Connect with Us

Habit Braçe/ Vetting pronarëve të lojrave të fatit

Aktualitet

Habit Braçe/ Vetting pronarëve të lojrave të fatit

Publikuar

-

Në seancën plenare të ditës së sotme deputeti i Partisë Socialiste njëherazi dhe kryetar i komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe ka propozuar vetting për pronarët e lojërave të fatit.

Sipas Braçes kthimi i organizuar ka hyrë tek lojërat e fatit dhe paraja e luajtur në këto aktivitete është e  deri  13-17 miliardë lekë.

“Krimi i organizuar ka hyrë në biznesin e lojërave të fatit. Duhet vetting për të gjithë pronarët e lojërave të fatit. Paraja e luajtur në këto aktivitete është e  deri  13-17 miliardë lekë. Ajo që bie në sy është që shifra është e njëjtë, që nga 2011,-2012 dhe deri në 2018”,- ka thënë Braçe./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Aksident i rëndë/ Përplasen dy automjete, shtatë të lënduar

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë/ Përplasen dy automjete, shtatë të lënduar

Shtatë persona kanë mbetur të plagosur në një aksident mbrëmjen e sotme në Llaushë të Skenderajt në Kosovë.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti  në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 16:00, në një rrugë lokale në fshatin Llaushë të Skenderajt. Në aksident ishin të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara shtatë (7) persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, është shprehur Zahiti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Publikuar

-

Nga

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Ish-deputeti i PD-së Arben Imami, nuk i ka kursyer kritikat për kryetarin e opozitës Lulzim Basha, pasi humbi zgjedhjet parlamentare me rezultat të thellë.

Imami ka bërë një krahasim të shkurtër me ish-kryeministrin dhe ish-liderin historik të PD-së Sali Berisha, ku deklaroi se këtë të fundit pavarësisht se e sulmonin, edhe e donin.

Ai tha se e kundërta ndodh me Bashën, për të cilin theksoi se po tallen me të se nuk fiton dot kundrejt kryeministrit Edi Rama.

LEXO EDHE:  “Nuk dua të të përcjell nesër”/ Mesazhi prekës i Braçes për humbjen e Hajdaragës

LEXO EDHE:  Kërcënoi qytetaren/ Zbardhen mesazhet e Kyegjyqtarit të Pukës

“Berishën e sulmonin, nuk  kanë lënë fjalë pa i thënë, e urrenin shumë, por e donin shumë. Problemi është që këtë nuk e urren njeri, me këtë tallen. Nuk fiton dot. Unë e kam ditur para 2 vjetësh”, nënvizoi ish-deputeti në emisionin “Zonë e Lirë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Grupi për PD” i stimuluar nga Rama?/ Arben Imami i përgjigjet ‘gojëve të liga’: Basha nuk të zhgënjen…

Publikuar

-

Nga

“Grupi për PD” i stimuluar nga Rama?/ Arben Imami i përgjigjet ‘gojëve të liga’: Basha nuk të zhgënjen…

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami ka komentuar situatën politike në vend duke u ndalur tek “Grupi për PD-në”.

I ftuar në ‘Zonë e Lirë” ai u pyet se si do i përgjigjesh gojeve të liga që thonë se “Grupi për PD” janë të stimuluar nga Edi Rama për të krijuar këtë lloj përçarje në opozitë?.

Momentin që është bërë qesharak… është qesharak, është thjeshtë qesharak. Nuk fiton dot. Nëse duam të mbajmë një lider që nuk bën, është djalë i mirë për punë të tjera, ka bërë punë shumë të mira në vende të tjera, nuk kam gjë personale me të.

 Por në atë figurë, për këtë histori që krijoi në këto vite, nuk na zhgënjen asnjëherë, as dje nuk na zgjenjeu”. Shkurt, Basha nuk të zhgënjen”, u shpreh Arben Imami./CNA.al

LEXO TE PLOTE