Connect with Us

“Të bërtiturat dëgjoheshin deri në fshatin matanë”/ Reportazhi i CNA.al për vendin e torturave çnjerëzore

Aktualitet

“Të bërtiturat dëgjoheshin deri në fshatin matanë”/ Reportazhi i CNA.al për vendin e torturave çnjerëzore

Publikuar

-

Një qen i egër stani nuk i ndahet makinës. Sikur të mundej do të shqyente edhe gomat. Me të vetën ai ka të drejtë. Faji në këtë rast është i imi dhe i tim vëllai. Ne jemi të panjohurit që kemi hyrë në territorin e tij.

Po rrugëtojmë drejt burgut ku kryheshin torturat më çnjerëzore gjatë viteve të diktaturës, atë të Spaçit. E teksa në horizont shfaqet ndërtesa që duket sikur është vendosur nga një dorë mizore në një terren aq të ashpër malor, im vëlla ndalon makinën.

Për disa miniuta të mira qëndrojmë në makinë duke parë drej burgut të Spaçit, duke pyetur  veten se si mund të shkonim sepse dukej sikur nuk kishte rrugë për t’u futur brenda asaj ndërtese. Teksa i vështroja nga larg, humba në mendime, pyesja vetem si kishte mundur t’a ndërtonin në një terren aq të thyer malor, apo mos ndoshta ndonjë djall e kishte hedhur aty.

Mendimet më ndërpriten nga të lehurat e qenit të stanit, ai  nuk ishte larguar, por e kundërta, unë dhe im vëllai kishim rërë në mendime aq të thella sa nuk e kishim kuptuar se qeni i egër i stanit qëndronte para makinës.

Vazhdoi të lehte edhe disa minuta, derisa  para nesh u shfaq figura e parë njerëzore në këtë udhëtim. Ishte bariu, i zoti i qentit të sertë. “Si shumë i egër qenka ky” i thotë im vëlla. “Jo mër, se asht i butë”, u përgjigj bariu më një buzeqeshje të ndrojtur. “Si mund të shkojmë atje e pyeta unë duke drejtuar gishtin drejt burgut të Spacit.

Qeshi sërish ndrojtur dhe tha se në ato anë tregohet se kështu pyesin edhe ata fatzinjtë kur i sillnin këtu, më pas tha se rruga ishte ca e ngushtë dhe nuk mund të ngjiteshim me makinë deri atje lart, ndaj duhet të ecnim.

Gjatë rrugës na tregoi se quhej Altin dhe se kishte 256 kerë dele. Na pyeti edhe se çfarë na kishte sjell në Spaç, i cili sipas bariut ishte një vend i shkret dhe i mallkuar, ndaj edhe “Partia” kishte vendosur ta ndërtonte aty.

LEXO EDHE:  Tahiri takon çdo javë Emiljano Shullazin në burg

I treguam se kishim kureshtje për ta parë si vend dhe se donim të bënim disa fotografi. Buzëqeshi sërish dhe tha “Asht e habitshme” që një vëlla e motër kishin udhëtuar gjatë për të ardhur në burgun e Spaçit.

Më pas na tregoi se gjatë viteve të komunizmit banorët kishin frikë edhe të hidhnin sytë drejt burgut e jo më t’i afroheshin, por sipas fjalëve të më të vjetërve, të bërtiturat e të burgosurëve nga torturat dëgjoheshin deri në fshatin matanë.

Na tregoi se delet e tij nuk i afroheshin godinës së burgut, kjo sipas tij sepse kafshët e ndjenë se aty kanë dhënë shpirt njerëz.

“Kena arrit”, na tha Altini ky është burgu i Spaçit. Ai na tha se nuk mund të na shoqëronte brenda se kishte frikë se mos i largoheshin delet. E pasi u përshëndetëm me Altinin unë dhe im vëlla shkelëm në vendin ku janë torturuar dhe vrarë shqiptarë të pafajshëm.

Brenda ishte ashtu siç tregohej, një vend që të ngjallte tmerrin në palcë. Gjurmët e komunizmit ishin ende të gjalla, por  kishin mbetur pjesë edhe nga të dënuarit. Këpuca e njerit prej tyre ishte ende në një nga dhomat e burgut.

Gjatë kohës që përshkuam dhomat ngushta, unë dhe im vëlla nuk folëm, tronditja ishte e thellë. Herë herë më bëhej sikur dëgjoja zëra që thoshin ndalo mos më quaj më.

“Ehh sikur këta mure të mund të flisnin, kushedi çdo dëgjonin”, tha im vëlla. Kjo ishte fjalia e fundit dhe e vetme që u shqiptua brenda asaj godine me histori të tmerrshme.

Teksa dilja i ktheva edhe njëherë sytë nga muret e burgut të Spaçit, nuk më frikësonin më. Mbase ngaqë nuk ishim aq të huaj sa në fillim./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Do të udhëtoni drejt Italisë?/ Lexoni njoftimin e rëndësishëm

LEXO EDHE:  Po ndahet nga bashkëshorti?/ Aktorja e famshme "kapet mat" gjatë pushimeve luksoze

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  I dënuar me shtatë vite/ Imami i burgosur në Manastir dy ditë në grevë urie

LEXO EDHE:  Stresi akoma në burg, Kejsi i publikon videon nga krevati ku e mbulon me puthje

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: