Connect with Us

“Politikanë si tregtarët e çikërrimave”/ Kujt i drejtohet Spartak Ngjela?

Aktualitet

“Politikanë si tregtarët e çikërrimave”/ Kujt i drejtohet Spartak Ngjela?

Publikuar

-

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar sërish sot në lidhje më deklaratat për ndryshim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se pas kësaj kërkese fshihet Rusia. “Nuk është politika e Beogradit, por ajo e Moskës që i shtynte ngjarjet e kësaj kërkese serbe për ndërrim territoresh.”-shkruan Ngjela në postimin e tij.

Ndërsa më tej, Ngjela shkruan se “Mitrovica është një burim i konsiderueshëm minerar. Kurse Rusia e do Serbinë në BE.
E ka konsideruar gjithmonë Serbinë një skllavin e vet. Se ajo e ka krijuar nga hiçi. Atëherë?
Shumë e thjeshtë: me Serbinl në BE, ajo mendon se do të jetë prezent aty me një shtet skllav të vetin. Deri tani nuk ka asnjë shtet të Bashkimit Europian si aleatin e vet.”.

Gjithashtu Ngjela thekson se ajo që duhet të bëjë Kosova tani, duhet sa më shpejt të angazhojë në bisedime për njohjen e saj, botën akademike të jurisprudencës dhe të historisë në Prishtinë.

Sipas tij, “kuptohet që këta thaçëre e kompani, janë injorantë, ca politikanë si tregtarët e çikërrimave. Në këtë situatë duhet që përballë serbëve dhe rusëve të dalë me personalitet bota akademike e Prishtinës.
Këta politikanë që janë sot në skenë në Prishtinë nuk e njohin as historinë dhe as ligjin e kushtetutshmërinë.”

Postimi i plotë:

Ngjarjet e Kosovës treguan që krerët shitës të interesit kombëtar shqiptar, u dominuan nga fryma e popullit. Ky është rasti i parë në historinë moderne të shqiptarëve.

Prishtina dhe Tirana e korruptuar, nuk patën më forcë edhe pse ishin bashkë.
Politika ruse gjithashtu. Por ajo që i habiti të gjithë ishte fakti që politika ruse e përsëriti me theks ndarjen e Kosovës.
Pyetja që ngrihet këtu është kjo: si ka mundësi që një shtet gjigand si Rusia, të merret me një njësi aq të vogël gjeografike sa Mitrovica?
Atëherë kuptohet së nuk është politika e Beogradit, por ajo e Moskës që i shtynte ngjarjet e kësaj kërkese serbe për ndërrim territoresh.
Jo vetëm kaq, por pamë edhe një guxim prej të verbëri, kur Ashim Thaçi, befas na foli për Rusinë dhe për “marrëdhënie miqësore” me të.
Në Tiranë nuk e gjetën dot këtë forcë qorre të korruptuarit e saj.
Por përse e don Rusia këtë njësi të vogël gjeografike që quhet Mitrovicë?

Mitrovica është një burim i konsiderueshëm minerar. Kurse Rusia e do Serbinë në BE.
E ka konsideruar gjithmonë Serbinë një skllavin e vet. Se ajo e ka krijuar nga hiçi. Atëherë?
Shumë e thjeshtë: me Serbinl në BE, ajo mendon se do të jetë prezent aty me një shtet skllav të vetin. Deri tani nuk ka asnjë shtet të Bashkimit Europian si aleatin e vet.

LEXO EDHE:  Helmimi i Navalny/ Rusia kritikon G7-ën për fushatë dezinformimi

Por, pikërisht këtu del në pah Mitrovica si një qendër e fortë minerare, dhe Rusia sigurisht e do si një pikë të rëndësishme për investim. Sepse ajo kërkon të rikrijojë veten e vet në Bashkimin Europian nëpërmjet Serbisë.
Kjo në fakt është politikë. Por, Politika gjermane e mbylli çdo shteg të kësaj politike ruse
Atëherë.
Nëse kançelarja Merkel do ta mbajë kushtin që Serbia nuk anëtarësohet në BE, po nuk e njohu Kosovën; atëherë edhe Moska edhe Beogradi politik do të nënshtrohen, sepse si primare ata kanë anëtarësimin në BE të Serbisë, jo ndarjen e Kosovës.
Këtu fillon politika që kosovarët duhet të jenë të palëkundur, se Rusia e don Serbinë domosdoshmërisht në BE, dhe prandaj kushti gjerman i kancelaren Merkel është politikë e triumfuar në këtë çështje.
Të gjitha politikat e tjera janë të vdekura. Prandaj kot lodhet korrupsioni edhe në Prishtinë edhe në Tiranë. Gjithçka territoriale është fituar nga politika gjermane, kurse problemi i mbrojtjes së Kosovës, siç e pamë, garantohet nga Amerika.
Po, ajo që duhet të bëjë Kosova tani, duhet sa më shpejt të angazhojë në bisedime për njohjen e saj, botën akademike të jurisprudencës dhe të historisë në Prishtinë, se po kuptohet që këta thaçëre e kompani, janë i injorantë, ca politikanë si tregtarët e çikërrimave.

Në këtë situatë duhet që përballë serbëve dhe rusëve të dalë me personalitet bota akademike e Prishtinës.
Këta politikanë që janë sot në skenë në Prishtinë nuk e njohin as historinë dhe as ligjin e kushtetutshmërinë.
Kështu, në një gjendje të mjerë janë edhe këta pafillet e Tiranës, por Tirana nuk ka probleme kufinjsh dhe as probleme të njohjes si shtet. Politika në Shqipëri sot është antiintekektualiste.
Por fryma antiintelektualiste hoxhiste e Tiranës, ka penetruar dukshëm edhe në Prishtinë, gjë kjo që duhet frenuar tërësisht në këto momente, se kjo kohë për Prishtinën është koha e mendjes dhe ideve. Shtetit të ri të Kosovës i duhet sistem, dhe sistemet vinë nga nivelet e larta të intelektualizmit. Kundërshtarët e shqiptarëve janë ende egërsirat e mesjetës, prandaj sot për shqiptarët nuk është koha e tregëtive të çikërrimave personale, por koha e potencës së intelektit të lartë dhe të bashkuar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

LSDM dhe BDI garojnë së bashku në zgjedhjet lokale

Publikuar

-

Nga

Partitë në pushtet LSDM dhe BDI do të garojnë së bashku në zgjedhjet lokale. Marrëveshja u arrit në një takim mes kreut të socialdemokratëve Zoran Zaev dhe atij të BDI-së Ali Ahmeti.

Të dy partnerët e koalicionit qeveritar ranë dakord që të dyja partitë të bashkëpunojnë në zgjedhjet lokale të vjeshtës, me mbështetje të ndërsjellë në disa komuna që në raundin e parë, ndërsa në disa të tjera në raundin e dytë.

“Kisha takim të shkëlqyeshëm me partnerin e koalicionit dhe kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti. U morëm vesh që LSDM-ja dhe BDI-ja të marrim pjesë bashkë në zgjedhjet lokale”, tha lideri i socialdemokratëve Zoran Zaev. Kryeministri ka potencuar se qëllimi i përbashkët i LSDM-së dhe BDI-së është që në bashkëpunimin parazgjedhor të kyçen sa më shumë parti nga koalicioni qeverisës.

“Në vijim janë procedurat për zgjedhjen e kandidatëve më të mirë, ata do të jenë personalitete të cilët guxojnë dhe të cilët janë të përgatitur të japin rezultatin më të mirë për qytetarët në çdo qytet, në çdo fshat, në çdo lagje”, u shpreh Zaev.

Reagon opozita për koalicionin parazgjedhor

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, e ka komentuar koalicionin parazgjedhor të shpallur në mes BDI-së dhe LSDM-së për zgjedhjet lokale duke thënë se lideri i BDI-së Ahmeti siç duket është i frikësuar nga ASH opozitare, pasi që nuk pranoi sfidën e ASH-së që në zgjedhjet lokale të dalin pa koalicione dhe pa kalkuluar në votat e partive maqedonase.

“Përfundimisht Ali Ahmeti nuk e pranoi sfidën që të dalim ballë për ballë në zgjedhjet lokale. Ne nga njëra anë dhe ai me partitë shqiptare në anën tjetër. Sic duket ka frikë”, tha kryetari i ASH-së Ziadin Sela.

Mosmarrëveshje edhe për datën e mbajtjes së zgjedhjeve

Partitë opozitare kërkojnë që zgjedhjet të mbahen më 17 tetor. Sipas tyre afatet kushtetuese rregullojnë datën e zgjedhjeve në përputhje me mandatin e fundit. VMRO-DPMNE-ja vlerëson se çdo datë tjetër përveç 17 tetorit, bie ndesh me Kushtetutën.

“Zgjedhjet lokale nuk caktohen në bazë të dëshirës së cilit do lider, qoftë ai edhe kryeministër. Zgjedhjet lokale mbahen në përputhje me datat e parapara në ligj dhe Kushtetutë. Ky afat është 17 tetori, çdo datë tjetër përbën shkelje të Kushtetutës”, deklaroi Antonio Milloshoski deputet i VMRO-DPMNE-së.

LEXO EDHE:  Vjenë/Thaçi:Kosova, e gatshme të luftojë terrorizmin

LEXO EDHE:  Dr.Halimi: Gjyshi im ka bërë sherr me dikë që urinonte tek cepi i pallatit

Opozita shqiptare është e gatshme për zgjedhje në cilëndo datë të tetorit, por thotë se pas kërkesës për shtyrje të zgjedhjeve fshihet frika nga euforia e regjistrimit të popullsisë.

“Ata kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve duke pasur parasysh euforinë që ka regjistrimi tek shqiptarët dhe kjo eufori do të shkojë në drejtim të opozitës. Regjistrimi qoftë në diasporë ose në vend është i mishëruar me faktin se ndryshimi duhet të ndodhë tek shqiptarët dhe ajo eufori që ndodh në regjistrim do të reflektohet edhe në zgjedhjet lokale” – thotë Skender Rexhepi, deputet i ASH-AAA-së.

Për BDI-në cilado datë e zgjedhjeve është e pranueshme. Integristët nuk do të ndërhyjnë në negociatat mes partive politike.

Bujar Osmani,

“Ne si BDI nuk kemi dilema në sukseset e këtyre zgjedhjeve dhe për ne është pak e rëndësishme data e zgjedhjeve. Ua lëmë partive tjera të merren vesh për datën e zgjedhjeve, kurdo që pajtohet ne do t’i mbështesim”, – thotë Bujar Osmani nga BDI.

Edhe partia “E Majta” vlerëson se data kur duhet mbajtur zgjedhjet lokale është 17 tetori dhe çdo datë tjetër mund të jetë element vlerësimi në Gjykatën Kushtetuese.

LSDM është e gatshme të pranojë cilëndo datë për zhvillimin e zgjedhjeve lokale përfshirë edhe 17 tetorin siç kërkon partia opozitare VMRO- DPMNE.

“Ne e propozuam 31 tetorin, nëse ato mbahen më 17 tetor, fushata përkon me regjistrimin e popullsisë, dhe kjo nuk është e mirë, ne duhet ta shtyjmë regjistrimin deri në fund të shtatorit, pas së cilës fushata mund të fillojë. Por nëse thotë opozita se data 17 dhe të gjitha partitë e tjera bien dakord, edhe ne do të jemi dakord. Fundjava tjetër është 24 dhe 31, këto janë opsionet për tetorin”, thotë kryeministri Zoran Zaev./DW

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish-ministri i Ramës kundër Reformës në Drejtësi/ Sfidon ambasadorët, mesazhi për opozitën 

Publikuar

-

Nga

Reforma në drejtësi

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka dalë kundër Reformës në Drejtësi, për të cilën thotë se as reformë nuk mund të quhet, por “deformë”.

Sipas Manjanit, ajo çfarë ka sjellë kjo e ashtuquajtur Reformë në Drejtësi, janë vetëm vakumet e tmerrshme në gjykata e prokurori.

Gjithashtu Manjani sfidon publikisht ambasadorët e huaj në vendin, tonë, ndërsa thekson se nëse kjo deformë diplomatikisht quhet sukses, le të guxojnë këta dilpomatë, që shesin sukses në mediat tona, ta prezantojnë në vendet nga ata vijnë.

Deforma nuk quhet dot reformë.

Nuk ka reformë që zgjat. Përndryshe nuk quhet reformë.

Kaluan 5 vjet dhe ende nuk i duket fundi.

Në asnjë përkufizim koncepti, libër apo leksion menaxhimi nuk e quan dot reformë një veprimtari të tillë.

Reformë quhet një transformim i menjëhershëm përmirësues i sjelljes apo veprimtarisë së një institucioni.

Por 5 vite, plus nuk dihet sesa vite të tjera, nuk ka lidhje me fjalën “menjëhershëm”. Aq më pak vakumet e tmerrshme në gjykata e prokurori të quhen përmirësim.

Mund ta quash sistem, rregjim por jo reformë. Enver Hoxha, fjala vjen, sundoi me plane 5 vjeçare…

Kjo që u bë ishte një deformim, jo reformim.

Ishte dhe mbeti një veprimtari politike që goditi persona jo fenomene. U konceptua kështu dhe ashtu u zbatua.

Kjo është një deformë që po krijon një kastë gjykatësish e prokurorësh që veprojnë nën presion dhe jo të pavarur.

Nëse kjo deformë diplomatikisht quhet sukses, le të guxojnë këta dilpomatë, që shesin sukses në mediat tona, ta prezantojnë në vendet nga ata vijnë.

Na hapën barkun me histori virtuale suksesi.

E kuptoj që ata avokatojnë disa miliona dollarë që shitet si ndihnë, por mund të jenë njëkohësisht edhe avokatë të miliona njerëzve në Shqipëri që duan e presin drejtësi.”-shkruan Manjani.

LEXO EDHE:  Biden shpalos vizionin para aleatëve/ Reagon ashpër ndaj Rusisë: Do destabilizimin e SHBA

LEXO EDHE:  Gjermania, dhe ekuilibri delikat i raporteve me SHBA-në, Rusinë dhe Kinën

Më tej, ai thekson se dështimi nuk mund të shitet pafundësisht si sukses.

Deforma nuk quhet dot reformë.

Dhe të mos pranosh deformën është qytetari. Mesa dimë edhe në Perëndim kështu quhet: qytetari.

Ndaj nuk më plas fare për arsyetimin idiot se kush na qenka kundër kësa mrekullie, qenka edhe kundër perëndimit. Nuk më

plas sepse është spekulim me idenë e perëndimit dhe të demokracisë.

Vijoj të mbetem i bindur se shqipërinë e do më shumë shqiptari, sado kriminel të jetë.”-thekson ish-ministri.

Po ashtu Manjani i drejton edhe një mesazh opozitës, ndërsa shkruan se nuk duhet të japë konsensusin për ti  zgjatur jetën kësaj “deforme”, sikurse e cilëson ai.

Nejse, se po u japim më shumë vemendje ambasadorëve sesa punëve tona.

Unë nuk jam që opozita të japë konsensus për ti zgjatur jetën kësaj deforme.

Jo pa bërë më parë një vlerësim të plotë e të detajuar përse vendimi konsensual i para 5 viteve u shndërrua në deformimin e dytë më të rëndë në historinë e shtetit tonë, pas drejtësisë dhe shtetit komunist.”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-“447 milionë euro dëm në xhepat e shqiptarëve”/ Mesazhi i fortë për SPAK

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se i ka shkaktuar një dëm prej 447 milionë euro, buxhetit të shqiptarëve.

Në një deklaratë për mediat, PD shprehet se çdo familje shqiptare do të detyrohet të paguajë papërgjegjshmërinë e Edi Ramës.

Ndërsa i referohet çështjes “Becchetti”, PD i drejton edhe një mesazh SPAK, duke theksuar që ajo të hetohet me përparësi, sepse çdo orë vonesë tashmë përkthehet në një dëm ekonomik të pakthyeshëm për qytetarët.

447 milionë euro, kjo është fatura e Edi Ramës për familjet shqiptare. Imagjinoni sa probleme të vogla dhe të mëdha për shqiptarët do të zgjidhte kjo shumë marramendëse, që fatkeqësisht do të kthehet në një peshë për buxhetin e çdo familje, që do të detyrohet të paguajë papërgjegjshmërinë e Edi Ramës.

447 milionë euro nuk do të shkojnë për spitale, shkolla, kopshte, investime në infrastrukturë, ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, por për të paguar dëmet e shkaktuara nga një pakicë që ka shkatërruar ekonominë dhe po varfëron shqiptarët. Në 8 prill 2021 Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin për çështjen “Becchetti”. Ne presim që ajo të hetohet me përparësi, sepse çdo orë vonesë tashmë përkthehet në një dëm ekonomik të pakthyeshëm për qytetarët.”-thuhet në deklaratën e PD./CNA.al

LEXO TE PLOTE