LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush do të sfidojë Veliajn/ Ja 5 kandidaturat e Bashës për Tiranën

11 Shtator 2018, 15:52, Aktualitet CNA
Kush do të sfidojë Veliajn/ Ja 5 kandidaturat e Bashës për

Forcat politike kanë ndezur motorrët, për zgjedhjet lokale të cilat do të zhvillohen vitin e ardhshëm.

Beteja më e ashpër pritet të jetë në kryeqytet, ku PS  ka konsoliduar kandidaturën e Erion Veliajt, ndërsa nga ana tjetër opozita ka nisur punën për të zgjedhur një figurë, e cila mund të konkurojë kryebashkiakun aktual.

Në tryezën e kreut të opozitës, Lulzim Basha, kanë mbërritur pesë emra konkretë, ndërsa priten edhe propozime të tjera nga strukturat e PD, shkruan gazeta Tema.

Një nga emrat më të spikatur është ai i Jorida Tabakut, nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë. Tabaku vlerësohet për mënyrën e saj të komunikimit dhe pastërtinë e figurës politike. Deputetja demokrate ka mbajtur poste të rëndësishme gjatë karrierës së saj, si ai i zv/Ministres së Integrimit në vitet 2009-2011.

Një emër tjetër i lakuar është ai i Gerti Bogdanit. Ky i fundit nuk arriti të siguronte mandatin në zgjedhjet e kaluara për shkak të pozicionimit i 12 në listë. Bogdani është konsideruar si ?asi nën mëngë? i Bashës.  Kujtojmë se Bogdani ka qenë kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Një tjetër figurë, e cila mendohet se mund të rivalizojë Veliajn, është edhe ajo e Dashamir Shehit. Kreu i LZHK, i cili njihet për origjinën e vjetër tiranase, mendohet se mund të ?thithë? shumë vota në kryeqytet. Me një karrierë të gjatë 28 vjeçare në politikë, Shehi ka mbajtur poste të rëndësishme si, Ministër i Punës, Emigracionit, Përkrahjes Sociale dhe ish-të Përndjekurve Politikë, Ministër i Ndërtimit dhe i Turizmit.

Një profil tjetër, më pak i fovorizuar se tre të parët është ai i Jamarbër Malltezit. Ky i fundit nuk ka ndonjë kontribut të madh në Partinë Demokratike. Kujtojmë se marrëdhëniet mes tij dhe Bashës janë dobësuar për shkak të përplasjeve, pas humbjes së zgjedhjeve të shkuara parlamentare.

Ndërkohë për Bashkinë e Tiranës, ka propozuar edhe LSI kandidaturën e saj. Bëhet fjalë për Klajda Gjoshën. Kjo e fundit vjen nga përvoja në Ministrinë e Integrimit, Bashkisë së Tiranës, Drejtorisë Rajonale të Punësimit dhe Agjensisë Kombëtare të Turizmit.

 

 

Lajmet e fundit nga