LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Parlamenti Europian voton nesër liberalizimin e vizave për Kosovën

12 Shtator 2018, 18:20, Aktualitet CNA
Parlamenti Europian voton nesër liberalizimin e vizave për

Parlamenti Europian do të votojë nesër rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Votimi në parlament u hap rrugën vendeve të anëtare të BE-së, të nisin bisedimet për këtë çështje, shkruan Zëri i Amerikës.

Negociatat për liberalizimin e vizave, do të kryesohen nga raportuesja e Parlamentit Europian, Tanja Fajon.

Kujtojmë se votimi për këtë çështje ishte parashikuar të ndodhte gjatë muajit tetor, por kërkesa e disa grupeve parlamentare, ka sjellë afrimin e datës.

Më 18 korrik Kosova kishte marrë rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave, pasi sipas BE-së, kishte përmbushur kushtet e kërkuara.

Për momentin, qytetarët e Kosovës, janë të vetmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që duhet të kërkojnë viza për të udhëtuar drejt BE-së. /CNA.al

Lajmet e fundit nga