Connect with Us

Top Channel ‘bie në gropë’/ Ja të ardhurat e televizioneve

Aktualitet

Top Channel ‘bie në gropë’/ Ja të ardhurat e televizioneve

Publikuar

-

Gjatë vitit 2017 tregu i televizioneve falas si dhe ai i televizioneve me pagesë pësoi rënie.

“Të ardhurat e dhjetë kompanive kryesore mediatike në Shqipëri pësuan një rënie prej 4% gjatë vitit 2017 në krahasim me vitin 2016, bëhet e ditur nga të dhënat e bilanceve zyrtare të këtyre kompanive. Të ardhurat e përbashkëta të deklaruara nga televizionet dhe platformat me pagesë ishin gjatë vitit të kaluar në masën 10.3 miliardë lekë, ose 472 milionë lekë më pak se sa në vitin 2016”,- shkruan Birn.

Por kjo rënie nuk ka ndaluar vrullin për të hapur një televizion të ri.

E themi këtë, pasi kompania Gener 2 ka njoftuar hapjen e televizionit A2 në bashkëpunim me kompaninë amerikane CNN.

Dy platformat kryesore të televizioneve me pagesë, DigitAlb dhe Tring, raportuan së bashku 6.3 miliardë lekë të ardhura me një rënie prej 308 milionë lekësh në krahasim me vitin 2016 ose 4.7%.

Kurse në tregun e televizioneve pa pagesë, Top Channel pësoi një rënie prej gati 15%, por vijon të mbetet televizioni më i madh pa pagesë në vend me gati 35% të tregut. Top Channel pati të ardhura totale të deklaruara prej afro 1.4 miliardë lekësh dhe e përballoi rënien duke shkurtuar shpenzimet dhe ruajti një bilanc pozitiv në një masë modeste prej 1.1 milionë lekësh fitim neto.

LEXO EDHE:  Fier/ISSH, 428 për qind realizim të ardhurash nga bujqit

Ndërsa televzioni Klan ka pësuar një rënie të lehtë me 1.2% duke ruajtur vendin e dytë në treg me 29.4%.

Edhe televizini i tretë i madh i Shqipërisë, Vizion Plus ka pësuar një rënie  në të ardhura prej gati 15% në masën 400 milionë lekë. Vizion Plus kontrollon 10.2% të tregut të televizioneve pa pagesë.

Vetëm televizioni informativ ABC News ka shënuar një rritje prej 4.6% në të ardhura në masën 179 milionë lekë ndërsa  Scan TV pati një rënie prej 5.3% dhe të ardhurat e saj ishin 117 milionë lekë në vitin 2017./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Termet i forte ne Korçë

Publikuar

-

Nga

Shkundet Maqedonia nga dy tërmete/ Lëkundjet ndjehen edhe në Tiranë

Nje termet i forte ka goditur sot ne mbremje Korcen. Epiqendra e tij ka qene ne Kostur te Greqise

Nuk raportohet per deme ne njerez. Forca goditese e termetit ka qene 4.7 balle e shkalles rihter. / cna.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tërmet i fortë në Greqi/ Shkundet edhe Korça

Publikuar

-

Nga

Tjetër tërmet shkund Greqinë/ Lëkundjen ndjehen në Korçë dhe Tiranë

Një tërmet i fortë ka shkundur mesnatën e sotme Greqinë.
Mesohet se tërmeti kam pasur epiqendër Kosturin ndërsa lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në Korçë dhe zonat përreth.
Magnituda e tërmetit ka qenë 5.2 ballë.

Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar dhe dëme materiale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ankimimi për zgjedhjet/ Paloka: Skam besim te institucionet

Publikuar

-

Nga

Ankimimi për zgjedhjet/ Paloka: Skam besim te institucionet

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, është mosbesues ndaj institucioneve që do të shqyrtojnë dosjet e ankimimit që demokratët bënë për zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Paloka tha: “Unë nuk kam asnjë besim të jem i sinqertë. U vunë në provë, pati disa procese edhe gjatë fushatës, edhe gjate zgjedhjeve u vu në provë edhe Kas-i edhe Kolegji Zgjedhor. Edhe pse ne kemi vendosur ti shkojmë deri ne fund këtij procesi, unë personalisht nuk kam asnjë besim që këta do të marrin vendime kundër Edi Ramës. Në PD, pavarësisht kanë apo nuk kanë besim, ne kemi vendosur ti shkojmë deri në fund të gjitha hapave“.

Numri dy i Partisë Demokratike ndau mungesë besimi edhe ndaj institucioneve të drejtësisë, përfshirë dhe SPAK.

“Ne paditë tona i kemi bërë që gati një muaj para zgjedhjeve. Të paktën disa prej padive dhe nuk kemi dijeni dhe jam i bindur që s’ ka pasur asnjë reagim qoftë nga SPAK, qoftë nga Prokuroria. Dosjet e famshme 339 dhe 184, në atë kohë ne bëmë të njëjtat denoncime. Prokuroria u fut në veprim. Këtë herë as SPAK dhe as Prokuroria nuk kanë vepruar, pra u bënë në një farë mënyre pjesë e këtij manipulimi gjigand“, u shpreh ai.

Për nënkryetarin e PD-së, ftesa e kryeministrit Rama për bashkëpunim me PD, i faturohet frikës që ky i fundit ka nga manipulimi i zgjedhjeve të 25 prillit.

LEXO EDHE:  “Aferë kriminale në Prokurorinë e Përgjithshme”/ Nga akuzat tek pasuria e prokurorit nën hetim

LEXO EDHE:  Ja ngjyra e vitit

“Vetëm në këto momente ai po rri urtë, po rri i qetë, sepse e di që ka vjedhur dhe ka manipuluar më shumë se sa duhet. Vetëm një gjë e mban Ramën, frika. Harroja ndershmërinë, këto deklaratat që bën tani vetëm frika mund ta mbajë atë njeri urtë. Ai në këto momente ka frikë mos gjithë ky manipulim që ka bërë…kur e di që shumica e njerëzve të urrejnë nuk mund të reagosh njësoj. Por të jeni të bindur që arroganca vetëm do të rritet”, deklaroi ai.

Sipas Palokës, edhe nisma për shkarkimin e Presidentit Meta është pjesë e lojës për të hequr vëmendjen nga manipulimi i zgjedhjeve.

“E gjithë kjo është një lojë që bëhët pjesë e gjithë kësaj loje për të hequr vëmendjen nga manipulimi i zgjedhjeve dhe sigurisht tentativë e Ramës për të marrë dhe institucionin e fundit që ka mbetur pa marrë në dorë. Është akt antikushtetues dhe tipik për Ramën. Kur thashë arroganca e Ramës do rritet kjo është një nga provat“, tha Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE