Connect with Us

Vettingu në politikë/ Zbulohet qëllimi i Bashës

Aktualitet

Vettingu në politikë/ Zbulohet qëllimi i Bashës

Publikuar

-

Lulzim Basha, kryetar i pd

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar propozimet e kreut të opozitës Lulzim Basha për Vettingun e politikanëve.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Balla e ka cilësuar si propagandë këtë nismë të Partisë Demokratike.

Sipas socialistit, PD kërkon të pengojë hetimet e SPAK dhe BKH për politikanët e korruptuar dhe të inkriminuar.

Ndër të tjera Balla ka thënë, se propozimi i Bashës përjashton familjarët nga hetimi si dhe pengon ndëshkimin penal të zyrtarëve.

Intervista e plotë

Partia Demokratike ka propozuar një projektligj me anë të të cilit synon të kryejë vetingun në politikë. Kryeministri Rama është shprehur pro kësaj nisme, por kur të përfundojë vetingu në Drejtësi. Partia Socialiste është pro apo kundër realizimit të vetingut të politikanëve?

Ne jemi gati për veting, por për veting të vërtetë dhe prandaj kemi mbështetur që ditën e parë Reformën në Drejtësi dhe ngritjen e Prokurorisë Speciale Antikorrupsion dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit për të hetuar e ndëshkuar politikanët e korruptuar. Të gjithë shqiptarët e dinë se Lulzim Basha bëri gjithçka që të bllokonte vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke bojkotuar Kuvendin dhe duke u ngujuar për 3 muaj me radhë në çadër, bëri çmos të pengonte kështu institucionet e reja të Reformës në Drejtësi: Prokurorinë Speciale Antikorrupsion dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, të cilat pas pak javësh fillojnë shpejt nga puna. Në fakt, e gjithë nisma e Lulit është një marifet, për t’i shpëtuar skanerit të këtyre institucioneve të reja, të cilat do të ngrihen pikërisht për të hetuar dhe ndëshkuar korrupsionin e politikës. E thënë shqip, kjo nismë është përpjekja e fundit e Lulit për t’i zënë rrugën me ferra Reformës në Drejtësi, ndërkohë që SPAK dhe BKH sigurojnë vetingun e politikës në shkallë shumë të gjerë.

A ka Partia Socialiste një variant të sajin për vetingun e politikanëve? Pasi Kryeministri Rama e ka përmendur më parë këtë nismë… Cili është ai?

Unë ju thashë më lart se jemi në një fazë finale të kurorëzimit të Reformës në Drejtësi dhe të ngritjes së institucioneve të reja të Drejtësisë së Re. Ndryshimet kushtetuese të para dy viteve kanë krijuar mundësinë që Prokuroria e Posaçme, pra SPAK-u, të ushtrojë ndjekjen penale dhe të përfaqësojë akuzën para gjykatave të posaçme për vepra penale të kryera nga zyrtarët e lartë publikë dhe janë përcaktuar kompetencat në Kod të Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pra, dy institucionet e reja, SPAK dhe BKH sigurojnë vetingun e politikës në shkallë shumë më të gjerë. Dhe tani, pas muajsh përpjekjeje për të ndaluar Reformën në Drejtësi dhe ngritjen e SPAK dhe BKH, tani që institucionet kushtetuese janë në prag të nisjes së vetingut real të politikës, Luli vjen me një propozim që ka qartësisht qëllim propagandistik, me një “gjoja” veting që: së pari, do u bëka nga vetë politikanët për veten e tyre, pra, unë do t’i bëj vettingun Sali Berishës, apo anasjelltas; së dyti, një palo veting që nuk merret me korrupsionin 27- vjeçar dhe me pasuritë e politikanëve; së treti, një veting që nuk merret me familjarët e politikanëve; dhe së fundmi, një veting që nuk merret me dënimin e politikanëve të korruptuar apo të lidhur me krimin. A është ky vetingu i vërtetë i politikës? Jo. Aspak. Deri me sot strategjia e Lulit ka qenë përbaltja “me libër shpie” e kundërshtarëve të tij. Dhe Kryeministri Rama me të drejtë e tha se ne jemi gati për një veting “me libër shpie”. Që të marrë fund njëherë e mirë balta dhe shqiptarët ta dinë kush gënjen, e kush thotë të vërtetën, kush është i korruptuar e kush jo. Shikoni në propozimin e Lulit, a ka ndonjë propozim si do të kalojë në veting kunati i tij, bashkëshortja e tij, vjehrri i tij, apo djali, vajza, kunati i Saliut?! Prandaj nuk mund të jetë ky veting i vërtetë. Sepse në “vetingun” e Lulit synohet të amnistohen kunati, gruaja, vjehrri, djali, vëllai etj.. Prandaj kjo është një nismë shumë e dobët.

LEXO EDHE:  “Le të më bëhet gjyqi këtu”/ Balla sfidon Bashën nga Brukseli

Gjatë mbledhjes se grupit jeni shprehur se nisma e PDsë është propagandë politike dhe se pengon Reformën ne Drejtësi. Nga se arrini në këtë konkluzion? Cila nga propozimet e PD-së e pengon Reformën në Drejtësi?

Nisma e Bashës është e dështuar edhe si propagandë politike pasi të gjithë e kuptuan menjëherë që përtej propagandës s’kishte veting të politikës, por politikë me vetingun, ndërkohë që përmes SPAK dhe BKH vetingun e politikës nuk e bëjnë vetë politikanët apo disa “kukulla” të zgjedhura prej tyre, por organet e pavarura të drejtësisë dhe institucionet kushtetuese, të monitoruara nga BE dhe SHBA. SPAK dhe BKH nuk kalojnë në sitë thjesht lidhjet e politikanëve me krimin, ndërkohë që propozimi i Bashës është një sitë për thashethemet mbi krimin, por mbi të gjitha, pasurinë dhe të ardhurat e tyre. SPAK dhe BKH nuk ndalojnë vetëm te politikanët, por edhe te pasuria e të ardhurat e familjareve të tyre. Ndërkohë që propozimi i Bashës ndalon vetëm te thashethemet mbi politikanët. SPAK dhe BKH nuk mjaftohen vetëm me largimin e politikanëve të lidhur me krimin nga politika (siç parashikon propozimi i Bashës për lidhjen e thashethemeve me politikanët), por garantojnë që ndaj politikanëve të korruptuar dhe të lidhur me krimin, merren masa ndëshkuese deri edhe me burgim.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-“Kurrë më votime moniste në Shqipëri”/ Meta mesazh për zgjedhjet e 30 qershorit

Publikuar

-

Nga

Video-“Kurrë më votime moniste në Shqipëri”/ Meta mesazh për zgjedhjet e 30 qershorit

Një ditë pasi Gjykata Kushtetuese iu drejtua Komisionit të Venecias, në lidhje me çështjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, ka ardhur një tjetër reagim nga presidenti Ilir Meta.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se në 30 qershor u bënë votime moniste dhe sipas tij shqiptarëve shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave.

LEXO EDHE:  “Le të më bëhet gjyqi këtu”/ Balla sfidon Bashën nga Brukseli

LEXO EDHE:  Zëdhënësja e Berishës i “nxjerr bojën” Bashës/ Ja kush i merr vendimet politike

“Në votimet moniste të 30 qershorit 2019, shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave, duke shkelur dhunshëm Demokracinë, Kushtetutën dhe Parimin Themelor të ekzistencës së Europës së Bashkuar ku duam të bëhemi pjesë.

Kurrë më votime moniste në Shqipëri!

Mjaftojnë dhe kaq pak fakte, për ta kuptuar kushdo.”-shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Bie nga kati i tretë i banesës/ Ndërron jetë 58-vjeçari  

Publikuar

-

Nga

I shpërthen granata duke punuar tokën/ Plagoset 39 vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lushnje, ku një 58-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës, ku jetonte.

Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, ndërsa viktima është shtetasi A. T., 58 vjeç.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lulzim Basha dhe Grida Duma në mbrojtje të bandave?/ Pse hesht prokuroria

Publikuar

-

Nga

deputetja e pd grida duma dhe kreu i pd lulzim basha me gazetaret

Grida Duma, deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike ka bërë një deklaratë mjaft të fortë, në një studio televizive, pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Grida Duma ka deklaruar se gjatë fushatës, bandat i janë vetëofruar për t’i mbështetur dhe për më tepër ajo tha se ka informuar edhe kreun e PD-së, Lulzim Bashën, por ky i fundit kishte refuzuar bashkëpunimin.

Më erdhën disa banda gjatë fushatës, nga më të ndryshmet, u vetëofruan të na sjellin pushtetin me mënyrat e tyre duke shkuar në zonat e thella duke i kërcënuar banorët. Më thanë t’ju financojmë, por duam poste në Bashkitë, gjatë zgjedhjeve lokale dhe unë shkova në zyrë dhe bëra një bisedë 3 minutëshe me Lulzim Bashën.

I thashë këta persona më kanë ofruar këtë gjë, çfarë qëndrimi do mbani ju? Dhe unë e vlerësoj shumë gjestin e atij njeriu, që vetëm me një qasje dore më tha jo. Jo absolutisht. Unë asnjëherë nuk kam pasur dyshime, dhe asnjëherë nuk do të kem, por duhet të vija në dijeni kryetarin e partisë. Ne nuk mund të lejonim që të vinim në pushtet me këto lloj bandash. Ne jemi me kartën morale më të ndershme”-ka deklaruar Grida Duma.

Edhe Lulzim Basha, gjatë takimeve në kuadër të fushatës, për kreun e PD-së, ndër të tjera ka deklaruar “Ata me dhunë, shantazh, terror shtetëror banditësh me një polici në rastin më të mirë në gjunjë  para krimit dhe në shumicën e rasteve shoqëruese e mbrojtëse e krimit, ne me program, me ide, me vizion, me zgjidhje për hallet e panumërta të shqiptarëve të cilat për katër vjet i prekëm derë më derë e shtëpi më shtëpi.

Ndaj dua t’ju shpreh mirënjohjen time më të thellë sepse nuk ka qenë thjeshtë një betejë e pabarabartë”.

LEXO EDHE:  Pazari Basha – Veliaj dhe SPAK

LEXO EDHE:  “Le të më bëhet gjyqi këtu”/ Balla sfidon Bashën nga Brukseli

Por, zgjedhjet mbaruan, Basha zgjidhi edhe “hallin e tij të madh”, për të mbajtur karrigen e kryetarit, dhe ka vetëm heshtje.

As Grida Duma dhe as Lulzim Basha nuk i denoncuan kurrë se kush ishin këto banda. Nuk u përmendem emra dhe as nuk u denoncuan para drejtësisë.

Ata pretendojnë se kanë emra, mbiemra, por ndërsa folën për masakër zgjedhore, bandat u harruan.

Nga “bandat” u kalua tek “masakra zgjedhore” dhe rrëzimi i regjimit “Rama-Doshi”, dhe pasi “rrëzuan” regjimin, morën ca pushime, nga lodhja e madhe.

Lulzim Basha prej datës 14 qershor, pra një ditë pas zgjedhjeve në PD, është “zhdukur”, dhe po ashtu edhe Grida Duma ka heshtur, për të ashtuquajturat banda, që pretendon si kanë vetëofruar bashkëpunim gjatë zgjedhjeve.

Tani nëse nuk duan t’i marrin nw mbrojtje bandat për të cilat flasin vetë, Basha dhe Duma do të duhet ti denoncojnë ato me emra.

Por, nga ana tjetër ka edhe një tjetër detaj. Heshtje edhe nga institucionet e drejtësisë.

Edhe prokuroria hesht dhe nuk i thërrët, edhe pse kanë folur publikisht.

Minimalisht, prokuroria do duhej të thërriste Grida Dumën dhe Lulzim Bashën, për të dhënë sqarime për deklaratën e berë nga vetë deputetja e zgjedhur e Bashes, për të treguar me emra se kush janë ato banda, për të cilat flet.

Por, si Basha, Duma dhe Prokuroria “kyçin” gojën.

Nëse Basha dhe Duma kanë prova dhe emra për të ashtuaquajturat banda, bëjnë mirë t’i bëjnë publike, në mënyrë që ta besojnë qytetarët se betejen e ka seriozisht dhe se nuk do shndërrohet sërish në patericë të Edi Ramës, për të vijuar të jetë një “zjarrfikës” i urrejtjes ndaj kryeministrit./CNA.al

LEXO TE PLOTE