LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nis rehabilitimi i rrugës në Shkodër/ Ja çfarë parashikon ndërhyrja

12 Shtator 2018, 15:51, Aktualitet CNA
Nis rehabilitimi i rrugës në Shkodër/ Ja çfarë

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në Shkodër që prej ditës së nesërme do të nizë rehabilitimi i aksit Ura e Kirit-Mjedë, me një gjatësi prej 17.2 kilometra.

Në njoftim thuhet se rehabilitimi do të nisë në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performancë të Bankës Botërore dhe parashikohet vendosjen e sinjalistikës rrugore dhe masave të sigurisë në të gjithë gjatësinë e rrugës; vizitimi i ri; instalimi i barrjerave mbrojtëse etj.

Njoftimi i plotë i ARRSH:

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e enjte (datë 13 Shtator 2018), në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore, do të fillojnë punimet për rehabilitimin e segmentit rrugor Ura e Kirit-Mjedë me gjatësi prej 17.2 kilometrash. Ndërhyrja në këtë aks parashikon prishjen e shtresave asfaltike dhe realizimin e shtresave të reja në pjesët e dëmtuara, vendosjen e sinjalistikës rrugore dhe masave të sigurisë në të gjithë gjatësinë e rrugës; vizitimi i ri; instalimi i barrjerave mbrojtëse; instalimi i delineatorëve; rifreskimi i sinjalistikës horizontale dhe vertikale ashtu sikurse riparimi/riseksionimi i kanaleve të drenazhit. /CNA.al

Lajmet e fundit nga