LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Hoxha akuza Xhafajt/ Kokat e krimit lëviznin ditën me diell dhe si ndalonin

14 Shtator 2018, 13:59, Aktualitet CNA
Artan Hoxha akuza Xhafajt/ Kokat e krimit lëviznin ditën me diell dhe

Gazetari Artan Hoxha, gjatë një intervsite në ?Report Tv? ka folur në lidhje me aksionin e sotëm të forcave RENEA në Divjakë.

Sipas gazetarit dy djemtë e 77-vjeçarit, Haxhi Lika,  cili mbeti i plagosur gjatë operacionit, janë shoqëruar në polici sepse ata kanë mbyllur grilat e dritareve dhe kjo është cilësuar si pengim i operacionit të policisë dhe për këtë gjë janë shoqëruar në komisariatin  Lushnjes.

?E rëndësishme është që 77-vjeçarit t?i jepet ndihma e duhur mjekësia dhe që mos të ketë pasoja mbi jetën e tij, ndërsa të tjerat, do i zgjidh hetimi i prokurorisë?,- ka vazhduar ai.

Më tej Hoxha ka thënë  dy kokat e krimit  që kërkoheshin nga RENEA nuk janë goditur në kohën e duhur dhe u është dhënë mundësia që të kenë aktivitet kriminal për 10 vjet.

?Këta persona kanë vrarë, vjedhur dhe kanë prerë. Kanë marrë pjesë edhe në vrasje me pagesë?,- është shprehur gazetari.

Gjithashtu ai ka lëshuar akuza të forta drejt policisë, e cila është nën udhëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt.

?Këta persona dilnin ditën me diell me automjete që njiheshin nga policia dhe nuk i ndalonin. Kanë pasur ndihmë edhe nga policia për kultivimin e kanabisit si në zonat kodrinore të Lushnjes dhe ato fushore?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga