LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fansat shokohen nga pamja e Nihan/ “Dukesh si e sëmurë”

12 Shtator 2018, 20:45, Aktualitet CNA
Fansat shokohen nga pamja e Nihan/ “Dukesh si e sëmurë”

Neslihan Atagul, ose siç njihet ndryshe me emrin Nihan nga seriali i njohur ?Dashuri e pafund?, është një figurë shumë e dashur jo vetëm për publikun turk, por tanimë edhe për atë shqiptar. Ajo menjëherë ka rrëmbyer zemrat e teleshikuesve me ëmbëlsinë dhe mënyrën e saj origjinale të aktrimit.

Nëse ju ka rastisur të shikoni llogarinë e saj në Instagram, do vini re që shpeshherë Neslihan poston foto pa makiazh. Komentet e fansave janë të ndryshme, ku disa e komplimentojnë për pamjen, ndërsa disa të tjerë jo. Sidoqoftë, Neslihan nuk kompleksohet aspak për tu shfaqur pa asnjë grimcë make up-i në rrjete sociale.

Momentalisht, aktorja bukuroshe po shijon pushimet së bashku me bashkëshortin e saj, aktorin e mirënjohur Kadir Dogulu.

Lajmet e fundit nga