa paralajmëroi se fundi i tij është afër dhe ndëshkimi do të jetë i rëndë.
“Çdo gjë ka një fund dhe ky fund është i afërt. Me këë rast i bëj thirrje socialistëve, që në interesin më të mirë të tyre dhe të shqipërisë të largojnë me urgjencë Edi Ramën dhe klikën e tij nga pushteti. E them me bindjen më të thellë se urrejtja ndaj Edi Ramës dhe regjimit të tij bëhet cdo ditë e më e kufishme. Ata duhet ta dinë se unë kam konstatuar me datë 16 dhe dje në masat e gjëra protestuese atë urrejtje që e kam takuar vetëm në vitin 1990-1991 ndaj diktaturës.
Në këto kushte u bëj thirrje socialistë të mos nënvlerësojnë situatën sepse ndëshkimi ndaj Ramës do të jetë i sigurtë dhe tepër i rëndë”-deklaroi Berisha./CNA.al
-
Kuriozitete3 mins ago
Mund t’ju duket e çuditshme, por ja 8 gjërat që pamja e jashtme thotë për ju!
-
Life Style3 mins ago
Këto janë kombinimet e shenjave të horoskopit që nuk funksionojnë si çift
-
Kuriozitete33 mins ago
Kur ujëvara “merr” flakë, ky është fenomeni i mahnitshëm që po i lë turistët pa fjalë
-
Life Style2 hours ago
Bixhoz me dashurinë/ Shivai ndalon martesën dhe shpëton Anikën, ja ç’do ndodhë sot
-
Life Style2 hours ago
Arzu shpëton Melisën dhe e lë Xhenetin të vdesë, ja ç’do ndodhë sot
-
Aktualitet21 hours ago
Trendi më i ri, çantat e vogla po bëjnë namin
-
Aktualitet22 hours ago
Maskat/Mënyra më e mirë për t’i dhënë jetë dhe shkëlqim lëkurës
-
Aktualitet23 hours ago
Drejtuesit ekzekutivë e kanë filluar karrierën e tyre si bashkëpunëtorë/Ja arsyeja pse