LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tragjedia në Greqi/ Rritet bilanci i viktimave

12 Shtator 2018, 06:29, Aktualitet CNA
Tragjedia në Greqi/ Rritet bilanci i viktimave

Rritet bilanci tragjik i viktimave si pasojë e zjarrit në Mati, Greqi.

Sipas mediave greke edhe një 26-vjeçare që kurohej në spitalin Evangjelismo prej një muaji e gjysmë, ka humbur jetën.

Për shkak të plagëve të marra gjatë zjarrit masiv, 26-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë, duke e çuar në 99 numrin e viktimave.

Kujtojmë këtu se zjarri masiv që përfshiu Greqinë pak kohë më parë, shkaktoi jo vetëm viktima, por edhe dëme të mëdha materiale. Ndërkohë, mes viktimave ishin dhe 11 fëmijë, ku më i vogli ishte një foshnjë 6-muajshe.

Lajmet e fundit nga