LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përse bota po heq dorë nga pipëzat plastike?

12 Shtator 2018, 14:25, Lifestyle CNA
Përse bota po heq dorë nga pipëzat plastike?

Në fillim të korrikut, Seattle u kthye në qytetin më të madh të SH.B.A- ve që refuzoi përdorimin e pipëzave plastike. Por nuk qe i vetmi. Starbucks ka në plan të heqë dorë përfundimisht nga pipëzat në vitin 2020, ndërkohë që McDonald ka raportuar se do të heqë nga qarkullimi përdorimin e pipëzave në restorantet në Irlandë dhe Britani e Bashkuar.

Po kështu, Alaska Airlines do të jetë linja e parë ajrore e cila do të bllokojë përdorimin e pipëzave.

 

Por, për ç?arsye po ndodh e gjitha kjo?

Vendimet e mësipërme kanë ardhur si pasojë e një thirrjeje publike për refuzimin e këtij produkti, në dukje tepër i parëndësishëm, por që ia del të dëmtojë oqeanet dita ditës.

Vetëm në SH.BA përdoren çdo ditë plot 500 milionë pipëza. Një studim i publikuar në fillim të këtij viti vlerësoi se rreth 8.3 miliardë pipëza plastike ndotin plazhet kudo nëpër botë.

Përveç kësaj, një nga arsyet përse po insistohet kaq shumë në zhdukjen e pipëzave është fakti që mund t?ia dilni fare lehtë edhe pa to, pa patur ndryshime drastike në jetë. Ndaj herën tjetër kur të dëshironi një të tillë, mendojeni dy herë. Mendoni këtë:

këtë:

ose këtë:

Lajmet e fundit nga