LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si u fuqizuan grupet kriminale në Nikël/ Flet ish-Drejtori i Policisë

12 Shtator 2018, 19:09, Aktualitet CNA
Si u fuqizuan grupet kriminale në Nikël/ Flet ish-Drejtori i

Ish-Drejtori i Policisë, Erzen Breçani ka zbardhur detaje në lidhje me aktivitetin e grupeve kriminale në Nikël.

I ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv ai ka thënë se grupet kriminale kanë kryer vepra të shumta penale, si vendosja e gjobave, shpërthime me tritol, vjedhje makinash, ndërsa ka shtuar se të ardhurat financiare i kanë rritur nëpërmjet kultivimit të kanabisit.

Ndër të tjera Breçani ka treguar se këto grupe  me kalimin e viteve janë ristrukturuar, duke e bërë të vështirë dokumentimin e krimeve nga Prokuroria.

?Këto grupe kanë kryer vepra penale dhe gjatë viteve kanë rritur burimet e tyre nëpërmjet kultivimit të kanabisit dhe janë ristrukturuar. Është shumë e vështirë dokumentimi i krimeve të tyre nga Prokuroria. Këto grupe gjatë kohës që unë kam qenë në detyrë kanë kryer vjedhje makinash, shpërthime me tritol dhe kanë qenë nën mbikqyrje nga policia?, ka thënë Breçani. /CNA.al

Lajmet e fundit nga