LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

2.5 ton drogë drejt Italisë/ Artan Hoxha: Hall i madh kur bën "biznes" me shefa policie

12 Shtator 2018, 11:12, Aktualitet CNA
2.5 ton drogë drejt Italisë/ Artan Hoxha: Hall i madh kur bën

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar pas lajmit të raportuar në disa media, ku thuhet se drejtues të policisë dyshohen si përgjegjës kryesor të trafikimit të 2.5 tonëve kanabis nga porti i Durrësit në drejtim të Italisë në janar të këtij viti.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari Hoxha ndërsa ironizon rastin në fjalë shkruan ?Hall i madh kur ben “biznes” nderkombetar me shefat e korruptuar te policise, tek je mire e bukur, papritur ha buk e fiq…?.

Ndërsa më tej ai thekson se me gjithë atë hashash që kishte transportuar drejt Italisë, ai duhej të bënte jetë lordi në qeli vipash në burg.

?Te qofte e lehte Demo Progonati….
Mbase si ke marre te gjitha me vete mor burre…
Hall i madh kur ben “biznes” nderkombetar me shefat e korruptuar te policise, tek je mire e bukur, papritur ha buk e fiq…
Hajde e gjeje tani c’e gjeti te ndjerin Demo, me gjithe ate hashash qe kishte transportuar drejt Italise, ai duhej te bente jete lordi ne qeli vipash ne burg,… ?-shkruan Hoxha në postimin e tij.

kujtojmë këtu se në kuader të etij operacioni para pak kohësh në pranga ranë edhe Demo Progonati, Euron Hoti dhe Malton Lleshi, Aurel Lazaj, për të cilët është caktuar masa e sigurisë arrest me burg.

Lajmet e fundit nga