LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat e ashpra të ish-deputetit demokrat/ "Basha ka marrë peng partinë"

13 Shtator 2018, 14:01, Aktualitet CNA
Akuzat e ashpra të ish-deputetit demokrat/ "Basha ka marrë peng

Ish- nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka lëshuar akuza të forta drejt Lulzim Bashës.

Duke folur në emisionin ?Top Talk? në Top Channel Patozi është shprehur se nuk e lidh më asgjë me partinë personale të Lulzim Bashës.

Sipas tij, Lulzim Basha e ka marrë peng  Partinë Demokratike dhe Shqipëria tashmë ka nevojë për një lëvizje të djathtë.

Ndër të tjera, Patozi ka bërë fajtor edhe ata që kanë heshtur, duke e lënë Bashën ta çojë në këtë gjëndje Partinë Demokratike.

?Nuk më lidh asgjë me partinë e Lulzim Bashës. Partia e Lulzim Bashës nuk ekziston.  Shqipëria ka nevojë për një lëvizje të djathtë që nuk mund të bëjë Lulzim Basha, i cili ka marrë peng partinë demokratike. Fajtor për këtë gjëndje janë edhe ata persona brenda PD, të cilët kanë heshtur?, tha Patozi. /CNA.al

Lajmet e fundit nga