Artan Hoxha flet me emra/ Zbulon grupin kriminal, të përfshirë dhe biznesmenë – CNA
Connect with us

Aktualitet

Artan Hoxha flet me emra/ Zbulon grupin kriminal, të përfshirë dhe biznesmenë

Publikuar

-

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha i ftuar në studion e lajmeve në Report Tv,  ka zbërthyer me detaje të gjithë operacionin e zhvilluar sot nga forcat RENEA për të kapur dy persona të rrezikshëm në fshatin Remas të Divjakës.

Sipas tij përveç Laert Haxhiut personi tjetër që kërkohej ishte Orgest Bilbili, autori i dytë i dyshuar për masakrën e Lushnjes, ngjarje e ndodhur 11 shtatorin e vitit 2017.

Sipas Hoxhës, ky grup kriminal ka nën kontroll Lushnjen që prej tetorit të vitit të kaluar. Këta personat e sipërpërmendur kanë plagosur nipin e Aldo Bares. Në dy raste të tjera informacioni për operacionin e kapjes së tyre është dhënë vetëm drejtuesve të policisë së qarkut Fier dhe jo drejtuesve lokalë dhe prapë ka dështuar operacioni për kapjen e tyre”-tha Artan Hoxha.

Gjithashtu ai tha se “lapsus i policisë apo i qëllimshëm kjo nuk dihet po fatki është se janë të lirë dhe shumë të rrezikshëm”.

Po ashtu Hoxha tha se këta persona kanë mbështetje edhe nga biznesmenë.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Manastirliu në linjën e këshillimit të fëmijëve/ Mbrojtje për çdo fëmijë të neglizhuar

Publikuar

-

By

Në ditën Botërore të Parandalimit të Abuzimit ndaj Fëmijëve, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë vizitës në qendrën e pritjes së telefonatave të linjës kombëtare Alo 116 111 për fëmijët e neglizhuar, deklaroi se vetëm gjatë këtij viti janë menaxhuar nga Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve 1105 fëmijë që kanë pasur nevojë për mbrojtje nga dhuna dhe abuzimi.

“Ti përgjigjesh një fëmije që ka nevojë për ndihmë është më shumë sesa detyrë, është përgjegjësi morale e secilit prej nesh, ndaj është e rëndësishme të dëgjosh drejtpërdrejt prej tyre nevojat, kërkesat, dëshirat për të krijuar një sistem ku të gjithë bashkë jemi pjesë, që i mbron fëmijët, ku veprohet shpejt, në interesin më të lartë të tyre”, tha Manastirliu.

Ministrja vlerësoi punën e bërë nga Alo 116 për mbrojtjen dhe adresimin e çdo problematike të fëmijëve, me mbi 666 mijë telefonata në këto 10 vite dhe 15.765 fëmijë të ndihmuar.

Manastirliu tërhoqi vëmendjen edhe të strukturave vendore për të mos neglizhuar asnjë rast të fëmijëve që kanë nevojë për ndihmë.

“Pushteti vendor, pushteti qendror, të gjithë bashkë duhet të punojmë çdo ditë për të krijuar një mjedis të sigurtë për çdo fëmijë sepse për ne fëmijët janë të parët”, tha Manastirliu.

Vetëm gjatë këtij viti janë menaxhuar nga Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve 1105 fëmijë që kanë patur nevojë për mbrojtje nga dhuna dhe abuzimi.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Po kjo a është për të qeshur?” Blogerja i përgjigjet Ermalit për emisionin ku e bëri për të qarë

Publikuar

-

Debati që nisi në studio mes moderatorit Ermal Mamaqi dhe të dashurës së blogerit Nuseir Yassin, Alyne, ende nuk ka marrë fund. 15 ditë pas publikimit të emisionit “Xing me Ermalin”, përmes një video ajo gre një nga çështjet më problematike në vendin tonë, atë të seksizmit.

Në emisionin e 2 nëntorit, Alyne u prek pasi Kejvina e pyeti partnerin e saj: “Po gjithë këto udhëtime i bën për të takuar goca?”. Blogerja e njohur vendosi që të reagonte ashpër ndaj moderatorit, duke i treguar se të përdorësh femrën si objekt seksi nuk është një shaka, ndërsa nuk i mbajti dot as lotët.

Ditën e djeshme Alyne publikoi një video sqaruese, përmes së cilës do të evidentojë momentin kur ajo është ndjerë e fyer dhe të gjitha momentet kur, sipas saj një vajzë trajtohet si objekt seksizmi. Për këtë të fundit, ajo këmbëngul duke thënë se në program ka edhe shumë detaje të tjera, të cilat nuk janë argëtuese:

“Para emisionit, ai (Ermali) i fliste të dashurit tim për kolegen e tij mjaft seksi. Të përdorësh seksizmin për të tërhequr vëmendje, nuk është okej. Të përdorësh femrat si objekte, nuk është okej. Ajo që kuptova nga kjo video është se duhet të kontrolloj reagimin tim kur inatosem. Por ajo që mësova është se jam e lumtur që të paktën u përpoqa të flisja. Sepse nëse nuk do të flasim kur ndodh seksizmi në jetën tonë të përditshme, thjesht e lëmë që të vazhdojë të ndodhë. Ajo që dua të kuptoni nga kjo video është fuqia për t’i thënë “Jo” seksizmit. Shakatë për seksizmin nuk janë për të qeshur. Seksizmi nuk është një shaka”.


Alyne tregon në këtë mënyrë përgjigjen e saj, duke i dhënë forcë të gjitha femrave në Shqipëri që të reagojnë në situata të ngjashme.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Lidhje me bandat kriminale/ Kërkohet arrestimi i kryebashkiakut të Ramës

Publikuar

-

By

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi në një deklaratë për mediat nga selia blu ka kërkuar arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Sipas tij dosja 339 vërteton më së miri lidhjet e Dakos me bandën e Avdylajve, dosje që dyshohet se kryebashkiaku i Durrësit.

Më tej Gjunkshi është shprehur se kryeministri Edi Rama po bllokon hetimet për Dakon.

“Kryebashkiaku Vangjush Dako, duhet të ndëshkohet me burg. Dosja 339 dëshmon lidhjet e tij me bandën e Avdylajve. Edi Rama po bllokon hetimet”,- ka thënë Gjunkshi.

Deklarata e plotë:

Prej gati një muaji, qytetarët janë njohur me denoncimin e Partisë Demokratike se Vangjush Dako është peshku i madh i dosjes 339!

Denoncimi i Partisë Demokratike u provua i vërtetë, kur disa nga përgjimet e dosjes 339 u bënë publike me arrestimin për trafik ndërkombëtar droge të bandës së Avdyljave.

Nëpërmjet dosjes 339 Partia Demokratike u faktoi shqiptarëve se qeveria e Edi Ramës nuk i ka fituar zgjedhjet, por i ka vjedhur, i ka blerë së bashku me bandat për të sunduar shqiptarët.

Vangjush Dako është një nga personat kyç për blerjen kriminale të pushtetit ilegjitim të Edi Ramës.

Shkarkimi i kryebashkikaut të Durrësit duhet të ishte veprimi i parë që duhet të kishte bërë një kryeministër i pakapur nga krimi,

Arrestimi duhet të kishte qenë vendimi i menjëhrshëm një prokurorie të pakapur nga qeveria dhe krimi.

Vangjush Dako meriton të ndëshkohet me burg për blerjen e votave nëpërmjet bandave dhe për shpërblimin me tendera, punë publike dhe favore të tjera për krimin që i siguroi votat.

Në Dosjen 339 ndodhen qindra faqe me përgjime që vertetojnë lidhjet e bandes kriminale të qeverisë me bandën e Avdylajve, në Durrës dhe Shijak .

Biseda e shkurtit 2017 me bandën Avdylaj, me nofkën Niçja, ku i premton favore, e vërteton më së miri përmasën e skandalit Dako.

Nëpërmjet përgjimeve, shqiptarët kanë parë sesi banditët drejtojnë një kryebashkiak dhe caktojnë pushtetin e një kryeministri.

Edi Rama po tenton bllokimin e dosjes 339, sepse me arrestimin e Dakos zbardhet me prova ligjore denoncimi i opozitës dhe konstatimi i vëzhguesve ndërkombëtarë se si zgjedhjet e vitit 2017-s u blenë.

Këto fakte janë një apel, për të gjithë miqtë e Shqipërisë, për qytetarët e ndershëm që kerkojnë dhe dëshirojnë që në këtë vend të ketë liri, te ketë demokraci, që në ketë vend të sundojë ligji dhe jo krimi./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet18:59 - 18 Nentor, 2018

Dimri paralizon rajonin, bllokohen 2 maune në Maqedoni

Prej dy ditësh në vendin tonë, në disa zona, ka nisur rënia dëborës, çka u bë problem edhe ditën e...

Aktualitet17:06 - 18 Nentor, 2018

U largua nëpërmjet Shqipërisë/ Mediat malazeze publikojnë fotot e Gruevskit

Mediat malazeze kanë zbuluar foto të arratisjes së Nikolla Gruevskit disa orë para se atij t’i dorëzohej refuzimi i kërkesës...

Aktualitet16:39 - 18 Nentor, 2018

Media gjermane thumbon Hungarinë/ Nuk i njeh ligjet për mikun e Obran, “refugjatin” Gruevski

Hungaria i kërcënon refugjatët me burg, nëse hyjnë ilegalisht në vend. Por me sa duket ligji nuk vlen për mikun...

Aktualitet15:47 - 18 Nentor, 2018

Sulmet ajrore ndaj ISIS/ Të paktën 40 persona kanë humbur jetën

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën nga sulmet ndaj bazave të ISIS në Siri. Mediat raportojnë se midis viktimave...

Aktualitet15:25 - 18 Nentor, 2018

Shpallja e pavarësisë/ Gazetari tregon të pathënat e udhëtimit të Ismail Qemalit

Gazetari Ilir Ikonomi ka treguar të pathënat e udhëtimit të Ismail Qemalit drejt Shqipërisë për shpalljen e pavarësisë. Në një...

Aktualitet14:48 - 18 Nentor, 2018

Shkundet Italia/ Regjistrohen lëkundje të forta tërmeti

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë ka goditur gjatë ditës së sotme Italinë. Mësohet se tërmeti është regjistruar rreth orës...

Aktualitet12:26 - 18 Nentor, 2018

Panairi i librit/ KLSH merr pjesë në edicionin e XXI-të

Në datat 14-18 nëntor 2018, Kontrolli i Lartë i Shtetit mori pjesë në edicionin e XXI të Panairit të Librit, në...

Aktualitet10:19 - 18 Nentor, 2018

Panik në Greqi/ Çfarë ka ndodhur në Athinë gjatë natës

Kryeqyteti i Greqisë, Athina ka qenë nën shtetrrethim të plotë gjatë natës. Mësohet se policia ka arrestuar 19 persona gjatë...

Aktualitet22:49 - 17 Nentor, 2018

Ndahen çmimet e letërsisë në Panairin e 21 të Librit

Sot në Panairin e 21-të të librit, një ditë para mbylljes në Pallatin e Kongreseve janë ndarë çmimet e këtij...

Aktualitet22:30 - 17 Nentor, 2018

Presidenti Trump në Kaliforni pas zjarreve shkatërrimtare

Presidenti Trumps ndodhet në Kaliforni për të parë nga afër shkatërrimin e shkaktuar nga zjarret dhe për të takuar njerëz,...

Aktualitet19:30 - 17 Nentor, 2018

U shpall ‘non grata’/ Eurodeputetja qipriote nuk i ndal sulmet ndaj shqiptarëve

Eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous u shpall ‘non grata’ nga qeveria, pas dekaratave antishqiptare në varrimin e 35-vjeçarit, Kostantinos Kacifas. Por...

Aktualitet17:10 - 17 Nentor, 2018

Foto- ‘Tanku’ i Gruevskit/ Ja makina 600 mijë euro për të cilën akuzohet

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, që tashmë ndodhet në arrati është dënuar me dy vite burg, për aferën korruptive të blerjes së...

Aktualitet16:08 - 17 Nentor, 2018

‘Largohet nga Hungaria’/ Zyrtari i lartë tregon vendndodhjen e Gruevskit

Arratisja e ish-kryeministrit Maqedonas, Nikolla Gruevski ka qenë kryefjalë e mediave maqedonase, por jo vetëm. Referuar agjencisë së mediave bullgare...

Aktualitet10:33 - 17 Nentor, 2018

Kasapi: Kur shohim gjendra tumorale në mishin e derrit, e presim dhe ua shesim konsumatorëve

Nëse mendoni se mishi që blini te kasapët është i cilësisë më të mirë, duhet ta mendoni sërish pas deklaratës...

Aktualitet09:07 - 17 Nentor, 2018

CIA zbulon kush urdhëroi vrasjen e gazetarit

Vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi dyshohet të jetë urdhëruar personalisht nga se princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman. Në...

Aktualitet23:01 - 16 Nentor, 2018

Gjykata del kundër Donald Trump/ Riktheni lejen për gazetarin e CNN

Gjykata e Uashingtonit ka urdhëruar Shtëpinë e Bardhë t’i kthejë lejen e hyrjes reporterit të CNN-it, Jim Acosta, pas debatit...

Aktualitet22:25 - 16 Nentor, 2018

Shkrimtarja flet pa dorashka/ Është e tmerrshme të jesh burrë

Shkrimtarja Mimoza Ahmetin ka thënë se është e tmerrshme të jesh burrë. Në një intervistë në studion e emisionit “Provokacija”...

Aktualitet19:52 - 16 Nentor, 2018

Ciceroni ka jetuar në Shqipëri/ Gazetari zbulon banesën e tij

Gazetari Ilir Ikonomi ka postuar në rrjetet sociale një foto të vilës së Esat pashë Toptanit. Krahas kësaj fotoje gazetari...

Aktualitet18:18 - 16 Nentor, 2018

Panairi i librit/ Shqiptarët nuk kanë lekë për të blerë

Panairi i Librit vizitohet çdo nëntor nga mijëra qytetarë. Shumë shkojnë për kureshtje e këtu e kemi fjalën për nxënësit...

Aktualitet16:20 - 16 Nentor, 2018

Berlusconi sërish në telashe/ Zbulohen detaje të tmerrshme nga festat

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi është sërish në telashe. Mediat italiane raportojnë se Berlusconi do dalë sërish përpara gjyqit, këtë herë...

Aktualitet15:15 - 16 Nentor, 2018

Pas dehjes, Junker “lë nam” sërish/ Shfaqet me dy këpucë të ndryshme

Jean Claude Junker, President i Komisionit Europian, prej kohësh është bërë objekt të qeshurash pas veprimeve të çuditshme që bën...

Aktualitet13:44 - 16 Nentor, 2018

Zaev ngre dyshime të forta/ Largimi i Gruevskit arratisje, apo rrëmbim

Pas arratisjes së ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski, ka reaguar paraardhësi i tij kryeministri Zoran Zaev. Në një konferencë për shtyp,...

Aktualitet12:56 - 16 Nentor, 2018

Foto-“ Kur sunduesit grinden”/ Ismail Kadare prezanton në Panair botimin më të ri

Shkrimtari Ismail Kadare ka prezantuar ditën e sotme librin më të ri të tij në Panairin e 21-të të librit,...

Aktualitet12:10 - 16 Nentor, 2018

Ditë e trishtë për muzikën! Këngëtari i njohur ndahet nga jeta

Këngëtari legjendar i muzikës “country” dhe në të njëjtën kohë kitarist, Roy Clark është ndarë nga jeta mbrëmjen e së...

Aktualitet11:58 - 16 Nentor, 2018

Arratia e Nikolla Gruevskit/ LSDM akuza Mickoskit

Pas arratisjes së ish-kryeministrit Maqedonas Nikolla Gruevski, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë i ka bërë liderit të VMRO-DPMNE, Hristjan Mickoski se...

Aktualitet10:44 - 16 Nentor, 2018

Video-Tragjedi në Kaliforni/ 631 të zhdukur, 65 të vdekur nga zjarret

Rreth 65 persona kanë humbur jetën, ndërsa 631 të tjerë konsiderohen të zhdukur si pasojë e zjarreve masive në Kaliforni.-raporton...

Aktualitet09:08 - 16 Nentor, 2018

Arratisja e Gruevskit/ Mali i Zi e pranon, ka dalë në datën 11 nëntor

Pas autoriteteve shqiptare, edhe ministria e Brendshme e Malit të Zi e pranoi se ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski, ka hyrë...

Aktualitet20:12 - 15 Nentor, 2018

May zotohet se do të luftojë për planin e saj të Brexitit

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë në një konferencë për media se pavarësisht vendimeve të vështira, një draft marrëveshje për...

Trending

Read previous post:
Video- Makina hyn në mes të turmës/ 11 persona humbin jetën, dhjetra të tjerë plagosen

Një makinë u fut brenda një turme njerëzish duke vrarë të paktën 11 vetë dhe plagosur 44 të tjerë. Ngjarja...

Close