LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vetting në politikë?/ Reagon ish-presidenti Moisiu

11 Shtator 2018, 08:16, Aktualitet CNA
Vetting në politikë?/ Reagon ish-presidenti Moisiu

Ish-Presidenti Alfred Mosiu ka reaguar në lidhje me nismën e e opozitës për vetting në politikë.

Në një interviste për News24, Moisiu është shprehur pro një nisme të tillë, por thotë se procesi nuk mund te mbyllet pa përfunduar më parë Vettingu në gjyqësor.

?Vettingu në politikë është i domosdoshëm por nuk mund të realizohet pa u mbyllur Vettingu në gjyqësor?, shprehet Moisiu.

Me ritmet që po ecën reforma në drejtësi ish-Presidenti nuk është optimist që ajo do të mbyllet brenda këtij viti. Apeli i Alfred Moisut shkon për komisionerët e Vettingut që sipas tij duhet të jenë të drejtë në vendimet që japin.

Ndërsa në lidhje me bojkotin e parlamentit nga ana e opozitës, Moisiu është shprehur se betejat dhe problemet zgjidhen në Parlament  dhe jo jashtë tij këshillon ai.

Ish-presidenti vlerëson se forcat politike duhet të çojnë vendin përpara, ndaj edhe  marrëveshjet mes dy kundërshtarëve politik nuk duhet të mungojnë për të mirën e vendit.

Lajmet e fundit nga