Aplikacioni i ri i Apple ju lejon të përcaktoni kohën e kaluar në telefon – CNA
Connect with us

Teknologji

Aplikacioni i ri i Apple ju lejon të përcaktoni kohën e kaluar në telefon

Publikuar

-

Të mërkurën, Apple pritet të lancojë tre iPhone të rinj, të pajisur me një lloj softëare i cili ju bën të kaloni më pak kohë me të. Po pse po e inkurajon kompania këtë gjë? Optimisti zoti Cook, dëshiron që të shpëtojë njerëzimin nga kthimi në një zombie smartphonesh.

Software quhet Screen Time, dhe bazohet në idenë për të qenë i vëmendshëm se sa kohë kaloni në adresat tuaja, dhe pse duhet të eleminoni këtë kohë. Aty ka shumë informacion për kohën tuaj të përdorimit, dhe mund të vendosni limite në aplikacione specifike, të cilat ju harxhojnë më tepër kohë.

Si funksionon Screen Time?

Screen Time, nuk është një aplikacion, është i fshehur te Settings. Ajo krijon grafikë për kohën tuaj të qendrimit ditor dhe javor, dhe sa shpesh e prekni ju telefonin apo kohën e kaluar në aplikacione të caktuara.

Setting app është një nënkategori e cila vendos limite për Instagramin apo Twitter. Fillimisht do ju paraqitet grafiku, i kohës së shpenzuar, dhe më pas ju e vendosni vetë kohën që dëshironi të shpenzoni. por një këshilë e mirë, është që mos të vendosni limite ekstreme, të cilat edhe ju e dini që nuk do i zbatoni.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Me shpejtësi mbi 190 kilometra në orë/ Fluturon për herë të parë mbi Francë “ushtari fluturues”

Publikuar

-

Parada ushtarake në ditën e Bastijes në Paris, kishte një “vizitor” shumë të veçantë. “Ushtari fluturues”  fluturoi mbi turmën në një “hoverboard” të stilit 188mph “Back to the Future” .

Krijuesi i këtij kostumi të veçantë, Franky Zapata, 40 vjeç, fluturoi me shpejtësi të lartë mbi udhëheqësit botërorë, duke përfshirë Macron dhe kancelaren gjermane Angela Merkel, ndërsa gjuante me një pushkë jo dhe aq të vërtetë.

Z. Zapata e quan atë Flyboard Air, dhe pranon se i ngjan me hoverboardin të përdorur nga Marty McFly, i luajtur nga Michael J Fox, në filmin Back to the Future. Ai e krijoi këtë shpikje në garazhin e tij në shtëpi dhe mund të arrijë shpejtësi deri në 190 km/h dhe mund të qëndrojë në ajër deri në 10 minuta.

Zoti Edward Llewellyn, ambasadori i Britanisë në Francë, ndau një video të momentit duke thënë: "Një ushtar fluturues!"

Ai shtoi: “Risi ushtarake në shfaqje në paradën e Ditës së Bastilleve këtë mëngjes këtu në Paris”.

Burimi:https://www.thesun.co.uk/news/9505378/flying-soldier-bastille-day-parade-hoverboard-emmanuel-macron/

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Krahë aerodinamike dhe i komanduar me Ipad/ Jahti më luksoz në botë, në shitje për 15 milionë dollarë

Publikuar

-

Me pesë dhoma gjumi, katër tualete dhe mund të kontrollohet nga një iPad , “Adastra” është jahti më luksoz në botë dhe është në shitje për 15 milionë dollarë.

Në pronësinë e miliarderit, Anto Marden, dizajni “futuristik i trimaranit”, duket si i dalë nga një film imagjinar, me krahë aerodinamikë që e ndihmojnë të lundrojë.

I krijuar nga Xhon Shuttleworth, jahti është po ashtu edhe miqësor me ambjentin.

Vetëm 20 për qind e tij zhytet në ujë dhe ai konsumon 14 për qind të sasisë së karburantit që përdoret nga një jaht tjetër tradicional.

Burimi:https://edition.cnn.com/travel/article/adastra-yacht-scli-intl/index.html

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Skandali i Cambridge Analytica/ Nuk mbrojti të dhënat e përdoruesve, Facebook merr gjobën rekord

Publikuar

-

Prej disa muajsh rrjeti gjigand i teknologjisë “Facebook’’ është përfshirë nga skandalet e Cambridge Analytica për shkeljen e privatësisë së të dhënave, dhe së fundmi është gjobitur me 5 miliardë dollarë.

Ky vendim është marrë nga rregullatorët amerikanë dhe mësohet se “Facebook’’ është i detyruar të paguajë gjobën rekord për shkeljen e privatësisë të të dhënave të përdorueseve të tij.

‘’BBC’’ shkruan se Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka deklaruar se marrëveshja midis Facebook dhe tyre për pagimin e kësaj gjobe është vendosur.

Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorëve në Shtetet e Bashkuara ka thënë se nëse “Facebook”  do të kishte pëlqimin e përdoruesve të tij për të ndarë të dhënat asgjë e tillë nuk do kishte ndodhur dhe nuk do kishte marrë këtë gjobë rekord.

Burimi:https://www.bbc.com/news/world-us-canada-48972327

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending