Connect with Us

E quajti Trumpin turpin e njerëzimit/ Ish-ministri ironizon Ramën

Aktualitet

E quajti Trumpin turpin e njerëzimit/ Ish-ministri ironizon Ramën

Publikuar

-

Ish-ministri i Drejtësisë në Qeverinë Rama 1, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me ligjin që është firmosur nga presidenti amerikan, Donald Trump për mos përfshirjen shtetaseve të huaj në zgjedhjet amerikane.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan me ironi se po atë që i tha “turpi i njerëzimit  e zë ky ligji, duke i referuar këtu kryeministrit, Edi Rama.

LEXO EDHE:  “Nuk keni parë gjë akoma”/ Rikthimi i Tahirit turbullon ujërat në PS

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama në një intervistë para zgjedhjeve presidenciale amerikane u shpreh se nëse Trump do fitonte do të ishte turpi i njerëzimit.

Postimi i plotë

Trump firmosi ligjin që ndalon të huajt të përfshihen në zgjedhjet Amerikane.

Po Atë që i tha “turpi i njerëzimit” e zë ky ligji?!/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Kokaina në konteinerin me banane/ Apeli i GJKKO liron nga burgu Selim Çekajn

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gjykata e Posaçme e Apelit ka liruar nga burgu 72 vjeçarin Selim Çekaj, i cili u arrestua pasi në konteinerin me banana që kishte porositur u gjetën 49 kilogramë kokainë.

Gjykata ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpiak”.

SPAK kërkoi lirimin e Çekajt me arsyetimin se nuk paraqet rrezikshmëri dhe për shkak të gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore.



Selim Çekaj është babi i Arbën Çekaj, i cili është i dënuar me 14 vite burg pasi para 3 vitesh u kap me 613 kokainë në magazinat e kompanisë së tij të bananeve ‘Arbri Garden’ në Maminas po brenda një kontejneri.

LEXO EDHE:  Zgjedhorja/ Rama: Hera e fundit që bëjmë marrëveshje në ambasada

LEXO EDHE:  “Si doktoreshë dhe si fallxhore”/ Kryemadhi bën parashikimin për Ramën

Më parë GJKKO kishte refuzuar 2 herë kërkesën e Çekajt për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, kërkesë që është mbështetur edhe nga SPAK./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dërgimi i satelitëve në hapësirë/ Mentor Kikia del me reagimin e fortë: Rama po tall…

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deklarata e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se Shqipëria do të ketë edhe 2 satelitë në orbitë, “Albania one” dhe “Albania tëo”, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Lidhur me këto deklarata ka reaguar dhe gazetari Mentor Kikia, i cili shkrua se Rama po luan balet dhe po tallet me ne.

Idenë e satelitëve për monitorimin e territorit do të doja ta merrja seriozisht, shton ai, por nëse satelitet duhen për këto punë, nuk ka nevojë, mjafton të kesh dëshirën ti ndalosh barbarët që janë në mes të ditës, në mes të sheshit, thekson Kikia.

Postimi i plotë:

Në ndihmë të satelitëve të Ramës por monitorimin e territorit

Ndërsa opozita është përfshirë në një proces që, ose do e nxjerrë në dritë, ose do ta zhysë fare duke e bërë një kujtim historik, Edi Rama po luan balet. Ose e thënë më troç, po tall….

Megjithatë, idenë e satelitëve për monitorimin e territorit do të doja ta merrja seriozisht. Pra, satelitët do të monitorojnë territorin,  për të zbuluar dëmtimet, ndërtimet, shkatërrimet në bregdet, në lumenj, në pyje…

LEXO EDHE:  Takimi Trump-Putin/ Ja cilat janë çështjet që do diskutohen

LEXO EDHE:  “Si doktoreshë dhe si fallxhore”/ Kryemadhi bën parashikimin për Ramën

Por a është ky problemi me menaxhimin e territorit? Pra, ne vuajmë nga mosidentifikimi i shkatërruesve?



Unë them jo. Përkundrazi, ne kemi aq shumë informacion mbi shkatërrimin e vendit, por problemi është se nuk ndërhyhet për ta ndaluar.

Psh:

Fotot e para i kam bërë vetë, në një degë të lumit Erzen në Tiranë. Një HEC, në mes të verës, e ka tharë tërëissht shtratin e lumit, duke ia devijaur rrjedhën. Ligji thotë se jo i gjithë uji i lumit shfrytëzohet dhe mbi të gjitha, ne verë, HEC-i mbyllet. As njëra, as tjetra.

Foto e dyta janë nga Lumi Mat. Edhe pse ka një vendim për kohën dhe masën e shfrytëzimit të lumejve, këtu një kompani që fiton çdo tender rruge, ure, porti, aeroporti, (me shprese edhe satelitore tani) ka të drejta universale. Ia ka nxjerrë brinjët lumit.

Nëse satelitet duhen për këto punë, nuk ka nevojë, mjafton të kesh dëshirën ti ndalosh barbarët që janë në mes të ditës, në mes të sheshit.

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situata pandemike në Kosovë/ Ja sa raste të reja janë regjistruar gjatë 24 orëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Të premten (15 tetor) në Kosovë janë regjistruar edhe 20 raste të reja me koronavirus, bazuar në 1.467 mostra të testuara.

Në njoftimin ditor për situatën epidemiologjike të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Raste aktive janë 786 ndërsa nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 158 persona.

LEXO EDHE:  Zgjedhorja/ Rama: Hera e fundit që bëjmë marrëveshje në ambasada

LEXO EDHE:  Topalli tregon kush e largoi nga Kuvendi/ Ja çfarë i tha Rama-Bashës, në 2017



Që nga fillimi i pandemisë, pranverën e vitit të kaluar, në Kosovë janë konfirmuar gjithsej mbi 160,000 raste me koronavirus dhe 2,973 viktima.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit në fund të marsit.

Deri të premten, mbi 656,000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht./rel

LEXO TE PLOTE