LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshimi i orarit për klasat e treta/ Prindërit kërcënojnë me bojkotin e mësimit

11 Shtator 2018, 17:58, Aktualitet CNA
Ndryshimi i orarit për klasat e treta/ Prindërit

Një qytetar i Korçës ka denoncuar për CNA.al, ndryshimin e orarit për klasat e trata në shkollën ?Sevasti Qirjazi?.

Sipas qytetarit, e gjitha kjo po bëhet pasi drejtoresha e shkollës, Fjoralba Ruco, e cila është një aktiviste e flaktë e PS, ka të bijën në klasë të tretë.

Në denoncim thuhet se ky ndryshim, po bëhet pa marrë mendimin e prindërve, ndërsa shton se klasat e treta e kanë zhvilluar gjithmonë mësimin pasdite.

Me urdhrin e ri, klasat e treta do të kalojnë paradite, ndërsa klasat e dyta do të zhvillojnë mësimin pasdite.

Ndër të tjera qytetari ka thënë se prindërit nuk janë aspak dakort me këtë ndryshim dhe do të bojkotojnë mësimin. /CNA.al

Lajmet e fundit nga