LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Opozita është shumë vonë”/ Mustafaj jep alarmin e fortë

13 Shtator 2018, 15:29, Aktualitet CNA
“Opozita është shumë vonë”/ Mustafaj jep alarmin

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj në një intervistë në ?News 24? është shprehur se Reforma zgjedhore nuk ka avancuar fare në drejtimin që duhej për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.

?Opozita duhet të ketë prioritetet e veta, sepse Reforma Zgjedhore së pari i intereson më shumë asaj?- ka vazhduar Mustafaj.

Kurse pyetjes se nëse e shikon PD dhe LSI-në, si opozitë të bashkuar, ish-ministri i është përgjigjur duke thënë po.

?Kur flas për opozitën i ka parasysh të dyja segmentet, por opozita nuk po flet për gjëra specifike. Negociatat mes partive opozitare për zgjedhjet vendore duhet të kishin filluar tani. Opozita në teori ka më shumë kohë se sa mazhoranca për përgatitjen e zgjedhjeve. Është një fillim shumë i vonë i opozitës për fushatën, kjo gjë mund të sjell humbje?,- është shprehur ai.

Gjithashtu Mustafaj në këtë intervistë është shprehur se midis opozitës duhet të ketë një koalicion sa më të gjerë midis partive opozitare./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga