LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ligji për Teatrin Kombëtar/ Pas dekretit të Metës, tërhiqet Rama?

12 Shtator 2018, 11:54, Aktualitet CNA
Ligji për Teatrin Kombëtar/ Pas dekretit të Metës,

Në një deklaratë për mediat, deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi ka folur sot në lidhje me dekretin e presidenti Meta, i cili rikthente për shqyrtim në Kuvend pr.ligjin që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar.

Deputeti Shalsi tha se qeveria kërkon që t?i japë Tiranës një godinë të re, pasi e vjetra nuk është pjesë e trashëgimisë kulturore, ndërsa theksoi se maxhoranca nuk është dakord me disa pika që përcaktohen në dekretin e presidentit për ligjin për ?Shembjen e teatrit kombëtar?.

??Është thënë se është në godinë me vlera të veçanta, ndërkohë që asnjëherë askush se ka marrë mundimin që ta klasifikohet në kontingjentin e godinave të veçanta. Debati ka qenë; duam një teatër të ri dinjitoz, apo do mbajmë ekzistuesin. Ekzistuesi përveç anës emocionale që ka tek disa personazhe, nuk përfaqësojnë vlerë. Ne kemi marrë një vendin që t?i japim Tiranës një tjetër godinë. Morën një qasje duke bashkëpunuar me një biznes privat. Një biznes i anatemuar pa të drejtë nga opozita shprehu interes. Subjekti zotëronte një sipërfaqe dhe ne morën në shqyrtim kërkesën. Sot që flasim, sapo dola nga një takim dhe në fillim të javës tjetër do të kristalizojmë idenë që të pranojmë ligjin.?

Mes të tjerash ai tha se çështja për Teatrin është tymnajë që ka eklipsuar këtë projektligj.

Ndërsa në lidhje me dekretin e Metës, ai tha se ka shumë pika për të cilat nuk bien dakort me kreun e shtetit, por shtoi se ?një pikë që do ndërhyjmë është mos të ketë një subjekt në garë, por një ftesë apo thirrje të hapur për cilindo subjekt të interesuar ?Dekreti ka shumë pika me të cilat nuk biem dakord. Siç është fakti që sipas tij shkelet konventa. Tashmë do bëjmë një ftesë apo thirrje të hapur për cilindo subjekt që do të marrë pjesë në garë?, tha Shalsi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga