LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

20 vjet nga vrasja e Dëshmorit të Kombit/ PD aktivitet në nderim të Azem Hajdarit

12 Shtator 2018, 08:47, Aktualitet CNA
20 vjet nga vrasja e Dëshmorit të Kombit/ PD aktivitet në nderim

Partia Demokratike po zhvillon ditën e sotme një aktivitet në nderim të 20 vjetorit të vrasjes së Dëshmorit të Kombit Azem Hajdari,  liderit të lëvizjes studentore i cili përmbysi diktaturën komuniste.

Aktiviteti po zhvillohet në ambientet e Hotelit Plaza, dhe më pas në orën 11:30 do të mbahen homazhe pranë Memorialit në rrugën Abdi Toptani.

Në ceremoni marrin pjesë përfaqësues të Partisë Demokratike, si Kryetari Lulzim Basha, ish kryeministri Sali Berisha, Presidenti i vendit, Ilir Meta, deputetë dhe ish deputetë të partisë blu.

Fjalën e mbajti e para vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari e cila u shpreh se ato që realizoi Azemi në 7 vjet, njerëz të tjerë nuk mund ti realizojnë dot as në 7 jetë.

?Azem Hajdari ishte fare i ri kur nisi rrugëtimin e tij politik për të mposhtur komunizmit. Ai në 7 vjet realizoi ato që njerëzit e tjerë nuk do të mund ti realizonin në shtatë jetë. Ëndrra e Azemit ishte  Shqipëria si Europa.  Arsyeja pse Azem Hajdari e mposhti komunizmin, ishte se komunizmi nuk kishte as respekt Atdheun dhe as për familjen?, tha Rudina Hajdari.

Ndërsa në fjalën e tij, presidenti i vendit, Ilir Meta shprehet se Hajdari është figurë e përmasave epokale.

?Dua të nënvizoja rëndësinë se figura e tij nuk ishte e rastësishme. Azemi ishte një njeri i lindur i lirë, ishte një njeri i lindur i guximshëm. Këtë e tregoi përgjatë gjithë jetës së tij. ishte një njeri me genin e ti demokrat. Këtë e tregoi jo vetëm në dhjetor të 90 por edhe më pas. Për shumë çështje të caktuara kishte mendimet e veta. Ishte njeri i bashkëpunimit dhe me vlera shoqërore të veçanta. Kishte një kimi të lindur me njerëzit aq sa shprehja që ka mbetur ende; sa njerëz i mblidheshin Azemit kur i çpohej goma e makinës, nuk i mblidhej askujt. Ndaj dëshiroja që të vazhdoja më tej. Demokracia nuk vjen as si dhuratë, dhe as qëndron e tillë. Azem Hajdari është një figurë e përmasave epakale që ka dhënë një mesazh të pavdekshëm?, tha Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga