LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto/ Azem Hajdari, heroi i demokracisë

12 Shtator 2018, 18:25, Aktualitet CNA

Sot është zhvilluar ceremonia përkujtimore për 20 vjetorin e vrasjes së Dëshmorit të Kombit, Azem Hajdari.

Pjsëmarrës në ceremoni kanë qenë emra të njohur të politikës duke filluar nga ish-kryeministri Sali Berisha, kreu i demokratëve Lulzim Basha, ish-presidenti Bujar Nishani, presidenti Ilir Meta, Edi Paloka, vajza e Hajdarit, Rudina Hajdari, si dhe shumë emra që tashmë ndodhen jashtë PD-së, Astrit Patozi, apo Ridvan Bode.

Azem Hajdari, asokohe deputet 35-vjeçar u ekzekutua e breshëri plumbash para zyrës së tij më 12 shtator 1998.

Ish-udhëheqësi i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, Azem Hajdari çoi në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjen e pluralizmit politik.

Hajdari ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike, partia e parë opozitare në vend pas periudhës së diktaturës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga