LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Goditi me sëpatë ish-dhëndrin/ Në pranga 54-vjeçari korçar

12 Shtator 2018, 14:07, Aktualitet CNA
Goditi me sëpatë ish-dhëndrin/ Në pranga 54-vjeçari

Gjykata e Korçës ka caktuar sot masën e sigurisë për 54-vjeçarin, Nizami Bezati, i cili akuzohet se ka plagosur me sëpatë ish-dhëndrin.

Sipas raportimeve mësohet se masa e sigurisë është 30 ditë burg për 54-vjeçarin.

Kujtojmë këtu se ngjarja ka ndodhur në fashtin Kamenicë, ku i riu me inicialet S.M., u godit nga ish-vjehrri i tij pas një konflikti, shkak i së cilit dyshohet se është prishja e lidhjes martesore të të riut me vajzën. /CNA.al

Lajmet e fundit nga