LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha mirëpret Idrizin në Opozitë/ Vangjel Dule: Shikojmë interesat tona

14 Shtator 2018, 14:52, Aktualitet CNA
Basha mirëpret Idrizin në Opozitë/ Vangjel Dule: Shikojmë

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka zhilluar një takim ditën e sotme me kryedemokratin Lulzim Basha. Vizita erdhi si rezultat i pritjes që Basha i bëri Shpëtim Idrizit dhe PDIU-së, në opozitës.

Menjëherë pas përfundimit të takimit, Dule në një deklatratë për mediat është shprehur se temat e diskutimit kanë qenë të shumta, ndërsa ka thekusar se prioritet janë të kundërta dhe PBDNJ sheh interesat e veta, por për aq kohë sa vazhdon janë në afrimitet me një forcë tjetër do të vijojë bashkëpunimi me PD-në.

?Në një axhendë të tillë temat për diskutim ishin të shumta. Flasim për një axhendë politike aktuale jo për hamendësime. Ne kemi një profil të theksuar. Nuk besoj se ka hapësirë për interpretime. Vangjel Dule nuk ka asnjë kuptim nëse nuk është në shërbim të parimeve të partisë që përfaqëson. PDIU ka prioritetet e veta. PBDNJ në radhë të parë ka prioritetet e veta dhe për aq kohë janë në afrimitet me një forcë tjetër do të vijojë bashkëpunimi me PD-në. Që nga momenti që nuk ekziston kjo bazë e realitetit të zhvillimeve politike atëhere mungojnë premisat për një gjë të tillë.Besoj se isha i qartë?,- u shpreh Dule.

Kujtojmë këtu se në vitin në vitin 2013, PBDNJ erdhi në pushtet në koalicion me Ramën, por u largua sapo socialistët thirrën në qeverisje PDIU-në e Shpëtim Idrizit. Që nga ai moment e deri më sot, PBDNJ ka qënë në opozitë në krah të Lulzim Bashës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga