Connect with Us

Vëllai, autor i vrasjes në Memaliaj?/ PD kërkon shkarkimin e Valbona Oruçi

Aktualitet

Vëllai, autor i vrasjes në Memaliaj?/ PD kërkon shkarkimin e Valbona Oruçi

Publikuar

-

Partia Demokratike në Sarandë ka kërkuar shkarkimin e kryetares së Njësisë Administrative Ksamil, Valbona Oruçi.

Demokrati Hariz Mema ka kërkuar shkarkimin e Oruçit deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur në Memaliaj disa ditë më parë ku humbi jetën një 43-vjeçar.

Oruçi është motra e 59-vjeçarit Hetem Muho, i dyshuar si një nga autorët e vrasjes në Memaliaj. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Aleanca PD-LSI/ Bardhi zbulon postin që do merrte Kryemadhi pas 25 prillit

Publikuar

-

Nga

Sekretari i përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi ka komentuar përplasjet me LSI dhe akuzat e lëshuara nga Monika Kryemadhi. Ndonëse para zgjedhjeve PD dhe LSI nënshkruan për aleancë pas zgjedhore, marrëdhënia mes tyre tashmë është prishur.

Por Bardhi ka zbuluar për herë të parë se çfarë posti do merrte Kryemadhi nëse opozita do fitonte zgjedhjet e 25 prillit. Ai tha në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufës se Kryemadhi do merrte Ministrinë e Brendshme.



Së pari ishte një deklaratë e mbushur me gënjeshtra. S’kam folur kurrë për LSI, as një anglisht as shqip. Së dyti nuk kam qenë në zyrën e ambasadores amerikane, për të folur për LSI. Së treti nuk kam thënë e s’ka qenë në objektivat e mia, se do të jem ministër i brendshë. Dikush tjetër, ende pa marrë pushtetin informoi të gjithë vendin se ministri i brendshëm do ishte grua dhe kush do ishte duhet ta thotë znj. Kryemadhi. Znj.Kryemadhi ka informuar këdo që do ishte ministre e brendshme. S’ka patur përballje me mua për cështje bandash. Nuk ngatërrohet Gazmend Bardhi me banda.

Kam informuar znj. Kryemadhi mbi situatën në Elbasan. Nëse i ktheheni kohës, ka qenë vetëm gjysmë dite në Elbasan. S’ka qenë në asnjë takim me mua në Elbasan. Nuk ka ardhur fare në Elbasan gjatë fushatës. Në Elbasan kishim menduar të ishte një ndarje 6 madnate PD me 1 për LSI, e kam informuar se LSI e ka të vështirë të marrë mandat, përgjigjja ishte se kanë të sigurtë 3 dhe PD do merrte 2 ndaj unë duhet të punoja më fort. Kjo ka qenë biseda dhe ka qenë në kuadër të diskutimeve 2 palëshe që ne bënim me LSI, nëse do hynim me një listë apo me dy.  E kam thënë se jam kundër që duhet të dilnim me një listë, LSI mendoi njëlloj si unë, se duhet të dilnim me dy lista. Nuk kam bërë asnjë akuzë tjetër. Sa i përket drejtësinë, jam i hapur nuk fshihem. Nëse ka cështje nëse duhet të mbaj përgjegjës” u shpreh Bardhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rrëshkitje gurësh në Dukagjin/ Bllokohet rruga, banorët bëjnë thirrje për ndihmë

Publikuar

-

Nga

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar rrëshqitje gurësh në Dukagjin duke bllokuar rrugën.

Prej orësh disa banorë të zonës kanë mbetur të bllokuar, pasi rruga është e pakalueshme.



Ata kanë denoncuar rastin në media ndërsa kërkojnë që të ndërhyrhet sa më shpejt për të bërë të mundur lirimin e rrugës./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Akuzat për angazhimin e Suel Çelës/ Gaz Bardhi del blof

Publikuar

-

Nga

Prej disa kohësh, Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi kanë hedhur akuza në drejtim të ish kryeministrit Sali Berisha se po bashkëpunon me Suel Çelën për mbledhjen e firmave për Kuvendin Kombëtar.

Por kur këto akuza janë shtuar në çdo dalje të tyre, Berisha i ka mohuar në mënyrë kategorike nga Foltoret që ka mbajtur me demokratët, duke thënë se ai ka qenë ndër të vetmit që ka akuzuar publikisht Suel Çelën.



Por duket se mashtimi i Bardhit zgjati shumë pak. Ka qenë vetë ai që në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën e ka mohuar atë që ka thënë më parë, duke deklaruar se Berisha nuk e ka angazhuar Suel Çelën në këtë proces, por ky i fundit sipas tij mund të ketë ndërhyrë vetë.

LEXO EDHE:  “Harxhi rrezik potencial për Bashën” / Elezi ‘thumbon’ Shehajn: Është lojtar i dobët

LEXO EDHE:  Shfaqet Astrit Veliaj/ Basha te beje parti te re

Nuk besoj që Berisha e ka angazhuar Suel Çelën në këtë proces. Besoj se ai ësgtë vënë në dijeni njësoj me mua që po ndodh diccka e shëmtuar. Në fillim të nëntorit ka pasur një angazhim të tij që ka thirrur strukturat e PD dhe u ka vënë para formularët. Unë di që Berisha është distancuar nga kjo gjë. Ai po thotë një të vërtetë që e kam thënë unë. Ai ka qenë krah meje për terrorin që këta individë në zgjedhjet e 25 prillit. Duke nisur nga data 4 ose 5 nëntor ky njeri është angazhuar me PD dhe u ka vënë para formularët për Kuvendin Kombëtar”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE